Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

“De Biasin nuk e rikthej”/Rrëfehet Duka: Nga shkarkimi i Panuccit te trajneri i ri

6 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
“De Biasin nuk e rikthej”/Rrëfehet Duka: Nga shkarkimi i Panuccit te trajneri i ri

Armand Duka ka qenë mbrëmë i ftuari i emisionit “Opinion” në TV Klan. Para moderatorit Blendi Fevziu, presidenti i FSHF-së ka treguar “pa dorashka” si e shkarkoi Christian Panuccin mbas humbjes me Turqinë dhe cilët janë emrat që mund ta pasojnë italianin në stolin kuqezi.

Shqiptar apo i huaj? Cili është buxheti për trajnerin e ri të kombëtares? Përgjigjet për mjaft pyetje të tjera si këto i dha kreu i futbollit shqiptar: “Akoma jo, nuk kemi një listë trajnerësh të preferuar. Sapo kemi mbyllur ndeshjen me Andorrën, të drejtuar nga Bulku dhe Mema.  Siç e deklaruam edhe para ndeshjes, kjo dyshe ishte zgjedhje emergjence. Tani do të fillojmë të mendojmë për ndeshjen e qershorit kundër Islandës dhe kualifikueset e tjera në vazhdim. 

Shkarkimi i Panuccit? Nuk ishte fare i papritur, por gjithsesi fati i tij varej nga paraqitja dhe gjendja e skuadrës, por edhe nga rezultati i ndeshjes me Turqinë. A shkarkohet një trajner, vetëm pse humb një ndeshje? Nuk ishte vetëm kjo. Në njëfarë mënyre u vërtetua ajo që përflitej, se Panucci nuk mund ta inkurajonte më, nuk mund t’i jepte energji pozitive skuadrës kombëtare. Gjërat nuk po shkonin ashtu si duhet. Në futboll, gjëja që mund të sakrifikohet më kollaj, është trajneri. 

Nuk është se ka ndodhur ndonjë gjë e madhe mes Panuccit dhe lojtarëve. Ai ka kërkuar disiplinë nga të gjithë. Ne e kemi mbështetur në shumicën e vendimeve të marra, sikurse ishte lënia jashtë e Strakoshës apo Cikalleshit. Këtë e kemi bërë të vetëdijshëm se disiplina është gjëja kryesore në futboll, kolona e fortë për të pasur rezultate. Nuk ka qenë ky shkaku, që i ndërpremë marrëdhëniet kontraktuale me të. Shprehja e skuadrës në fushë, atmosfera brenda grupit, ndoshta nuk ishin ato që duheshin. 

I paaftë apo arrogant? Nëse nuk shkon si duhet një raport mes dy palëve, nuk do të thotë se je arrogant. Kjo vlen edhe në rastin e Panuccit. Nuk pati kimi dhe atmosfera duhej të ndryshonte. Shkarkimi ishte një vendim jo i zakontë, duke pasur parasysh se merrej mes dy ndeshjesh. Kini parasysh se na priste ndeshja me Andorrën tri ditë mbas humbjes në Shkodër. 

E kam diskutuar në Andorra me një pjesë të lojtarëve të kombëtares, para ndeshjes, se përse arritëm në këtë vendim. Konstatova më shumë përgjegjësi te lojtarët, pas largimit të trajnerit. Ata duhej ta merrnin situatën në dorë, sepse ishin pa një timonier të konfirmuar. Ne improvizuam për drejtimin e ndeshjes me Andorrën, por dua ta komplimentoj Bulkun dhe Memën, sepse bënë një punë të shkëlqyer në tri ditë. 

Kur u mor vendimi për largimin e Panuccit, para apo pas humbjes me Turqinë? Për të qenë i sinqertë, kemi qenë në diskutime me stafin teknik të federatës, nëse duhet të vazhdojmë apo jo me trajnerin italian. E kishim lënë që ta testonim edhe në ndeshjen me Turqinë. Përderisa kjo eliminatore nuk shkoi mirë, vendimi u konkretizua pas ndeshjes. 

Shkarkimi nuk ishte vendim personal i imi, por i konsultuar me stafin teknik të federatës, me të cilin jemi mbledhur e diskutuar pas humbjes me Turqinë, në Shkodër. Panuccit ia kam komunikaur shkarkimin mëngjesin e ditës pas ndeshjes. Vetë trajneri e kuptonte se ishte një test për të, e ka pritur diçka të tillë. Nuk më është dashur të flas gjatë me të, veçse ti them se situata është e vështirë. Përgjigjia e tij ka qenë “merr vendimin që duhet”!

Deklarata e Panuccit, që këtu te ju është cirk, se në 30 vite në futboll nuk ka parë një vend, ku trajneri të kritikohet pse kërkon disiplinë? Mbase e ka pasur për ndonjë individ të veçantë punën e disiplinës, por nuk është e vërtetë që ne nuk e mbështesim fort këtë gjë në kombëtare. Kemi luajtur futboll edhe para Panuccit, do të luajmë edhe pas tij. 

Trajneri i ardhshëm? Realisht, nuk kemi marrë dhe dhënë ofertë në këtë drejtim. Nëpër media lexoj shumë emra, që janë trajnerë të mirë. Në fakt, unë kam kontaktuar vetëm me njërin prej tyre, Edy Reja, pas ndeshjes në Shkodër, por jo për këtë qëllim. E kam takuar rastësisht, madje ka qenë dhe një trajner tjetër italian aty. Ata kishin ardhur për të parë ndeshjen dhe diskutuam si iu duk loja dhe kombëtarja jonë. Në fakt, një gjë ia kam thënë Edi Reja-s atë natë, që nuk e dimë nëse do të shkojmë në Andorra me apo pa trajner. 

Besnik Hasi? Ai është ish-kapiteni i kombëtares. E ka bërë trajnerin në disa vende, në Belgjikë, Greqi, Arabi. Ne ia kemi propozuar njëherë drejtimin e kombëtares Hasit, diku gjashtë apo shtatë vite më parë, fiks para se të vinte De Biasi. Hasi preferoi të rrinte trajner i dytë tek Anderlehti. Është trajner shumë i mirë, mund të jetë kandidat, pse jo.

Rikthimi i mundshëm i De Biasit? Nuk e besoj. Së fundi kam folur në telefon me De Biasin për të tjera projekte të tij, jo për Shqipërinë. Nuk është kandidat për t’u kthyer. Donadoni? Nuk e di nëse është i gatshëm të drejtojë Shqipërinë, që të pranojë paketën tonë financiare për këtë pozicion. Po të përputhen kushtet dhe kërkesat, pse jo, është trajner shumë i mirë. 

Di Kanio? Kemi komunikuar me të, por jo tani. Ai ishte një nga kandidatët, para se të emëronim Panuccin. Sa paguajmë ne për trajnerin e kombëtares? Buxheti ynë vjetor për këtë zë është 200-250 mijë euro. A gjendet dot një trajner i mirë me këtë buxhet? De Biasi, ishte i mirë apo jo… Me këtë buxhet e kemi pasur trajner të kombëtares. Edhe Panucci, pavarësisht se e shkarkuam, ishte një emër i madh i futbollit. Të qenit futbollist i madh nuk do të thotë se bëhesh edhe trajner i madh. Ky ishte rrisku ynë me Panuccin. Ama, mos harroni se Guardiola u bë trajner i madh sapo la futbollin. 

Trajneri i ri, i huaj apo shqiptar? Nuk mund të them 100 për qind se duhet të jetë i huaj. Ka avantazhet dhe disavantazhet e veta një i huaj dhe një shqiptar. Avantazhi më i madh i trajnerit shqiptar është njohja e mentalitetit tonë. Nga pikëpamja e përgatitjes për kompeticione ndërkombëtare, nuk mendoj se ne kemi akoma trajnerë të nivelit të duhur, që të pretendojnë rezultate internacionale”.

Tags: De BiasinDukaPanuccitrikthej”Rrëfehetshkarkimitrajneri i ri

TË LIDHURA

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë
Sport

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
“Ngrin” merkato e Atletico Madrid, vështirësi në largimin e lojtarëve
Sport

“Ngrin” merkato e Atletico Madrid, vështirësi në largimin e lojtarëve

20:54 | 12/07/2025
Situata në merkato, drejtuesit e Elbasanit e konsiderojnë skuadrën të konsoliduar
Sport

Situata në merkato, drejtuesit e Elbasanit e konsiderojnë skuadrën të konsoliduar

20:41 | 12/07/2025
Next Post
“Hidhini shqiptarët në det!”, 22 vjet nga mbytja e 81 shqiptarëve në Kanalin e Otrantos

“Hidhini shqiptarët në det!”, 22 vjet nga mbytja e 81 shqiptarëve në Kanalin e Otrantos

Ukraina drejt zgjedhjeve, skandaleve, populizmave dhe ekstremizmave

Ukraina drejt zgjedhjeve, skandaleve, populizmave dhe ekstremizmave

Moti plot surpriza, nesër temperaturat në rritje

Moti plot surpriza, nesër temperaturat në rritje

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë
Sport

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

by mirseda
22:07 | 12/07/2025
0

Enzo Maresca, trajneri i Chelseat dha mendimin e tij para finales së madhe të Kupës së Botës...

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com