Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka reaguar pas publikimit të draft-opinionit të Komisionit të Venecias, për zgjedhjet lokale të 2019. Në draft-opinion theksohet se rruga e ndjekur për zgjedhjet e 30 qershorit ka qenë e duhura, dhe brenda kuadrit kushtetues. Teksa e konsideron kryedemokratin Basha si kampion të humbjeve, ai thotë se tashmë nuk do ketë më mundësinë e humbjes së pestë të zgjedhjeve. Kulluri e këshillon Bashën që të japë dorëheqjen.
Statusi
Lulzim ja hodhe! Tani qe s’do fitoje as edhe 1 bashki te vetme, Komisioni i Venezias sugjeron mos perseritjen e zgjedhjeve lokale te 2019! Nuk thone kot qe “fati ndihmon me te miret”! E meqe ti je kampion i humbjeve, s’do kesh mundesine e humbjes se 5-te te zgjedhjeve! Nje doreheqje e shpejte dhe jo dinjitoze te shpeton fytyren, per te cilen mendoj se nuk e ke!
Komisioni i Venecias ka nxjerr draft-opinionin për zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Sipas këtij dokumenti, zgjedhjet edhe pse u bënë me një forcë politike duke qenë se opozita bojkotoi, ishin në rrugën e duhur.
Pjesë nga draft-opinioni i “Venecias”
Opinioni në përgjigje të kërkesës së GJ. Kushtetuese në kuadër të gjykimit më kërkues Shoqatën e Bashkive (V.Ademi)
Në përmbledhje draft opinioni mban këto qëndrime:
– Gjykata Kushtetuese (GJK) nuk ka kompetencë të shqyrtojë pavlefshmërinë e zgjedhjeve.
– E drejta e partive të marrin pjesë në zgjedhje nuk është detyrim; bojkoti nuk është i pranueshëm dhe nuk mund të justifikojë cenimin e periodicitetit të zgjedhjeve; bojkoti nuk mund të kthehet në leve të partive për të bllokuar zgjedhjet;
– e drejta e qytetarëve për të votuar nuk mund cenohet as me justifikimin e pluralizmit
– sipas op. 2019 – Presidenti nuk ka të drejtë të shtyjë zgjedhjet në kushtet e mungesës së bazës ligjore; në këto raste gjykata kushtetuese mund të konsiderojë shtyrjen e zgjedhjeve si antikushtetuese;
– vendimi i kolegjit zgjedhor që konstaton pavlefshmërinë dekretit të PR për shtyrje zgjedhjesh dhe pse s’është objekt shqyrtimi në GJK nuk mund të nënvlerësohet e të mos konsiderohet.