Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar mundësinë e një debati publik me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
I ftuar në emisionin Opinion, Rama u pyet nëse do ishte i gatshëm për një debat, por ai u shpreh se përballë nuk ka liderin e vërtetë të opozitës.
Edi Rama: ”Ka një problem sepse unë e konsideroj Bashën një kukull të vënë, një marionetë që përdoret si dhëndërr për një dasmë imagjinare ku nusja nuk do të paraqitet. Pas tij është Luli, Monika e Saliu. Mendimi im është ky, që nuk kam përballë liderin real të këtij konglomerati që kërkon të marri zgjedhjet”.