Kryesore

‘Shkarkimi i Metës’/ Delegacioni i Venecias ‘zbarkon’ tek Komisioni Hetimor

               Publikuar në : 09:58 - 11/09/19 Enno

Delegacioni i Komisionit të Venecias po zhvillon një takim me anëtarët e Komisionit të Posaçëm Hetimor, për vërtetimin e ligjshmërisë së presidentit Ilir Meta mbi vendimin për zhdekretimin e zgjedhjeve. Ndërsa, më pas do të mbajë një takim edhe me Shoqërinë Civile.

Ditën e djeshme, përfaqësuesit patën takime të njëpasnjëshme. Duke filluar me përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashin dhe Klajda Gjoshën. Më pas, delegacioni takoi presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, kryetarin e grupit të PS-së, kreun e qeverisë Edi Rama si dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshajn.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT