E diel, 5 Prill, 2020
14 C
Tirana

Bleu byzylykët e floririt të grabitura në Elbasan, të riun e gjen belaja

Lexo edhe ...

Ndërron jetë pacientja në Spitalin Infektiv

Ministria e Shëndetësisë së fundmi ka njoftuar se në Spitalin Infektiv ka ndërruar jetë nga infarkti kardiak një paciente 84-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar...

Ishte në terapi intensive, 80-vjeçarja nga Vlora mposht koronavirusin

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e mirë se një 80-vjeçare nga Vlora ka arritur të...

Dy komuna me shumicë serbe në veriun e Kosovës në karantinë/ Nisin përplasjet politike

Autoritetet lokale në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe futën në karantinë komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanin, pas raportimeve për...

Pas Boris Johnson, edhe e fejuara e tij shtatzënë rezulton pozitive me COVID-19

Pak ditë më parë mediat e huaja raportuan se kryeministri britanik Boris Johnson rezultoi pozitiv me COVID-19. Ndërkohë së fundmi është bërë me dije se...

Pas arrestimit të Astrit Thaçit si i dyshuari kryesor i grabitjes në Elbasan, policia ka vijuar më tej hetimet për personat të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me të.

Në sajë të një njoftimi për mediat, policia ka bërë me dije se në kuadër të këtij operacioni sot është arrestuar edhe një 26 vjeçar në Tiranë, i cili dyshohet se është përfituesi i disa prej sendeve të vjedhura. Mësohet se ai ka blerë katër byzylykë floriri, të cilat Thaçi i kishte grabitur në argjendarinë në Elbasan.

NJOFTIMI

Në vijim të operacionit “Trajektorja” nga DVP Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të një sërë vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje me dhunë e armë, si dhe prangosja e bashkëpunëtores së tij në këto vjedhje, ka vijuar puna për dokumentimin e plotë të këtyre rasteve.

Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan shtetasin: F. S., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka blerë 4 byzylykë floriri nga shtetasi A. Th., të cilët i kishte vjedhur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Ndërron jetë pacientja në Spitalin Infektiv

Ministria e Shëndetësisë së fundmi ka njoftuar se në Spitalin Infektiv ka ndërruar jetë nga infarkti kardiak një paciente 84-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar...

Ishte në terapi intensive, 80-vjeçarja nga Vlora mposht koronavirusin

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e mirë se një 80-vjeçare nga Vlora ka arritur të...

Dy komuna me shumicë serbe në veriun e Kosovës në karantinë/ Nisin përplasjet politike

Autoritetet lokale në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe futën në karantinë komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanin, pas raportimeve për...

Pas Boris Johnson, edhe e fejuara e tij shtatzënë rezulton pozitive me COVID-19

Pak ditë më parë mediat e huaja raportuan se kryeministri britanik Boris Johnson rezultoi pozitiv me COVID-19. Ndërkohë së fundmi është bërë me dije se...

Spaho: Policia jonë rri dhe ha fara, shteti s’është në gjendje të vendosë rregull

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shprehet se shteti nuk është në gjendje të vendosë rregull në...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT