Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Degradimi i ligjërimit politik

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Degradimi i ligjërimit politik

Afrim Krasniqi/“I korruptuar”, “karagjoz”, “bandit”, “gënjeshtar”, i paaftë”, “mashtrues”, “drogaxhi”, “shantazhues”… Nuk janë çunat e dehur në birrarinë e lagjes që po i flasin kështu njëri tjetrit, – janë tre burrat që kontrollojnë këtë vend, njëri kryeministër, njëri kandidat për kryeministër dhe tjetrin do ta kemi President pas korrikut.

I thonë se ka të gjitha cilësitë negative, por e bënë President. I thonë se është kreu i mafias, por e bënë e duan ta mbajnë kryeministër. I thonë se ka të gjitha cilësitë anti-politike, por i thonë se është garancia e dy palëve, kryeministrit dhe presidentit të ri!

Shikojini si flasin nëpër mitingje, sesi tallen, sesi çirren kundër njeri tjetrit, sesi kërcënojnë dhe e thonë fjalën e fundit, sesi ngrenë në qiell partinë e tyre dhe denigrojnë Tjetrin, dhe mos harroni se pas 25 qershorit e 24 korrikut ata do veshin kostum tjetër, do jenë përfaqësues “të unitetit të popullit” apo “shërbëtor të popullit”.

Si është e mundur të denigrojë politika dhe institucionet deri në këtë pikë? Si është e mundur që të kemi President dikë, të cilin ata që e sapo e zgjodhën e etiketojnë si e keqja e vendit? Si mund të bëhesh president kur thua publikisht se ata që të zgjodhën dhe ata me të cilët do të punosh janë e keqja e vendit?

Si është e mundur të kemi kryeministër atë që e kanë akuzuar përmes mijëra letrave e takimeve si baron të mafias dhe shtetit autokratik dhe që pranon të ketë në kabinet e të emërojë zyrtarë kundër të cilëve flet gjithë ditën? Si është e mundur të kemi opozitë atë që quan sukses lëmoshën një mujore prej 4-5 ministrave që iu dha nga mazhoranca?

Si është e mundur që i pranojmë, i lejojmë të sillen kështu, heshtim dhe nuk reagojmë? Si është e mundur që talljen me shtetin, politikën, qytetarët, zgjedhjet dhe demokracinë i pranojmë si normalitet, madje si sjellje trendi?

Si është e mundur që nuk nxorëm mësime nga gabimet e të kaluarës dhe kemi kaq shumë pasion të përsërisim të njëjtat gabime edhe në të ardhmen? Jo, ky vend meriton më shumë. Të paktën kështu kam besuar, dikur.

Tags: afrim krasniqibaronbashadegradimiligjerimi politikMetapresidentrama

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Berisha i humbet shpresat: Meta, një majtist i palëkundur

Berisha i humbet shpresat: Meta, një majtist i palëkundur

Rama godet dhe ironizon Bashën, Dulen, Dashin dhe gjykatësit

Rama godet dhe ironizon Bashën, Dulen, Dashin dhe gjykatësit

Tirana duke pritur sheshin e ri “Skënderbej” (FOTO)

Ja si ishte konceptuar ndërtimi i sheshit “Skënderbej” që në vitin 1931







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

“Përdorni ChatGPT”, Boçi i kthehet Ballës: Nivelin e inteligjencës e ke nën mesataren.
Aktualitet

“Përdorni ChatGPT”, Boçi i kthehet Ballës: Nivelin e inteligjencës e ke nën mesataren.

by mirseda
10:49 | 03/02/2026
0

Replika mes kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe deputetit të PD-së, Luçiano Boçi. Ky...

I pyet për vezë, përgjigjen për bomba,Braçe denoncon Tatimet: Komunikimi i fundit deri në 20 nëntor.

I pyet për vezë, përgjigjen për bomba,Braçe denoncon Tatimet: Komunikimi i fundit deri në 20 nëntor.

10:35 | 03/02/2026
Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, ekzekutohet vendimi

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, ekzekutohet vendimi

09:40 | 03/02/2026
Trump përshkallëzon përplasjen me Harvardin, kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga universiteti

Trump përshkallëzon përplasjen me Harvardin, kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga universiteti

09:30 | 03/02/2026
Infermierë, mësues dhe specialistë IT/ DW: Mungesë e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani

Infermierë, mësues dhe specialistë IT/ DW: Mungesë e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani

09:17 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com