Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një vlerësim ligjor historik për të dënuar krimet e komunizmit

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një vlerësim ligjor historik për të dënuar krimet e komunizmit

Nga: Besim Ndregjoni

Një thënie e moçme sh qiptare ka një postulat, “Ma mirë vonë se hiç” mbas tri dekadash faktori ndërkombëtar nëpërmjet prezencës së OSBES-së në Shqipëri nga data 13, 14, 15 dhjetor 2021 organizoi në Tiranë një konferencë kombëtare për të zhdukurit e diktaturës komuniste. Familjarët e të zhdukurve të komunizmit falënderojnë prezencën e OSBE-së në Tiranë dhe ambasadorin SHTZ, Vincezo Del Monaco, dhe Sh. T. Z. Peter Zingraf, ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë për kontributin politik dhe financiar të konferencës. Gjatë tridhjetë një vjeçarëve, politika dhe shteti i ashtuquajtur demokratik si pasardhëse të diktaturës komuniste, heshti ndaj krimit të diktaturës enveriste. Dy partitë kryesore, si Partia Socialiste trashëgimtare dhe ricikluese e trashëgimtarëve të diktaturës, dhe Partia Demokratike e udhëhequr nga intelektualë të privilegjuar dhe të ideologjizuar nga sistemi diktorial, stalinist-enverist gjatë.

këtij tranzicioni, nuk planifikuan në programet e tyre gjetjen e eshtrave të pushkatuarve, por nuk morën asnjë nismë ligjore për drejtësi tranzitore për të dënuar krimet makabre të diktaturës. Partia Socialiste, si trashëgimtare e diktaturës që ndërroi emrin në ‘91, por nuk ndërroi metodat dhe nuk mund të dënonte baballarët xhelatë që i kishin kryer këto krime, veproi politikisht me heshtje dhe adaptoi ligje që këto krime të futeshin në arshivën e harresës. Kurse Partia Demokratike i përdori krimet e komunizmit me retorika politike për marrje pushteti, duke qëndruar indiferente ndaj aspektit ligjor. Pra, kishte një dakordësi në mes tyre për të heshtur ndaj krimit komunist.

Gjenocidi komunist në këtë periudhë tranzicioni u përball me një shoqëri të heshtur dhe një drejtësi inekzistente. Ç’është krimi komunist, kush është krimineli komunist, a duhet dënuar krimi komunist? Përse duhen dënuar kriminelët komunistë? Këto pyetje janë thelbësore për një shoqëri të civilizuar. Nga përgjigjja e plotë e tyre varet në fakt mbarëvajtja e shoqërisë në përgjithësi.

Atdheu im, Shqipëria, gjatë periudhës staliniste enveriste u shndërrua në një kamp përqendrimi genocidial të frikës. Të gjithë kishin frikë nga të gjithë. Populli kishte frikë nga diktatori, diktatori me shokët e tij frikësoheshin se kishin gjymtuar e masakruar popullin. Populli trembej nga diktatori që vriste, burgoste, internonte atë pjesë të shoqërisë që mbronte të drejtat dhe liritë e tyre. Prindërit trembeshin nga fëmijët, nga fqinji, nga miku, i burgosuri nga i burgosuri, për gjysmë shekulli, edhe pse jo të gjithë e ndiejmë dhunën e diktaturës. Por dhe ata që e adhuronin, ose asnjanës, ishin të përfshirë në burgun e frikës e mjerimit të përhershëm. Ky ishte gjenocidi komunist shqiptar. Por në këtë gjenocid nuk mund të barazohet krimi me viktimën. Dua thjesht të tregoj përmasat e krimit, viktimizimin e një populli të një vendi nga një grusht kriminelësh me një ideologji staliniste që i shërbeu diktaturës deri në grahmat e fundit. Në konferencën treditore referuan studiues dhe prokurorë nga Gjermania, Polonia, Austria, Spanja etj. Referuan edhe përfaqësues të institucioneve shqiptare. Referuesit e huaj e trajtonin në referatet e tyre krimin si kishte ndodhur dhe sikur e kishin përjetuar viktimat në Shqipëri duke bërë apel për të gjetur eshtrat e të vrarëve dhe për të dhënë drejtësi për të dënuar kriminelët. E kundërta ndodhte me përfaqësuesit e institucioneve shqiptare, ata fliteshin se legjislacionin e diktaturës nuk mund ta preknin me drejtësinë tranzitore dhe nuk mund t’i dënonin krimet e komunizmit. Kur dëgjoja këta prokurorë dhe drejtues të lartë të institucioneve të vendit tim të flisnin me gjuhën e diktaturës, turpërohesha përpara miqve ndërkombëtarë dhe më shkonin ndërmend fjalët e Konicës: “E keqja e shqiptarit është vetë shqiptari”.

Ironia e trishtuar e të gjithë tragjedisë shqiptare është se xhelatët, “heronjtë” e saj, janë falur pa kërkuar falje. Në komunizëm kishte ligje që mbronin diktaturën, por jo ligje që e dënonin atë. Kjo është e kuptueshme, ligjet i kishin hartuar dhe miratuar xhelatët e diktaturës për të sunduar. Në “demokracinë” shqiptare rezultoi se kriminelët kishin vepruar duke respektuar ligjin, për pasojë ata nuk mund të dënoheshin. Nuk e di se cila mendje “gjeniale” arriti në këtë përfundim. Dhe kjo solli që udhëheqësit e diktaturës të dënoheshin për kafe dhe jo për gjenocid që kishin ushtruar ndaj popullit shqiptar. Dhe një paketë ligjore që u bë në vitin 1995 për gjenocid u asimilua me marrjen e pushtetit nga Partia Komuniste, alias socialiste, me forcën e armëve në vitin 1997. Partia Socialiste u dha edhe certifikatën e pafajësisë dhe i dëmshpërblej më shumë se viktimat që kjo udhëheqje diktatoriale kishte vrarë dhe zhdukur për pesëdhjetë vite diktaturë.

Por Partia Demokratike përse heshti ndaj mosdënimit të krimit komunist dhe përgjigjja është më se e qartë: ajo nuk kishte identitetin e së djathtës, ajo me heshtjen e saj ndaj këtij krimi u bë fajtore si Partia Socialiste.

Në vendin tonë ka një fjalë të urtë: “Gjaku nuk bëhet ujë”. Në të vërtetë, në Shqipërinë postkomuniste gjaku, vuajtjet, dhimbja e pafund u bënë kafe. Terrorizmi shtetëror u mor në mbretje nga ligjshmëria e diktaturës që u përmbys. Absurditeti i një shoqërie e vendi i të dashuruarve fatalisht pas absurdit. Nëse do të ishte vepruar kështu mbas Luftës së Dytë Botërore, nuk do të kishte arsye të ngrihej Gjykata e Nurembergut, nuk jam i hakmarrjes, por apologje i krimit.

Drejtësia në demokraci nuk është vazhdim i luftës së klasave, xhelatët “heronjtë” e tmerrit dhe të ferrit mund të faleshin, por vetëm mbasi të gjykoheshin.

Gjatë konferencës u fol për legjislacionin ndërkombëtar që dënon krimin e diktaturën, që qeveritë e Shqipërisë e kishin ratifikuar. Atëherë, pse nuk i zbatojnë këto ligje institucionet shqiptare? Për moszbatimin e legjislacionit po jap parashikimin e historianit shqiptar amerikan, ish-i burgosuri politik, Ziso Vangjeli, i cili kishte studiuar në Amerikë për histori ushtarake, gjatë Luftës së Dytë Botërore si oficer amerikan zbarkon në Normandi dhe mbas luftës punoi në një klub kulturor në Paris. Dashuria për atdheun e detyroi të bisedonte me ambasadorin komunist dhe të kthehej në Shqipëri, ku në fillim e punësuan pedagog në Tiranë, mbas dy vitesh e transferojnë në Gjirokastër dhe e dënuan si agjent me burg politik. Gjatë seancës gjyqësore, ai nuk do t’iu përgjigjej akuzave të sajuara të komunistëve, por do të deklaronte në sallë të gjyqit: Kur të bjerë komunizmi, se do të bjere patjetër, ne do të vuajmë më pas me dekada prej hibridit, komunistët janë të sofistikuar në politikën e kuadrit, bijtë e të kuqve do vijojnë etërit, ajo përzierje zelli dhe inati, herë i fshehur e herë i hapur, për etërit e kuq që s’patën fuqi dhe mend të ishin të përjetshëm do t’i bëjë dinakë dhe të ligj. Nga kundërshtarët e tyre që i urrejnë për vdekje do të vjedhin idetë, projektet dhe deri sloganet e do t’i propagandojnë më mizorisht për t’i vënë në jetë gjoja si amanete, do të kërkojnë me çdo çmim zhdukjen e zotërve të këtyre ideve, do të kërkojnë pushtet të pamerituar si trashëgimtarë, si zanatçinj të kuq dhe kundërshtarët do t’i durojnë për sfond. Do të kërkojnë të bëhen pronarë. Dhe kështu do të sundojë hibridi gjatë, mjaft gjatë. Hibridet janë si monstra e për t’i luftuar ata, duhet të jesh si ata. Do të jetë më keq, ca kohë njerëzit do të mendojnë diktaturën. Burg i detyruar. Liri e detyruar, kaos dhe llum, pra pas dënimit me burg populli do të dënohet me liri qorre. Liria qorre është dënim. Nuk jam unë njeri kundër komunistëve, janë komunistët kundër njeriut. Shqipëria ime pret pranverën, pret të dënohen krimet që u zhduku kufomat mbi 5000 shqiptarëve. Por kur do të vijë ajo?

 

Tags: Besim Ndregjonikomunizmishqiperia

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
Policia zbardh mega-operacionin: Kanë mashtruar mbi 2 milionë shtetas

Policia zbardh mega-operacionin: Kanë mashtruar mbi 2 milionë shtetas

Temperaturat për sot do të shënojnë -2 gradë celsius

Temperaturat për sot do të shënojnë -2 gradë celsius

Kursi i këmbimit/Rënie e lehtë e dollarit dhe euros, paundi britanik në rritje

Kursi i këmbimit/Rënie e lehtë e dollarit dhe euros, paundi britanik në rritje







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën
Politikë

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

by mirseda
22:18 | 21/01/2026
0

Të enjten Parlamenti do diskutojë dhe votojë edhe kërkesën e grupit të PS për miratimin e marrëveshjes...

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

20:46 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com