Foto Galeri

A mund ti përdorim kremrat e diellit të vitit të kaluar? Ja çfarë thonë dermatologët (foto)

               Publikuar në : 12:01 - 13/07/19 M. S

Kremrat për mbrojtjen nga dielli mund të përdoren për më shumë se një vit. Në këtë përfundim kanë arritur dermatologët, të cilët testuan pesë kremra me SPF të lartë 50+ për fëmijët.

Disa prej jush e ka hedhur kremin, me idenë se nuk do të ketë të njëjtin funksion dhe vitin tjetër, por ja që gaboheni! Tani mund të kurseni nga buxheti juaj, duke përdorur të njëjtin krem që keni përdorur një vit më parë, dhe do të jeni plotësisht të mbrojtur.

Vlen të theksohet fakti se ju duhet të ruani kremin në mënyrë të kujdesshme: “Mos e lini shishen të hapur pas përdorimit, dhe vendoseni në hije”, këshillon Ann Lievens.

Ajo gjithashtu i nxit njerëzit ta ruajnë produktin në një vend të freskët e të thatë, larg nga dielli, edhe gjatë vitit.

Për më tepër, ka disa gjëra që duhet të kontrolloni para se të përdorni produktin.

Nëse ka erë të çuditshme ose cilësia ka ndryshuar plotësisht, ju duhet ta hidhni atë gjithsesi. “Por nëse duket mirë, ju patjetër mund ta përdorni atë edhe vitin tjetër”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT