Në ditën ndërkombëtare të demokracisë, ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka përcjellë mesazhe të forta për qytetarët shqiptarë dhe përfaqësuesit politikë.
Kim shprehet se demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre, dhe respektojnë sundimin e ligjit, mbrojnë jetën dhe pronën.
“Çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike. Demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre.
Ata respektojnë sundimin e ligjit, mbrojnë jetën dhe pronën, dhe respektojnë liritë, dinjitetin dhe barazinë e çdo personi”, shkruan Yuri Kim.