Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Dalim për një kafe andej nga mbledhja

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Këta ‘i marroftë zoti!’… Ma kujtoi Astriti

Nga: Frrok Çupi

Kafja duket se është shtruar me mermerin e famshëm të Muhurit, por nuk ka ngrohje. Pesë a gjashtë burra kanë ardhur për mbledhje dhe kanë afruar tavolinat. As kanë hequr xhupat e rëndë, as kanë liruar trupin si në ‘ndenje’. Bulqiza është e ftohtë.

Në asnjërIn prej portreteve të burrave nuk lexohet e njëjta mendje. I ardhuri nga Tirana ka një alarm të vogël që të tjerët nuk e kanë: Aty përjashta, mbledhur kruspull, janë ulur dy a tre të tjerë, pinë duhen, por nuk janë për mbledhje. ‘Takimet me strukturat’ duhen transmetuar në facebook, se i kërkojnë nga qendra!… Këto bluan i deleguari nga Tirana.

Të tjerët kanë tjetër tis në fytyrë:

I pari duket se dikur ka qenë nëpunës i shtetit; ka një përqendrim më të disiplinuar dhe kontrollues. Në krahun e djathtë të të deleguarit nga Tirana, dhe dy karrige më tej, duken dy burra që ngjajnë me të ardhurin, po ngjajnë si dy pika ujë. Në tavolinat e vogla e të rrumbullakëta ka ‘Ivi’, kafe dhe nga një gotë raki. Njëri nga më të imtët mes burrash, nuk duket se ka ndonjë lidhje me gotën, por megjithatë është i lëshuar si të ketë rënë nga rakia. Dy tre të tjerë nuk kanë vend ku ulen dhe presin me duar në xhepa. Njëri, si më intelektuali, pozon duke qeshur e me gishtin në faqe; ndoshta është nga ata që shkruan vjersha në fshat dhe këta i duhen Partisë. Një ekran televizori varet në mur; ka ndodhur pikërisht ora kur një vajzë nga Maqellara jep lajmet nga një kanal i Tiranës.

Ka nisur puna përgatitore për fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit dhe disa parti kanë emëruar të emëruarit e Partisë në qarqe; më duket se vetëm PD deri më sot. Fotot për mbledhjen e Bulqizës kanë marrë dhènë përmes facebok-ut. I emëruari nga qendra është Xhelali, që ka qenë kryetar bashkie në Kamzë, por facebokun e ushqen një tjetër militant, edhe ky me emrin Xhelal. Njerëzia është ndarë edhe brenda llojit politik: Dikush shërben propagandën, dikush kujdeset mos hyjnë armiq në mbledhje; të tjerët kujdesen për veten e tyre: kush ka qejf një gotë raki, kush një ‘Ivi’ e kush veç kafe. Fëmijët dikur thërrisnin ‘hajde luajmë andej nga mbledhja’ dhe nënkuptonin ‘qendrën e emulacionit’ në fshat. Tani fëmijët e burrëruar thërrasin njëri tjetrin: ‘haj dalim për një kafe andej nga mbledhja’.

Në të gjithë vendin, jo vetëm në Bulqizë, po ndodh kështu, kur ‘vjen mbledhja’. Ky është një zakon i vjetër, madje qysh para pluralizmit politik. Atëherë në qytetin e vogël priteshin vetëm dy a tre thirrje që iu vinin mirë të gjithëve: O thirrja ‘erdhi kinemaje’, o thirrja ‘erdhi akullorja’, ose në disa fshatra kur vinte ariu i Cirkut. Por pastaj jeta u bë shumë më e bollshme. Pjetër Arbnori, një disident i madh dhe i burgosur i komunizmit, pat thënë një herë në publik se ‘tani në koshat e plehrave gjen letra karamelesh e çokollatash’.

Por një gjë nuk ndryshoi kurrë: Ata janë të gjithë të ndarë në fise aq sa ngjajnë si vëllezër në të njëjtën mbledhje- kjo është e para. Dhe e dyta- ku ka një mbledhje, aty ka një kafe e një gotë raki.

Një djalë shqiptar, që studioi në Nju Jork, dhe që erdhi të punojë në Tiranë, kishte pasur siklet me të njohurit në qytetin amerikan. Ishte diku nga viti 1992, dhe Froni ( Nazi) kthehej shpesh te prindërit në Nju Jork. Të njohurit, deshën të dinë si bëhet biznes në Shqipëri, e mbase edhe provonin. (Jo si historia e shpifur e Ndragheta që këto ditë mashtroi të gjithë budallenjtë). Froni nuk donte të fliste për biznesin e bashkëkombësve. Por një ditë ia kërkuan me ‘çdo kusht’. Atëherë djaloshi i thërriti miqtë në një bar. I ftoi të uleshin në shilte dhe u solli nga një gotë raki e duhan. Pastaj prapë raki… Erdhi një çast që u bezdisën dhe i thanë ‘mjaft, na trego tani si bëhet biznesi atje’. Djaloshi ngriti duart e iu bëri shenjë se ‘ja kështu!’.

Më erdhi në mendje për shkak të mbledhjeve të partisë për fushatën e 25 prillit. Biznesi, sigurisht që ka ndryshuar nga tregimi në Nju Jork 1992. Por puna e politikës është njësoj si biznesi me markën ‘pak raki e duhan e kafe’. Kudo kështu ka nisur fushata politike e zgjedhjeve të 25 prillit.

Njerëzit e presin me kërshëri fushatën, jo të gjithë, por sidomos carahoshët e fshatit. Këta e dinë ku jepet një kafe e një gotë raki. Nesër ose pasnesër vjen partia tjetër; edhe ajo nuk mund të jetë pa një kafe e një raki.

Politika nuk i ka shumë borxh individit që e mashtron. E mashtron për vilat e veta, për Ndraghetën, për të vdekurit, për covidin, për përmbytjet… Politika mashtron veten, ç’borxh i ka tjetrit?

Por edhe njerëzit e ‘Bulqizave’ e marrin lehtë- lehtë: Një gotë raki e një kafe!, pa le të mashtrojnë sa të duan. Se mos këta që vijnë për kafe, vallë i tregojnë të vërtetën Partisë!?

Tags: Frrok Çupikafembledhjeopinion

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Nusreti në telashe, policia e heton për videon e publikuar në rrjetet sociale

Nusreti në telashe, policia e heton për videon e publikuar në rrjetet sociale

“Përhapi panik për koronavirusin”, Kurti shkarkon Ministrin e Brendshëm

Moscertifikimi i Kurtit, Vetëvendosja dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme

Ndërron jetë legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona

Misteret e pasurisë së Maradonës, zbulohen dy kasaforta në Dubai







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Karakaçi paralajmëron masa të reja dhe Akademinë e Energjisë
Kryesore

Karakaçi paralajmëron masa të reja dhe Akademinë e Energjisë

by mirseda
19:35 | 27/03/2026
0

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka paralajmëruar ngritjen e një fondi emergjence për sektorin energjetik....

Eliminimi i Shqipërisë, feston edhe Barcelona në Spanjë. Ka “zemër” nga… Ana

Eliminimi i Shqipërisë, feston edhe Barcelona në Spanjë. Ka “zemër” nga… Ana

19:34 | 27/03/2026
I dënuar me 27 vite për grusht shteti, ish-presidenti i Brazil në arrest shtëpiak 3 muaj

I dënuar me 27 vite për grusht shteti, ish-presidenti i Brazil në arrest shtëpiak 3 muaj

19:32 | 27/03/2026
FBI e konfirmon: Drejtori Kash Patel është shënjestruar nga hakerat

FBI e konfirmon: Drejtori Kash Patel është shënjestruar nga hakerat

19:27 | 27/03/2026
30-vjeçari dëmton veten me thikë në gjendje të dehur, dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

30-vjeçari dëmton veten me thikë në gjendje të dehur, dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

19:19 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com