Ministri i Brendshëm Bledar Çuçi foli lidhur me ndryshime në Policinë e Shtetit.
Sipas Çuçit ndryshimet janë të domosdoshme në kuadër të vizionit për Shqipërinë 2030. Ministri foli për ristrukturim në tërësi por dhe për ndryshime në emra konkretë.
Ministri Çuçi:“Në lidhje me vazhdimin e përmirësimit të punës së policisë, sigurisht që ne jemi në prag të fillimit të një mandati të tretë qeverisës, pa diskutim që edhe në funksion të zbatimit të gjithë programit qeverisës për 4 vitet e ardhshëm është e nevojshme të bëhen ndryshime për t’iu përshtatur dhe vizionit për Shqipërinë 2030 dhe kjo lidhet me ristrukturim dhe me emra konkretë. Do kalojmë në një nivel tjetër në administrimin e territorit. Do jemi në nivelin më të lartë për nga cilësia e teknologjisë për kontrollin e territorit. Edhe emrat dhe ristrukturimi shkojnë bashkë”