E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Darka e Krishtilindjeve në kontinentin evropian

Festa e lindjes së Krishtit tregon qartë, se sa e larmishme është në të vërtetë Evropa. Në vende të ndryshme të Evropës për darkën e Krishtilindjeve serviren gjellë e menu të ndryshme. Kështu në një festë tipike evropiane Krishtlindjesh gjejmë variacione të panumërta të pjatës kryesore, garniturave apo sallatave.

Nëse dikush flet për një darkë specifike për shembull “gjermane”, “greke”, apo “ruse” të Krishtlindjeve, gabon. Variacionet janë aq të shumta, saqë edhe prej dy shtëpish ngjitur me njëra-tjetrën përhapen aroma gjellësh krejtësisht të ndryshme.

Symbolbild Weihnachtsgans

Menua e Krishtilindjeve varet nga zakonet dhe preferencat personale të të ushqyerit. Pjata kryesore varet nga fakti se ku vendoset fokusi, tek perimet, tek peshku, shpendët, mishi i derrit apo i viçit.

Me rritjen e rëndësisë së dietave vegjetariane, mishi dalëngadalë u zhduk nga menyja e shumë familjeve për Krishtilindje. Kështu shumëkush gatuan lloje të ndryshme orizi apo makaronash, të përgatitura me perime të bollshme dhe patate të skuqura ose të ziera.

Weihnachten Symbolbild

Doktrina e vjetër kristiane, sipas së cilës në periudhën para Krishtlindjeve agjerohet, e ka futur shumë heret në plan peshkun, meqë mishi në këtë periudhë nuk hahet. Nga peshqit e detit prioritet ka merluci. Në vendet pa dalje në det për Krishtilindje serviret kryesisht krapi, në mungesë të tij zgjidhja është sigurisht gjithmonë salmoni i Atlantikut.

England Edinburgh Truthahn Werbe Plakat

Kur është fjala për shpendët, në Evropë për Krishtlindje konsumohen më shumë gjela deti se sa pula. Kjo edhe për shkak të madhësisë së tyre natyrale, që është ideale për një familje katëranëtarëshe. Për të gjithë ata, që nuk i japin rëndësi agjerimit, mishi i derrit është zgjedhja e parë. Shumë shpesh shërbehet edhe mish viçi. Produktet e mishit si sallamërat janë po ashtu të preferuara./DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...