Prokuroria ka ankimuar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda vendimin për dënimin me 3.4 vite shërbim prove, për ish-ministrin Saimir Tahiri. Një ditë më parë, ish-ministri kërkoi pafajësinë, duke ankimuar vendimin e gjykatës.
Gjykata e Krimeve të Rënda dha dënimin për ish–ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin me 5 vite burg.
Mirëpo, për shkak se ish-ministri përfiton gjykim të shkurtuar, iu ul 1/3 së dënimit, dhe burgu iu konvertua në 3 vite shërbim prove.