Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Daily Mail: “Gjakmarrje pas hekurave”, pse u rrëmbye Jan Prenga

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Pengmarrja e Prengës/Lala: Urdhri u dha nga shqiptari i rrezikshëm në Ekuador

Vetëm pak ditë më parë, në një video mesazh, sekretarja britanike për punët e brendshme Priti Patel angazhohej për një luftë frontale ndaj krimit të organizuar shqiptarë të përfshirë në trafikun e kokainës në Britaninë e Madhe. Dhe sot, për të ilustruar dominimin e tregut të kokainës nga grupet shqiptare në Angli, gazeta Daily Mail i ka kushtuar një reportazh se si shkoi keq trafiku 260 kile kokainë mes dy grupeve kriminale dhe ai që e pësoi ishte Jan Prenga i marrë peng në Kamëz.

“Gjakmarrje pas hekurave” ky është titulli i shkrimit ku tregohet historia se si dy gangsterë shqiptarë të pashpirt, u përfshinë në një marrëveshje për një sasi droge me vlerë 20 milion stërlina, e si pasojë u ndërmor një rrëmbim brutal. E gjitha, sipas Daily Mail, një dramë mafioze ku dy prej aktorëve kryesorë, Dritan Rexhapi dhe Astrit Prenga, njëri në burg në Ekuador dhe tjetri në një burg anglez, prodhuan fundin tragjik të një personi të pafajshëm që ishte Jan Prenga.

Gazetarët Richard Pendlebury dhe Stephen Wright i kanë përshkruar lexuesve të gazetës kronologjinë e rrëmbimit dhe zhdukjes së trupit të Jan Prengës, pasi vëllai i tij nuk çoi në destinacion 260 kile kokainë të sjella deri në portin e Portsmuthit prej Dritan Rexhepit për llogari të dy grupeve kriminale nga Shkodra dhe Shijaku. Gazetarët thonë se ka skepticizëm në Angli që sekretarja e shtetit Priti Patel do të angazhojë burimet e duhura njerëzore, për të luftuar rrjetet e ngushta e të papenetrueshme të trafikantëve shqiptarë të kokainës në Angli.

Një zëdhënës i NCA Agjencisë Britanike kundra krimit të organizuar i tha Daily Mail se “ne jemi në dijeni të kësaj ngarkese kokaine dhe rrëmbimin e Jan Prengës dhe besojnë se vdekja e tij ka të bëjë me mosmarrëveshjet për këtë sasi droge. Ne vijojmë të bashkëpunojmë me autoritetet për këtë incident. Ne e kemi të pamundur të konfirmojmë apo mohojmë arrestimin Astritit vëllait të Jan Prengës në Angli”.

Sias gazetarëve Pendlebury dhe Wright, mbetet e paqartë se çdo të ndodhë me Dritan Rexhepin në përfundim të dënimit në Ekuador. “Ai në përfundim të dënimit në Ekuador me të gjitha gjasat mund të ekstradohet të Shqipëri të vuaj dënimin për vrasje. Drejtësia italiane po ashtu dëshiron ta ketë në burgjet e saj për akuza trafiku droge e vrasje. Po a e ka një as nën mëngë edhe kësaj here “Mbreti Arratisjeve?.

Ndërkohë në Shqipëri hetimet për rrëmbimin e Jan Prengës duket janë në vend numëro. Personat e shpallur në kërkim si urdhëruesit dhe ekzekutorët e pengmarrjes vijojnë të jenë të lirë e shpallur në kërkim. Të arrestuarit në Kompleksin Golden në Shijak Leonard Hajri, Ardian Docaj, Bajram Hajri dhe Olsi Turja janë lënë nga gjykata në arrest shtëpie ose detyrim paraqitje.

Vetëm kopshtari i fiksuar nga kamera e sigurisë me lopatë në dorë kur trupi Jan Prengës futen në një furgon të bardhë, Festim Bexhdili ka mbetur në burg. Prokurorët shpresonin që njërin prej të arrestuarve ta kthenin në bashkëpunëtor të drejtësisë por nuk ia dolën. Heshtja e të arrestuarve lidhet me faktin se nëse do të gjendej trupi Jan Prengës ata do të viheshin nën akuzë për vrasje në bashkëpunim e rrezikuar burg përjetë. Me akuzat aktuale të ngritura për ta që kanë të bëjnë me pengmarrje i shpëtojnë burgut përjetë. Ndërkaq, prej shkurtit 2020 Prokuroria e Tiranës ia kaloi çështjen SPAK. Familja e Jan Prengës i ka lidhur shpresat për të marrë drejtësi nga prokurorët e SPAK Altin Dumani dhe Behar Dibra.  Por, duke marrë në konsideratë volumin e madh të hetimeve anti-korrupsion të prokurorëve Dumani dhe Dibra, familja Prenga shpreson që këtë çështje mos ta zërë pluhuri harresës si pasojë e prioritetit të hetimeve anti-korrupsion. Trishtimi i familjes Prenga ishte edhe më i madh pas lajmeve se Hajrët bridhnin të lirë përpara zgjedhjeve, edhe pse ishin të shpallur në kërkim.

Dëshmia e vëllait: Ja pse e rrëmbyen Janin

Dëshmia e vëllait të Jan Prengës, i cili u mor peng në 17 janar 20202 në Kamëz, ka qenë thelbësore në zbardhjen e motivit të krimit. Sipas dosjes së prokurorisë,  Anton Prenga, vëllai i të rrëmbyerit dhe zhdukurit, i ka thënë hetuesve se rrëmbimi i vëllait kishte ardhur si rezultat i vjedhjes së 260 kg kokainë në Angli. Sipas Anton Prengës, vëllai i tij dhe disa persona të tjerë kishte grabitur ngarkesën e drogës, që e kishin nxjerrë nga porti i Portsmuthit me porosi të dy iranianëve dhe një britaniku. Disa ditë më vonë, Gentian Doçi, i shpallur në kërkim për ngjarjen, ka telefonuar vëllain tjetër të viktimës, duke i thënë “mos bëni gabim të prekin sasinë e kokainës, pasi janë gjërat e mia dhe duhet të mi ktheni mbrapsht”.

Në dëshminë e tij, Anton Prenga ka treguar bisedat e tij telefonike me Gramoz ose Dritan Rexhepajn, i burgosur në Ekuador, i dyshuar si porositës i pengmarrjes, para dhe pas rrëmbimit të vëllait. Në bisedat e para, Rexhepaj i ka dhënë besën për kthimin e pengut shëndoshë e mirë nëse kthehej droga. Por sipas dëshmitarit, edhe pasi vëllai i tij në Angli ktheu sasinë prej 106 kg kokainë si edhe 700 mijë paund, vëllai peng nuk ishte liruar.

Teksa pengu nuk po kthehej, Anton Prenga ka treguar se ka marrë një tjetër telefonatë nga Rexhepaj, i cili i ka thënë se ata personat i kishin dalë nga fjala dhe i ka rrëfyer emrat e pengmarrësve të vëllait, aktualisht të shpallur në kërkim nga policia./ Tirana Today

Artikulli i Daily Mail
                                                                   Artikulli i Daily Mail
Tags: “Daily Mail”jan prengakokainerrembim

TË LIDHURA

Policia njofton plan masash për ndeshjen Shqipëri–Angli; kufizime qarkullimi në disa akse rrugore
Aktualitet

Policia njofton plan masash për ndeshjen Shqipëri–Angli; kufizime qarkullimi në disa akse rrugore

16:51 | 15/11/2025
Pas atentatit në Rinas, Gjykata “shpëton” policët që lëshuan vërtetimin për Muçi Shaljanin
Aktualitet

Pas atentatit në Rinas, Gjykata “shpëton” policët që lëshuan vërtetimin për Muçi Shaljanin

16:16 | 15/11/2025
Begaj: Gjuha shqipe është identiteti ynë dhe duhet mbrojtur
Politikë

Begaj: Gjuha shqipe është identiteti ynë dhe duhet mbrojtur

16:08 | 15/11/2025
Next Post
Vranë ish-bankierin pasi tërhoqi para/ Pranga shqiptarit, në kërkim një tjetër

Vranë ish-bankierin pasi tërhoqi para/ Pranga shqiptarit, në kërkim një tjetër

Novara, italiani 63 vjeçar vret me thikë fqinjin shqiptar

Novara, italiani 63 vjeçar vret me thikë fqinjin shqiptar

‘U korruptua qëllimi i ligjit’: ONM kundër KPK për shkarkimin e Genci Qanës

‘U korruptua qëllimi i ligjit’: ONM kundër KPK për shkarkimin e Genci Qanës







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

20:39 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Ndeshja ndaj Anglisë, Sylvinho në konferencë
Sport

Ndeshja ndaj Anglisë, Sylvinho në konferencë

by mirseda
17:11 | 15/11/2025
0

Shqipëria ia arriti qëllimit duke u kualifikuar për herë të parë në Play Off të një Botërori....

Policia njofton plan masash për ndeshjen Shqipëri–Angli; kufizime qarkullimi në disa akse rrugore

Policia njofton plan masash për ndeshjen Shqipëri–Angli; kufizime qarkullimi në disa akse rrugore

16:51 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025
Serbia në krizë nafte: Sanksionet e SHBA ndaj NIS rrisin çmimet, rezervat për 10 ditë

Serbia në krizë nafte: Sanksionet e SHBA ndaj NIS rrisin çmimet, rezervat për 10 ditë

16:22 | 15/11/2025
Greqi, gjendet drogë e fshehur në një kafaz për mbarështimin e qenve në Veria

Greqi, gjendet drogë e fshehur në një kafaz për mbarështimin e qenve në Veria

16:18 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com