Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Çuçi: Disa Bashki janë në prag falimentimi/Rama paralajmëron kryebashkiakët

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Çuçi: Disa Bashki janë në prag falimentimi/Rama paralajmëron kryebashkiakët

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, foli në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Edi Rama, ku janë mbledhur sot kryetarët e Bashkive. Në fjalën e tij ai pohoi se ka realitete të ndryshme nga Bashkia në Bashki sa i takon menaxhimit. Ai theksoi se ka modele Bashkish që kanë arritur ta zerojnë borxhin e trashëguar nga pala tjetër, por disa të tjera janë në prag të falimentimit. Bledi ÇuçI kërkoi ndërgjegjësim dhe përgjegjëshmëri.

“Kemi krijuar modele të suksesshme të funksionimit të Bashkive. Sot Bashkitë mbledhin më shumë të ardhura nga taksat vendore dhe kanë më shumë transferta nga qeveria dhe rritje të transfertës së pakushtëzuar nga buxheti i shtetit.

Transferta është rritur në mënyrë progresive pas miratimit të ligjit të financave vendore. Në vitin 2021, transferta ka shkuar 18 miliardë lekë. Është rritur me 124% shuma që kanë grumbulluar Bashkitë nga të ardhurat e veta krahasuar me vitin 2015.

Por decentralizimi është një proces me dy kahe. Kërkohet ndërgjegjësim dhe përgjegjshmëri në rritje. Këtu realitetet janë krejtësisht të ndryshme. Sot kam kënaqësinë të shpreh vullnetin e qeverisë për të vazhduar reformën e decentralizimit. Por ky nuk është qëllim, por mënyrë partneriteti që ka për qëllim final shërbime më të mira ndaj qytetarëve.

Kemi realitete të ndryshme nga Bashkia në Bashki. Mund të marr rastin e borxheve që kanë trashëguar dhe për fat të keq disa Bashki vazhdojnë dhe e thellojnë. Kemi modele Bashkish që kanë arritur ta zerojnë borxhin dhe kemi Bashki që janë në prag të falimentimit”, u shpreh ministri.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se qeveria do të marrë në administrim të gjitha ato Bashki, që po shkojnë drejt kolapsit financiar.

“Gjithsesi, një gjë që ministrja nuk e tha, mbase donte të ma linte mua, se lajmin e keq ma lënë mua gjithmonë, është që ne do të marrim masa. Në rast të mos përmbushjes së detyrimeve financiare, në raport me disiplinën financiare. Siç bën gjithë bota. Duke marrë Bashkinë në administrim, kur ato shkojnë në kolaps dhe kur situata financiare bëhet një gropë që nuk mbushet dot më, duke bërë sikur nuk e sheh. Nga ana tjetër, siç bëmë me pastrimin, do të bëjmë edhe me disiplinën buxhetore, njësoj. Nuk do të kalojnë buxhete në këshillat bashkiak. Kjo pamje nuk është vepra juaj vetëm, pasi është një situatë e trashëguar, por në ato zonën jeshile shumë nga Bashkitë janë sot, për shkak të kryetarëve që janë sot këtu, të cilët e kanë trashëguar situatën me keq dhe sot e kanë bërë më mirë, me lidership dhe përgjegjshmëri. Këto tregojnë se kjo bëhet. Nuk po kërkojmë një gjë që nuk bëhet, apo që do krijojë dhimbje të papërballueshme.

E fundit që kam është kjo, nuk është e mundur të justifikohet një sjellje papërgjegjshmërie me detyrën dhe me detyrimet që ka Bashkia, duke mbyllur sytë dhe mosmbledhur detyrimet që kanë njerëzit si konsumatorë të ujit dhe të çdo shërbimi.

Taksa e pasurisë është taksa më e rëndësishme Bashkiake në të gjithë globin. Te ne është taksa më e shpërfillur dhe pastaj natyrisht që nuk ka mjaftueshmërisht fonde për gjërat që ju doni. Nga diku ato fonde dalin. Nuk mund të taksohet njësoj pasuria e një familjeje që jeton me të ardhura mesatare me shtëpinë e dytë e të tretë të një familjeje tjetër. Dhe jo vetëm kaq, por këto nuk mblidhen. Pra mesazhi i këtij takimi është mundësi financiare, përgjegjshmëri më e lartë, burime të reja financiare”, tha Rama.

Tags: bashkitebledi cuciMinistri i Brendshëmrama

TË LIDHURA

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan
Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan

22:28 | 15/09/2025
Aksident në aksin Fier–Patos, makina përfundon në kanal, shpëton mrekullisht drejtuesi
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Patos, makina përfundon në kanal, shpëton mrekullisht drejtuesi

21:13 | 15/09/2025
Nga reklamimi me postera në xhamat e lokalit te roli i “Profesorit”, si u joshën qytetarët drejt skemës piramidale online
Aktualitet

Nga reklamimi me postera në xhamat e lokalit te roli i “Profesorit”, si u joshën qytetarët drejt skemës piramidale online

20:10 | 15/09/2025
Next Post
Vidhnin llogari në rrjetet sociale dhe kërkonin lekë në këmbim, pranga dy personave

Vidhnin llogari në rrjetet sociale dhe kërkonin lekë në këmbim, pranga dy personave

KLSH kërkon ndëshkim për 70 punonjës të Bashkisë Fier

KLSH kërkon ndëshkim për 70 punonjës të Bashkisë Fier

Ursula von der Leyen: Ukraina ka të drejtë të përcaktojë të ardhmen e saj

Ursula von der Leyen: Ukraina ka të drejtë të përcaktojë të ardhmen e saj

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

16:28 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Nga “Big Brother” tek “Për’puthen”! Loredana merr rolin e trajneres së dashurisë
Showbizz

Nga “Big Brother” tek “Për’puthen”! Loredana merr rolin e trajneres së dashurisë

by mirseda
22:41 | 15/09/2025
0

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Loredana Brati, i është rikthyer televizionit me një sfidë të...

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan

22:28 | 15/09/2025
Kosovë/ Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Kosovë/ Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

22:24 | 15/09/2025
Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

22:15 | 15/09/2025
Ndeshja ndaj Dortmund, trajneri i Juves motivon ekipin: Jemi gati për Champions

Ndeshja ndaj Dortmund, trajneri i Juves motivon ekipin: Jemi gati për Champions

21:29 | 15/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com