Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Dashurrejtja e një Kryeministri

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Edmond Tupja e pranon publikisht: Gruan e kam tradhtuar! (Video)

Nga Edmond-Tupja

Prej kohësh është folur, por jo vetëm në rrethet e psikologëve, psikiatërve  dhe sidomos të psikanalistëve, për karakterin antinomik të disa marrëdhënieve  themelore midis njerëzve. Kështu, ndër të tjera, edhe vetë dashuria, që i lidh fort njerëzit, ka momente kur shndërrohet në urrejtje, ndërkohë që edhe urrejtja, që i ndan njerëzit, ndodh të shndërrohet në dashuri, ndonëse më rrallë: Më rrallë, sepse edukata dhe kultura krijojnë normalisht tek individi i prirur drejt së mirës një mekanizëm rregullator të dukurisë në fjalë. Kjo dukuri në gjuhën tonë amtare mund të emërohet fare mirë me termin “dashurrejtje” që ende nuk figuron në fjalorët tanë, qofshin ata të përgjithshëm, sinonimikë, antonimikë, frazeologjikë apo terminologjikë.

Gjithsesi, ky term, pra, “dashurrejtje”, shërben jo vetëm kur analizojmë marrëdhëniet në gjirin e çifteve hetero apo homoseksuale, por edhe kur analizojmë marrëdhëniet e tjera njerëzore si ato midis prindërve dhe fëmijëve, midis vetë fëmijëve, midis shokëve e midis miqve etj., etj., duke përfshirë edhe ato midis qeveritarëve dhe të qeverisurve. Sigurisht, që dashuria mund të marrë tiparet e miqësisë ose të simpatisë, ndërkohë që urrejtja mund të marrë ato të përbuzjes, të përçmimit, madje edhe të mospërfilljes.

Në botën artistike (shkrimtarë, piktorë, kompozitorë, këngëtarë etj.), por edhe në sferën e politikës, formimi i aleancave midis partive dhe më tej prishja e tyre ilustrojnë më së miri vlefshmërinë e termit në fjalë. Pikërisht, në këtë drejtim do të këmbëngulim sot, siç e shpreh vetë titulli i kësaj rubrike të përjavshme. Po të ndjekim rrugëtimin politik të Kryeministrit Rama, nuk do ta kemi fort të vështirë të vëmë re që sjellja e tij jo vetëm si politikan, por edhe si individ mbështetet gati sistematikisht në këtë luhatje midis dy poleve që përmbledh termi “dashurrejtje”.

Kështu, gjatë mandatit të tij të parë në krye të qeverisë, ai pati një muaj mjalti thuajse të shkëlqyer me LSI-në e Ilir Metës, ndërsa gjatë mandatit të tij të dytë, kur e mori vetëm ai timonin e tepsinë e pushtetit në dorë, Kryeministri Rama dhe Presidenti i Republikës Meta u gjendën acarueshëm përballë njëri-tjetrit deri në atë pikë sa dyluftimi midis atyre u shfaq dhunshëm me tiparet e një armiqësie të mirëfilltë, e cila kulmoi me përpjekjet e egërsuara të të parit për ta shkulur të dytin nga kolltuku presidencial.

Më tej, gjatë mandatit të tij të dytë, një ditë të bukur për disa, por fatkeqe për të tjerë, pasi i lavdëroi për punën e kryer dy nga ministrat e tij më seriozë e deri diku më të suksesshëm, zonjën Mirela Kumbaro dhe zotin Ditmir Bushati, Kryeministri Rama i befasoi ata – dhe jo vetëm ata – me vendimin e pakthyeshëm për t’i larguar nga postet përkatëse si ministra të Kulturës e të Punëve të Jashtme duke i zëvendësuar paradoksalisht me dy persona dukshëm të një niveli që, sipas mendimit tonë, linte e lë vërtet për të dëshiruar. Në këtë rast, gjithashtu, ky veprim duhet ta ketë pasur zanafillën në një çrregullim të mekanizmit rregullator të dashurrejtjes kryeministrore që kaloi ashtu papritmas nga besimi te mosbesimi, pra nga vlerësimi te zhvlerësimi.

Po gjatë mandatit të tij të dytë, me të marrë vesh se studentët ishin hedhur me vendosmëri në një protestë masive për të mbrojtur të drejtat e tyre të ligjshme, Kryeministri Rama na habiti kur i cilësoi ata me përbuzje, pra, me antipati, si një grup “ngelësish”, kurse një apo dy ditë më vonë deklaroi se po të kishte qenë edhe ai vetë student, do të ishte bashkuar me protestën e tyre. Ky ndryshim qëndrimi – nga antipatia te simpatia – dëshmon sërish se diçka e papëlqyeshme po i ndodh Kryeministrit Rama, diçka që e shtyn të veprojë herë pas here në mënyrë të paparashikueshme në përçapjet që ndërmerr.

Së fundi, por jo më së paku, a nuk ju duket juve, të nderuara lexuese dhe lexues të nderuar, se edhe loja ngriva-shkriva që bëri para disa muajsh Kryeministri Rama kur trumbetoi me të madhe “Mini-Shengenin” e famshëm, pikërisht pasi Shqipërisë nuk iu hap drita e gjelbër për të filluar negociatat me Bashkimin Europian, mund të shpjegohet deri diku me mosfunksionimin e mekanizmit rregullator të dashurrejtjes kryeministrore, mosfunksionim që e bën atë, Kryeministrin, pra, të paparashikueshëm?

Mos vallë paparashikueshmëria e tij si pasojë e një dashurrejtjeje të sfazuar, të çoroditur apo të çekuilibruar – cilësojeni si të doni -, tregon deri diku se Kryeministri Rama është i lodhur, i tejlodhur, madje i rraskapitur nga qëndrimi në pushtet dhe se ka nevojë për pushim, për një pushim të gjatë, shumë të gjatë, nën mbikëqyrjen e mjekëve më të mirë që ka bota, përfshirë mes tyre edhe psikologë, psikoterapisë, psikiatër apo psikanalistë?

Tags: Edmond Tupjakoment

TË LIDHURA

Shkatërrohet banda shqiptare që furnizonte Barcelonën dhe Tarragonën me marijuanë
Aktualitet

Shkatërrohet banda shqiptare që furnizonte Barcelonën dhe Tarragonën me marijuanë

20:10 | 27/02/2026
Gazetari gjerman: Rama-Vuçiç me nismë për zgjerimin e BE-së
Politikë

Gazetari gjerman: Rama-Vuçiç me nismë për zgjerimin e BE-së

20:03 | 27/02/2026
Vr*sja e 17-vjeçarit në Greqi, i plagosuri zbulon autorin
Aktualitet

Vr*sja e 17-vjeçarit në Greqi, i plagosuri zbulon autorin

19:32 | 27/02/2026
Next Post
Beqaj përplaset me Hajdarin: S’keni qenë në Shqipëri, na flisni për duhapirjen

Beqaj përplaset me Hajdarin: S'keni qenë në Shqipëri, na flisni për duhapirjen

“S’do jetë një çek i bardhë”/Gazetarja: Dyshime për menaxhimin e fondeve

“S’do jetë një çek i bardhë”/Gazetarja: Dyshime për menaxhimin e fondeve

Ndryshojnë “kokat” e komisariateve në veri të vendit, tre emërimet e reja

Bleu byzylykët e floririt të grabitura në Elbasan, të riun e gjen belaja







JU REKOMANDOJMË

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Shkatërrohet banda shqiptare që furnizonte Barcelonën dhe Tarragonën me marijuanë
Aktualitet

Shkatërrohet banda shqiptare që furnizonte Barcelonën dhe Tarragonën me marijuanë

by mirseda
20:10 | 27/02/2026
0

Garda Civile spanjolle shkatërroi një organizatë kriminale të kultivimit të marihuanës në Tarragona dhe Barcelona Garda Civile,...

Gazetari gjerman: Rama-Vuçiç me nismë për zgjerimin e BE-së

Gazetari gjerman: Rama-Vuçiç me nismë për zgjerimin e BE-së

20:03 | 27/02/2026
Vr*sja e 17-vjeçarit në Greqi, i plagosuri zbulon autorin

Vr*sja e 17-vjeçarit në Greqi, i plagosuri zbulon autorin

19:32 | 27/02/2026
Qeveria miraton projektin për Sheshi Nënë Tereza: muze nëntokësor dhe parkim i ri

Qeveria miraton projektin për Sheshi Nënë Tereza: muze nëntokësor dhe parkim i ri

19:08 | 27/02/2026
Prefekti Shkëlqim Hajdari pret Lidhjen e Bizneseve të Kosovës

Prefekti Shkëlqim Hajdari pret Lidhjen e Bizneseve të Kosovës

19:00 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com