Shqipëria

Video/ Doni të blini një makinë? Rama nxjerr njoftimin e rëndësishëm për shoferët

               Publikuar në : 09:43 - 11/09/19 Enno

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në profilin e tij në “Facebook” një informacion për të gjithë drejtuesit e mjeteve lidhur me automjetin që ata duan të blejnë a disponojnë.

Prëmes një postimi, Rama njofton se çdo të dhënë për automjetin e tyre mund ta verifikojnë online në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Me anë të targës dhe shasisë mund të zbuloni historikun e makinës, kushtet dhe aksidentet që mund të ketë shkaktuar. Ndërkohë, nëse doni të blini një makinë që është pa targa, mund të zbuloni edhe legjitimitetin e saj.

“Ju kanë mashtruar për kilometrazhin e makinës? Ju kanë fshehur historikun e automjetit që doni të blini? Deshironi të blini një automjet të përdorur nga importi dhe nuk dini kategorinë mjedisore? Nuk jeni i bindur mbi prejardhjen e mjetit, defektet ne prodhim, aksidenteët e pësuara, legjitimitetin e mjetit? Tani ke mundësi që të verifikosh ti vete online çdo të dhënë me shasi/targë. Burime zyrtare e referime të homologëve të DPSHTRR. Për çdo markë e model e nga çdo vend origjine. Mos bli gabim. Stop Spkelulantëve Demasko Trukimet “.

MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë informacion me rëndësi për drejtuesit e automjeteve, ju uroj një ditë të mbarë 😊

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 10. September 2019

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT