Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Dalin përgjimet/ Prokurorja dhe djali i saj, pjesë e bandës së Kukësit

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Së fundmi është zbardhur dosja e Prokurorisë për grupin kriminal në Kukës, që kultivonte kanabis, dhe që çoi më pas në pranga deri tani 22 persona.

Pjesë e kësaj dosje janë dhe përgjimet e grupit kriminal, ku janë të përfshirë një prokurore me inicialet F. V. dhe djali i saj, që punon tek Këshilli i Qarkut Kukës.

Nga përgjimet e Prokurorisë, kuptohet se të gjithë janë në dijeni të kultivimit të lëndës narkotike.

Përgjimet e plota të anëtarëve të bandës të zbardhura:

Më datë 12.09.2019, ora 09:40, poseduesi i numrit të telefonit 068… (femër) i telefonon shtetasit Kreshnik Murata, ku flasin dhe thonë duke qeshur se “na paskan futur në përgjim”.

Më datë 12.09.2019, ora 10:43, poseduesi i numrit të telefonit 068.. i telefonon shtetasit Kreshnik Murataj, ku i thotë “a ike prej Avdylit”, ku Kreshniku i përgjigjet se “jo”.

Më datë 12.09.2019, ora 11:02, poseduesi i numrit të telefonit 068… i telefonon shtetasit Kreshnik Murataj.

Më datë 13.09.2019, ora 11:11, poseduesi i numrit të telefonit 069… i telefonon shtetasit Kreshnik Murataj, ku i thotë se erdhën ata (bëhet fjalë për policinë).

Më datë 13.09.2019, ora 19:00, poseduesi i numrit të telefonit 068.. telefonohet nga shtetasi Kreshnik Murataj, ku Kreshniku i kërkon të heqë te Sinani, ku 140 i përgjigjet se “ta heq nesër”.

Më datë 13.09.2019, ora 19:25, poseduesi i telefonit me numër 068… i paidentifikuar komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj në telefonin e tij me numër 068…, ku komunikojnë me njëri-tjetrin për makinat e policisë që kanë dalë për kontroll.

Më datë 14.09.2019, ora 06:46, poseduesi i numrit të telefonit 068… (femër) telefonohet nga shtetasi Kreshnik Murataj, ku flasin dhe thotë se ku është Gëzimi, apo i përgjigjet “në gjumë”, Kreshniku i thotë “thuaj se atje ka shumë punë”.

Më datë 18.09.2019, ora 10:27, poseduesi i numrit të telefonit 068… (i identifikuar me emrin Akil Buna nga Laçi) i telefonon shtetasit Krehsnik Murataj, ku flasin me njëri-tjetrin dhe është në dijeni të veprimtarisë së tij.

Më datë 21.09.2019, ora 09:52, i telefonon shtetasit Kreshnik Murataj dhe i thotë “sot a ke ndonjë punë për mua se kam 7 muaj pa lëvizur” dhe shtetasi Kreshnik Murataj i thotë “hajde se për tre ditë jam shumë i ngarkuar”.

Më datë 21.09.2019, ora 14:36, i telefon shtetasit Kreshnik Murataj dhe e pyet nëse e ka marrë në telefon Lindën dhe ai i përgjigjet se është në mal dhe ka një nga Gjirokastra me vete.

Më datë 25.09.2019, ora 08:42, poseduesi i telefonit me numër 069.. (familjarët e Kreshnikut) i paidentifikuar komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj në telefonin me numër 068…, ku i thonë “shpejt, shpejt, se ka gjuetarë në mal”.

Më datë 25.09.2019, ora 14:10, poseduesi i telefonit me numër 069… i paidentifikuar komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj në telefonin e tij me numër 068…, ku e pyet se ka dalë kush lart dhe Kreshniku i përgjigjet se “po”, ku i tregon se “kanë dalë nja gjashtë makina nga Shikajt, nga unë dhe të Bexhet Sula”, ku i tregon se i ka thënë Elidoni.

Më datë 25.09.2019, ora 22:40, poseduesi i telefonit me numër 068… (i identifikuar si Tiku nga Puka) komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj.

Më datë 27.09.2019, ora 10:16, poseduesi i telefonit me numër 068… (i përgjigjet një femër) i paidentifikuar komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj në telefonin e tij me numrin 068…, ku Kreshniku e pyet për prokuroren F. V., ku pasi komunikon me të ajo i përgjigjet se “nuk e njof”.

Më datë 27.09.2019, ora 10:47, poseduesi i telefonit me numër 069… (i identifikuar si Visi djali i prokurores F. V.) i paidentifikuar komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj në telefonin e tij me numër 068…, ku i tregon se punon te Këshilli i Qarkut Kukës.

Më datë 28.09.2019, ora 18:04, poseduesi i telefonit me numër 069… (Beni nga jugu) komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj në telefonin e tij me numër 068…, ku i dërgon mesazh dhe e falënderon për pritjen.

Tags: Kukespërgjimeprokurore

TË LIDHURA

Aktualitet

Nëna u bë shkak, si u zbulua vendi ku fshihej autori i vrasjes së policit në Maliq

14:33 | 04/06/2026
Aktualitet

SPAK i sekuestron vilën Ballukut, zbardhet skema e korrupsionit, ish-zv/kryeministrja favorizoi …

14:13 | 04/06/2026
Aktualitet

“Kam kërkuar vlerësim të plotë të situatës”, Lamallari shkon te Trauma: Mjekët po bëjnë të pamundur

13:52 | 04/06/2026
Next Post

Operacioni në Kukës, Lleshaj flet për dy policët e implikuar

Rudina Hajdari dhe Gjiknuri kërkojnë kthimin e PD-LSI në Këshillin Politik

OFL 'zhvendoset' në Fier, u kërkon llogari për pasurinë 4 shtetasve







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Nëna u bë shkak, si u zbulua vendi ku fshihej autori i vrasjes së policit në Maliq

by mirseda
14:33 | 04/06/2026
0

Të tjera detaje janë mësuar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm, 4 qershor,...

SPAK i sekuestron vilën Ballukut, zbardhet skema e korrupsionit, ish-zv/kryeministrja favorizoi …

14:13 | 04/06/2026

“Kam kërkuar vlerësim të plotë të situatës”, Lamallari shkon te Trauma: Mjekët po bëjnë të pamundur

13:52 | 04/06/2026

Kërkesa për ndalimin e qarkullimit të patinave elektrike, GjK nuk e kalon për shqyrtim

13:45 | 04/06/2026

Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare merret nën hetim për akuzën e pastrimit të parave

13:42 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com