Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Klodiana Shala, kandidate për deputete? ‘Duhet të kesh vila te Gjiri i Lalzit apo në Dhërmi’

6 vjet ago
in Shqipëria, Stil, Të Gjitha, W-Instant

Pak ditë më parë u përfol në media se sportistja e njohur, Klodiana Shala, do të kandidojë për deputete. Ajo ka shuar kureshtjen në lidhje me këtë sfidë, ndërsa ka qenë e ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’. Sportisja Klodiana Shala, tha se është propozuar nga baza e PD në të gjitha qytetet.

Klodiana u shpreh se realiteti është ndryshe për t’u bërë deputete. Sipas saj, duhet të kesh vila te Gjiri i Lalzit apo në Dhërmi. E revoltuar me klasën politike shqiptare, Klodiana Shala foli pa ‘doreza’ teksa shtoi se ka shumë pak deputetë që e meritojnë.

”Unë dihet që kam vite që jam marrë me politikë, kam bërë 5 fushata. Pjesa më kryesore është që unë e bëj me pasion, vij nga një familje e persekutuar.

Madje, disa më thonë pse nuk shkon te PS-ja për ta dredhur e për të fituar lekë. Edhe sikur të dua të shkoj te PS, më çohen ata nga varri, që kanë vdekur e kanë burgje. Nuk kam për të ndryshuar unë.

Kam qenë dhe jam me PD, nuk e kam bërë për të përfituar nga PD. 5 fushata që i kam bërë, i kam bërë me pasion. Para pak kohësh janë bërë propozime nëpër Shqipëri për kandidatët për deputetë. Unë jam propozuar në të gjitha qytetet, pasi dihet se jam e dashur me popullin, besoj me aq sa më kanë thënë.

Unë njihem si sportistet ndoshta më të dashura të ekranit. Më thonë a do të bëhesh deputete? Kur ma thanë në fillim, thashë nuk kam vjedhur deri tani, nuk kam çfarë fsheh. Se duhet të kesh vjedhur disa gjëra. Nëse duam të themi realitetin, e dimë shumë mirë.

Ku do e shohim korrupsionin? Shikoni vilat te Gjiri i Lalzit apo në Dhërmi, deputetët i kanë vilat. Ka shumë pak deputetë që e meritojnë, dhe shpresoj se këtë rradhë të jenë deputetët që e meritojnë.”

E pyetur nëse do kandidonte apo jo, Shala tha se nuk e kishte me qejf diçka të tillë. Ajo foli edhe për rrethin shoqëror nga politika, të cilët i etiketoi si njerëz fallco. E sipas saj, ajo nuk do të donte të mbante në rrethin e ngushtë të miqësisë njerëz të tillë.

”Kam shumë miqësi në politikë dhe shumica e tyre janë fallco. Shikon shumicën që dalin në televizor sikur vuajnë shumë për hallet e popullit, por mbrapa kur ulesh për drekë për darkë me to, më habisnin.

Prandaj kam filluar të qëndroj larg këtyre miqësive. Me fallcot nuk mbaj më shoqëri. Shpresoj që të vlerësohen njerëzit e duhur dhe që e meritojnë. Nuk e di nëse do kandidioj, por nuk e kam me qejf, sepse nuk kemi arritur në atë lloj niveli si Suedia që gjithsecili e do punën e vet. Në Itali çohet populli çdo 6 muaj kundra qeverisë së tyre, që të mos mësohen këta politikanë 8 deri në 12 vite në pushtet. Unë me origjinë jam kosovare, por kam lindur në Tiranë, ndoshta këtu do kandidoja. Jam komshie me Lulzim Bashën”.

Tags: kandidate per deputeteklodiana shalaSportistë

TË LIDHURA

Aktualitet

Sot mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat

09:01 | 05/06/2026
Aktualitet

Aksident i rëndë në Delvinë,një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së 2 automjeteve

08:41 | 05/06/2026
Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026
Next Post

“Komunikimi e njohja reciproke mes shqiptarëve është detyrë patriotike”

15 vite burg për trafik droge e organizatë kriminale/ Domart Konjari, letër ambasadës franceze

Pedofili ngacmon vajzën e mitur në shkallët e pallatit, policia sekuestron kamerat e sigurisë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Sot mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat

by mirseda
09:01 | 05/06/2026
0

Këtë të premte, më 5 qershor, do të mbahet Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat të Malit të...

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026

Aksident i rëndë në Delvinë,një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së 2 automjeteve

08:41 | 05/06/2026

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com