Reshjet e para të dëborës kanë zbardhur një pjesë të vendit tonë.
Në orët e para të mëngjesit, zonat malore në Qarkun e Korçës janë përfshirë nga reshjet e para të dëborës, ndërsa temperaturat kanë rënë në 3°.
Reshjet e dëborës kanë qenë të lehta, dhe nuk kanë shkaktuar probleme për qarkullimin e mjeteve.