Për dekretimin e Marsida Xhaferllarit nga presidenti Meta ka reaguar sot Kuvendi i Shqipërisë. Në një njoftim të bërë publik sot, Kuvendi njofton se nesër (e premte) do të zhvillojë një seancë plenare të jashtëzakonshme.
Sot mësohet se ne orën 13:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të caktuar ditën e neserme për zhvillimin e seancës.
Rendi i ditës do të jetë dekreti i Presidentit për caktimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.