Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar sërish sot lidhur me dëbimet e diplomatëve rusë nga disa shtete, në kuadër të “luftës” që Europa dhe SHBA i kanë shpallur Rusisë pas helmimit të spiunit rus në Britaninë e Madhe.
“Vendimi i Rusisë për të dëbuar diplomatët amerikanë vetëm sa përkeqëson më tej marrëdhënien midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, – kështu shkruan ambasada në Tiranë në rrjetet sociale. – Shtetet e Bashkuara dhanë përgjigjen e duhur me përjashtimin e zyrtarëve të padeklaruar të shërbimit të inteligjencës ruse, pas sulmit vdekjeprurës në Mbretërinë e Bashkuar.”