Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ramadan Krasniqi – Dani, ka zbuluar për “SevenBizz” se këtë vit të martojë të birin, e ndërsa dasma do të jetë ndryshe nga të tjerat.
Në dasmë do jenë të pranishëm 1 mijë të ftuar, e për asnjë çast nuk do të lejohet alkooli.
“Kur të martohet djali, në dasmë nuk do ketë alkool, për shkak se Andi është haxhi dhe ai nuk e lejon kurrsesi alkoolin të përdoret në martesën e tij. Dhe normal dhe 1000 kam për t’i ftuar sigurisht, për shkak se kam shok dhe dashamirës dhe të afërt që më duhet ti ftoj të gjithë”, ka deklaruar ai.