Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Dëmi Basha

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
‘Rama më sulmoi personalisht’/ Basha: Shqipëria humb shumë nëse ai nuk largohet

Nga: Andi Bushati

Dëmi që Lulzim Basha i ka shkaktuar opozitarizmit është shumëfish më i madh sesa vendi – pashmangshmërisht i tretë- që ai i “dhuroi” siglës së PD-së. Rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme lokale (Durrës, Dibër, Lushnje, Rogozhinë, Shkodër dhe Vorë) treguan se populli opozitar është distancuar ndjeshëm nga politika e dyerve të blinduara; nga pafytyrësia e një kryetari dhe bandës së servilëve që e ndjekin pas në zinxhirin e pafundëm të disfatave; nga bashkimi i votave me regjimin në fuqi, si në rastin e fundit të vettingut dhe nga servilizmi antipopullor ndaj lojës së ambasadave.

Efekti i përçarjes së opozitës, që filloi në shtatorin e vitit të shkuar, shkon përtej asaj që konfirmuan në pamje të parë shifrat e 6 marsit. Ai bëri që Edi Rama të jetë, pa problemn, fitues në pesë nga gjashtë bashkitë madje edhe pa vënë në punë me kapacitet të plotë makinerinë e kolauduar të manipulimit të votës. Ndonëse raste si ai i audio përgjimit të kandidatit rilindas të bashkisë në Rogozhinës dëshmojnë se vesi del me shpirtin, në përgjithësi, PS-ja këtë radhë fitoi më shumë sesa në sajë të hileve, falë fragmentarizimit të kundërshtarit. Pra autokrati shqiptar tani po i korr edhe elektoralisht frytet e lobimit për të shpallur non grata Sali Berishën, akt të cilin e noterizoi Basha me përjashtimin e atit të tij politik nga partia. Kryeministri sot mund të mburret se kjo garë vërtetoi edhe pastërtinë e 25 prillit duke pretenduar se rilindja është numerikisht e padiskutueshme në këtë vend.

Rezultatet e kësaj të diele, nuk flasin vetëm për një dënim plebishitar të forcës që mban siglën dhe vulën e opozitës zyrtare dhe që sillet si përfaqësuesja e saj kryesore në parlament. Ato tregojnë se politika e ndjekur nga Basha dhe sahanlëpirësit e vet e kanë minuar frontin e kontestimit ndaj regjimit. Të gjitë faktorët opozitarë, po ti mbledhim së bashku, bëhen shumë më pak në numër sesa në zgjedhjet e kaluara. Indiferenca, abstenimi, përçmimi që u vunë re në këtë garë të pjesshme janë pasojë e drejtpërdrejtë e humbjes së besimit, e brerjes së kauzave, rrefuzim me bindje i politikanëve lëtyrë, merita e vetme e të cilëve janë selfiet në krah të Yuri Kim. Kjo lloj neverie bëri që shumë nga votuesit tradicionalë të së djathtës të bojkotonin. Më mirë se sa të përfshiheshin në një sfidë të pashpresë ata preferuan që këtë ditë të ftohtë dhe me shi ta kalonin pranë shtëpive të veta.

Pra bilanci i sotëm nuk mund të bëhet vetëm me shifrat katastrofike ku Basha e rrokullisi siglën e PD-së, por edhe me atë masë të madhe votuesish që politika e tij, sa idiote po aq dhe disfatiste, arriti të dekurajokë dhe çmobilizojë.

Po atëherë, duke qenë se këto zgjedhje i ngjanin një laboratori gjigand ku u angazhuan afro 20% e gjithë votuesve të vendit, para opozitës reale shqiptare shtrohet një pyetje.

Ç’do të bëjë me një humbës serial si Lulzim Basha, i cili shërben vetëm për të bërë më të lehta fitoret e Ramës, duke mbajtur të fragmentarizuar kundërshtinë ndaj regjimit? Përgjigjja më e thjeshtë që do të jepte gjithkush, me dy pare mend në kokë, do të ishte dorëheqja apo largimi i tij.

Por, në kushtet aktuale ky duket një version i pamundur.

Me mënyrën se si përjashtoi Berishën dhe mbështetësit e tij nga partia, me pafytyrësinë që sajoi pesëmijë delegatët e kuvendit, me metodat që përdori për të blinduar selinë dhe helmuar me gaz të vetët, me manipulimet që prodhoi duke dashur të vëre “pikat mbi I”, përmes sondazheve që e nxirrnin fitues në katër bashki, ai dëshmoi se e ka mbyllur këtë shteg.

Ashtu si çdo dëm i madh edhe dëmi Basha është nga ata që e lënë të keqen të shkojë deri në fund.

Prandaj, me të, agonia e opozitës do të jetë e gjatë dhe torturuese. PD e vulës do të vijë duke u tkurur, dalë ngadalë, si lëkura e Shagrenit, as duke mos u zhdukur, falë idotëve të dobishëm që do vazhdojnë të vegjetojnë aty, as duke mos lejuar krijimin e një alternative të re ndaj pushtetit.

Fatkeqësisht, ky proces shuarje nuk do të jetë i shkurtër. Flakën e tij të zbehtë do e mbajnë ndezur një luzmë deputetësh, zyrtarësh partiakë dhe analistësh me pagesë, pa stof politik, po moral qytetar dhe pa dinjitet njerëzor. Të gjithë ata, duke rendur pas Bashës, do të shërbejnë vetëm për të vijuar pushtetin e Ramës dhe për të mbajtur të ndarë opzitën. Në këtë kuptim, testi i këtij 6 marsi nuk ishte fundi Bashës, por fillimi i lulëzimit të një fare përçarëse, që do e shohim të riprodhuar edhe në sfidat e ardhshme elektorale. Prandaj kësaj here mund të themi pa ironi: dëmi Basha “sapo ka filluar”. /Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATIbashaZgjedhjet

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Robert Aliaj largohet nga “Love Story 2” (VIDEO)

Robert Aliaj largohet nga “Love Story 2” (VIDEO)

“Protesta më 2 mars”/ Spiropali: Meta do që të godasë procesin e negociatave

Leksioni tragjik nga Ukraina për Rilindjen e Evropës

Një klithmë nëne në ditën e nënave

Një klithmë nëne në ditën e nënave







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Meta në paraburgim, debat në parlamentin maqedonas
Aktualitet

Meta në paraburgim, debat në parlamentin maqedonas

by mirseda
16:36 | 27/03/2026
0

Qëndrimi në paraburgim i ish-Presidentit, Ilir Meta është bërë çështje edhe në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut....

Publikuan video me bluzën “Shqipëri Etnike”, Balla: 4 shqiptarët e ndaluar në Serbi do të lirohen

Publikuan video me bluzën “Shqipëri Etnike”, Balla: 4 shqiptarët e ndaluar në Serbi do të lirohen

16:19 | 27/03/2026
Po udhëtonte nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohet 36-vjeçari në Shijak

Po udhëtonte nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohet 36-vjeçari në Shijak

16:17 | 27/03/2026
Vizita e Albin Kurti në Francë shoqërohet me reagime nga Aleksandar Vučić

Vizita e Albin Kurti në Francë shoqërohet me reagime nga Aleksandar Vučić

16:15 | 27/03/2026
Hakerët e lidhur me Iranin pretendojnë se kanë hakuar emailet e drejtorit të FBI-së

Hakerët e lidhur me Iranin pretendojnë se kanë hakuar emailet e drejtorit të FBI-së

16:13 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com