Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Dëmet reale për Lulzim Bashën nga hapja e listave

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Zbulimi i “shqiptarit të mirë” John Bolton

Nga Mero Baze

Përpara zgjedhjeve të gjithë përpiqën të krijojnë një fabulë për fitoren e zgjedhjeve, ndërsa Lulzim Basha përpiqet gjithnjë të bëjë gati një arsye për humbjen.

Duket se dhe sot e gjeti. Edhe pse e paska pas gati “ofertën” nga Edi Rama të bëhet kryeministër, ai nuk paska pranuar, por ka zgjedhur të shkojë në zgjedhje dhe t’u tregojë shqiptarëve përse humbi.

Sot e tha qartë. Ai do humbasë se Edi Rama po prishë marrëveshjen e 5 qershorit.

Në fakt Edi Rama nuk po e prish marrëveshjen e 5 qershorit. Atë është gati të mos e prekë, por po e zgjeron në funksion të demokracive të brendshme në parti, duke hapur listat dhe hequr koalicionet, si kërkesë e partive të tjera dhe opozitës parlamentare.

Lulzim Basha duhet t’ia kishte kursyer vetes këtë qarje publike, pse po i heqin nga duart listën e deputetëve, pas asaj që hoqi nga lista më 2017.

Në vitin 2017, gjithë zemërimi ndaj tij lidhej me listën. Përmes kontrollit mbi listën, ai eleminoi gjithë rivalët brenda partisë, duke i përjashtuar nga gara, dhe po përmes kontrollit mbi listën, mbajti postin pas zgjedhjeve, edhe pse zemërimi ndaj tij ishte në kulm.

Për tre vite rresht ai vazhdon të jetë kryetar i parespektuar i partisë, por i pushtetshëm, se ka listën në duar.

Kjo që po i bën Edi Rama, duke ja hequr nga duart këtë mekanizëm pushteti, duket se e ka alarmuar aq shumë, sa gati tha: Nuk do hyj në zgjedhje.

Do të mjaftonte fakti i njohur, që Edi Rama nuk është një dashnor i konkurrencës brenda partisë, dhe as ndonjë idhtar i listave të hapura, por arrin të bëhet flamurtar i tyre, vetëm për të dëshmuar frikën e Lulzim Bashës, që Lulzim Basha ta përmbante veten. Por duket që nuk e përmban dot. Ideja se askush nuk ka nevojë për renditjen e tij në listë, nëse ato hapen, e bën të ndjehet i humbur pa filluar fushata.

Nga ana tjetër, i njëjti politikan që vuri veton para 5 qershorit, të mos zbatohej rekomandimi i OSBE/ODHIR për depolitizimin e administratës zgjedhore, e quan mos-depolitizimin si fitore kundër Edi Ramës, dhe flet në emër të OSBE. OSBE/ODHIR janë tuprpëuar në këtë proces, pasi ato kanë pranuar të mos zbatohen rekomandimet e tyre.

Duke qenë se kanë bashkëjetesë të keqe politike me PD prej zgjedhjeve të vitit 1996, ODIHR ka pranuar të mos jetë më arbitër në rekomandimet e tij për zgjedhje, pasi ka pranuar që rekomandimet e veta të hidhen në kosh të plehrave, për shkak të Lulzim Bashës.

Depolitizimi i administratës zgjedhore nuk është as propozim dhe as nevojë e socialistëve. Ata njësoj si PD, kanë kontrollin politik mbi zgjedhjet.

Depolitizimi është modernizim i sistemit, propozuar nga ODIHR, dhe ndihmon mbi të gjitha partitë e reja që nuk  kanë kush t’ua numërojë votat.

Vetoja e Lulzim Bashës për ta hedhur poshtë këtë kërkesë të ODHIR, buron nga fakti se ai kërkon të jetë pronar i votave të koalicionit, ngaqë nuk arrin dot të fitojë vota si parti.

Duke qenë se koalicioni nuk ka komisionerë dhe votat  e tyre i numëron PD, Basha e ka mos depolitizimin, një masë sigurie për të fshehur rënien e PD në zgjedhje. Por më thjesht akoma, e ka mekanizëm vjedhje votash ndaj aleatëve.

Ndaj alarmi i tij për plotësimin e mëtejshëm të marrëveshjes së 5 qershorit, është legjitim. Ai humbet dy pushtete të mëdha , atë brenda PD dhe atë mbi aleatët. Në këtë pikë ka të drejtë të jetë i shqetësuar.

Por PD nuk humbet asgjë, përveç pushtetit fallco të Lulit dhe mungesës së haraçit që duhet të paguajnë tek kunati për listën.

Tags: listat e hapuralulzim bashameo baze

TË LIDHURA

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
Kryesore

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

18:00 | 09/02/2026
“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Next Post
Përmbytjet në Librazhd/ Reagon Balla: Po evakuohen banorët

Balla komenton raportin e Komisionit Evropian

Britania e Madhe me protokoll të ri, nis testimet derë më derë

Britania e Madhe me protokoll të ri, nis testimet derë më derë

Dialogu me Serbinë/ Hoti tregon se kur mund të ndodhë takimi në Washington

Dialogu me Serbinë/ Hoti tregon se kur mund të ndodhë takimi në Washington







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë
Politikë

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

by mirseda
22:41 | 10/02/2026
0

Kokteje molotovi ranë si shi mbrëmjen e sotme në Tiranë mbi selinë qeveritare të kryeministrit socialist Edi...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

21:38 | 10/02/2026
Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

21:11 | 10/02/2026
Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

20:51 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com