Pasi shezlongut në Golem që ishte 50 euro, një tjetër çudi është duke qarkulluar nëpër media. Kësaj radhe është në jug të vendit, në Sarandë. Ku një fileto demi kushton 2500 lekë të reja , ndërsa një sallatë fshati kushton 700 lekë të reja.
Kurse një racion djathë dhie kushton 650 lekë të reja. Çmime aspak normale për këto produkte, të cilat tregojnë më së miri abuzimet që bëhen gjatë sezonit.
Për vite me radhë, ky është një nga problemet kryesore të pushuesve. Të cilët ankohen për çmimet e larta, e në të shumtën e rasteve edhe absurde.
Por, edhe pse është një problematikë e denoncuar nëpër media vazhdimisht, përsëri nuk merren masa nga institucionet përkatëse. Dhe kështu bizneset private vendosin çmime të kripura, duke dashur të përfitojnë nga pushuesit dhe turistët.