Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Dekretimi i ligjit për “Mbrojtjen Civile”, Presidenca përgënjeshtron Xhaçkën

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Dekretimi i ligjit për “Mbrojtjen Civile”, Presidenca përgënjeshtron Xhaçkën

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat u shpreh se Ilir Meta ka dekretuar tre ligje. Mes tyre është dhe ligji për “Mbrojtjen Civile”, për të cilën ministrja Olta Xhaçka, pak më parë u shpreh se ky ligj nuk është miratuar ende nga presidenti.

Ndër të tjera, Blushi deklaroi se Meta, në ushtrim të kompetencave të tij, ka miratuar shpalljen e ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.115/2016 ‘Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Ndërkohë, theksoi se realizimi i këtyre ndryshimeve ligjore i hap rrugë ngritjes dhe funksionimit të organeve të reja që do të bënin të mundur plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese dhe emërimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

“Presidenti në ushtrim të kompetencave të tij ka dekretuar me miratim tre ligje te miratuara nga Kuvendi.

Presidenti miraton shpalljen e ligjit për “Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësi.

Dekreti ka shpallur ligjin për “Mbrojtjen Civile” meqë sot ka pasur një paqartësi nga zëdhënësja më të re e zotiti Tsenelis.

Gjithashtu presidenti ka dekretuar ligjin për asistencës sociale në Republikë e Shqipërisë.

Një tjetër sqarim, presidenti që prej marrjes së detyrës ka marrë në shqyrtim 193 ligje nga të cilat ka dekretaur 156 ligje, ka dekretuar kthimin në kuvend të 14 ligjeve dhe ka vëndosur të lërë në heshtje 16 ligje”, u shpreh Blushi.

NJOFTIMI I PRESIDENCES PER LIGJIN 

Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të nenit 84 dhe 93 të Kushtetutës, me Dekretin nr. 11242, datë 30.07.2019, ka miratuar; “Shpalljen e ligjit nr. 47/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;

 Presidenti i Republikës, që prej muajit janar-shkurt 2017, ka insistuar në vijimësi për realizimin e ndryshimeve të domosdoshme ligjore të nenit 221 të këtij ligji shumë të rëndësishëm për Reformën në Drejtësi dhe ngritjen dhe funksionimin e organeve të reja që do të bënin të mundur plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese dhe emërimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Problematikat e zbatimit të kësaj dispozite ligjore dhe pamundësia reale e disa prej organeve të sistemit të drejtësisë për të zbatuar këtë dispozitë të ligjit (nenit 221) në mënyrën se si ato ishin parashikuar u konstatua që në janar 2017 moment ky kur u hodh shorti i parë nga Kuvendi për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në këtë dispozitë të ligjit përcaktoheshin kushtet dhe kriteret që duhet të plotësonin  kandidatët për t’u përfshirë në shortin për tu zgjedhur anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe procedurat e përzgjedhjes së këtij organi.

Organet respektive të asaj kohe (Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, Sekretari i Përgjithshëm i KLD-së) që duhej të propozonin, apo të cilave ju është kërkuar propozimi i kandidaturave për hedhjen e shortit për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në këto 3 vjet nuk kanë patur të gjithë mundësinë për të zbatuar nenin 221 në mënyrë të unifikuar, pasi jo të gjitha organet kishin në përbërjen e tyre, kandidatë që kishin përfunduar Shkollën e Magjistraturës, siç e kërkonte domosdoshmërisht kjo dispozitë ligjore që sot po ndryshon.

 Zbatimi rigoroz i kësaj dispozite diktonte problematikë në realizimin e shortit dhe kufizimin e numrit të kandidatëve për tu zgjedhur anëtar të KED.

Paqartësia dhe pamundësia e zbatimit praktik dhe në kohën e duhur të nenit 221, apo e dispozitave të tjera të ligjit nr. 115/2016, që u konstatuan më pas nga Gjykata Kushtetuese si antikushtetuese me Vendimin nr.41, dt 16.05.2017 dhe Vendimin nr.78, datë 12.12.2017, kanë provokuar gjithmonë jo vetëm debat politik e publik, por veçanërisht kanë shkaktuar problematika thelbësore duke penguar zbatimin rigoroz të procedurave ligjore për hedhjen e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duke mundësuar bllokimin e këtij organi të rëndësishëm e për rrjedhojë duke pamundësuar plotësimin e vakancave të Gjykatës Kushtetuese dhe zgjedhjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ shumë përcaktues për integritetin e sistemit të drejtësisë. Ky organ është bllokuar për dy vite radhazi në mënyrë të pajustifikueshme pavarësisht nga përpjekjet sistematike të Presidentit Meta jo vetëm që prej marrjes së kësaj detyre, por dhe kur ishte Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. 

Presidenti i Republikës ka kërkuar në vijimësi përmirësimin e dispozitave të ligjit nr. 115/2016 dhe plotësimin e vakumit të krijuar nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese që kanë shfuqizuar disa dispozita të ligjit nr 115/2015 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Më në fund, pas 30 muajsh, Kuvendi me ligjin nr. 47/2019, miratuar në datë 18.07.2019, ka përmirësuar nenin 221 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” dhe ka plotësuar vakumin ligjor.

Edhe pse Kuvendi i Shqipërisë ka vlerësuar dhe ka realizuar ndryshimet e domosdoshme në ligjin nr. 115/2016 në një kohë shumë të vonuar, sërish Presidenti i Republikës i mirëpret ato, dhe për këto arsye me Dekretin nr.11242, datë 30.07.2019, ka vendosur shpalljen dhe miratimin e këtij ligji pa vonesë, duke shpresuar në mbarëvajtjen e procesit të përzgjedhjes dhe mirëfunksionimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Tags: 3 ligjedekretimiilir metaMbrojtja CiviliTedi Blushi

TË LIDHURA

Zaptuan hapësirat publike, policia aksion për lirimin e tyre në Golem
Aktualitet

Zaptuan hapësirat publike, policia aksion për lirimin e tyre në Golem

13:33 | 10/07/2025
Fadromat zbarkojnë në qendër të Tiranës/ Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike
Aktualitet

Fadromat zbarkojnë në qendër të Tiranës/ Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike

13:15 | 10/07/2025
Shiste kokainë dhe kanabis në doza, përfundon në pranga 20-vjeçari në Velipojë
Aktualitet

Shiste kokainë dhe kanabis në doza, përfundon në pranga 20-vjeçari në Velipojë

12:54 | 10/07/2025
Next Post
Bllokimi i vizës nga amerikanët për Petrit Vasilin alarmon LSI-në

Pushuan çështjen e Valbona Sakos, Vasili: Gjykatat si ambiente han pa porta

Video/ Lufta e nënës shqiptare për t’i kthyer fëmijët nga Siria

Video/ Lufta e nënës shqiptare për t’i kthyer fëmijët nga Siria

Gjermani/ Tentoi t’i ikte policisë, shqiptari lë vajzën 6-vjeçare në makinë dhe ia mbath në…

Gjermani/ Tentoi t’i ikte policisë, shqiptari lë vajzën 6-vjeçare në makinë dhe ia mbath në...

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Zaptuan hapësirat publike, policia aksion për lirimin e tyre në Golem
Aktualitet

Zaptuan hapësirat publike, policia aksion për lirimin e tyre në Golem

by mirseda
13:33 | 10/07/2025
0

Policia e Kavajës në bashkëpunim me atë bashkiake ka vijuar në zonën e Golemit aksionin për lirimin...

Fadromat zbarkojnë në qendër të Tiranës/ Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike

Fadromat zbarkojnë në qendër të Tiranës/ Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike

13:15 | 10/07/2025
Vijojnë dramat! Edhe pasi është bërë baba, Mevlani flet sërish për Livian

Vijojnë dramat! Edhe pasi është bërë baba, Mevlani flet sërish për Livian

12:59 | 10/07/2025
Shiste kokainë dhe kanabis në doza, përfundon në pranga 20-vjeçari në Velipojë

Shiste kokainë dhe kanabis në doza, përfundon në pranga 20-vjeçari në Velipojë

12:54 | 10/07/2025
Zjarr i dyshimtë në Lezhë pranë stacionit elektrik/ Flakët rrezikojnë banesat

Zjarr i dyshimtë në Lezhë pranë stacionit elektrik/ Flakët rrezikojnë banesat

12:52 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com