Presidenti çek Milos Zeman ndodhet për një vizitë dy-ditore në Serbi, ndërsa fokusi i diskutimeve mes përfaqësuesve të dy shteteve pritet të jetë përmirësimi i lidhjeve tregtare mes dy vendeve.
Në takimin me Vuçiçin në aeroportin e Beogradit, ai iu drejtua në një moment duke i thënë se “më pëlqen Serbia dhe populli serb”, teksa shtoi me zë të ulët: “dhe nuk më pëlqen Kosova”, shkruan Zëri i Amerikës. Vuçiç nuk iu përgjigj në mënyrë direkte komentit të presidentit Zeman, por u dëgjua teksa i tha “faleminderit shumë”.
Republika Çeke është ndër 22 vendet anëtare të Bashkimit Evropian që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.