Ish-kryeprokurorja Speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, prej disa javësh ndodhet në burgun e Shutkës, pas skandalit të madh korruptiv që ‘tronditi’ vendin.
Mediat vendase kanë siguruar një fotografi të ish-kryeprokurores Janeva, teksa shfaqet në oborrin e burgut, ku shihet duke biseduar me një të burgosur tjetër.
Janeva, është vendosur në një repart të posaçëm në Shutkë, për shkak të sigurisë dhe gjendjes shëndetësore. Ky lajm u konfirmua nga drejtori i burgut, Esad Rahiq. Ky i fundit, u shpreh se ish-kryeprokurorja është vendosur në qeli vetëm me një femër tjetër, pavarësisht se në repartin femëror të Shutkës në një qeli qëndrojnë deri në 6 persona.