Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

COVID-19/ Shqiptarët nuk pyesin për polici, vijojnë të thyejnë rregullat

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
COVID-19/ Shqiptarët nuk pyesin për polici, vijojnë të thyejnë rregullat

Ndonëse Shqipëria ndodhet në shtetrrethim, qytetarët tregohen të pabindur ndaj rregullave të karantinës. Çdo ditë nuk mungojnë gjobat nga ana e policisë. 262 shtetas janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë. Ata janë ndëshkuar me gjobë.

Po kështu nuk mungojnë edhe rastet kur qytetarët ushtrojnë dhunë ndaj uniformave blu. Në Durrës janë arrestuar në flagrancë shtetasit O. P. dhe M. P. Kur punonjësit e policisë u kanë kërkuar autorizimin e lëvizjes, të cilin ata nuk e kishin, këta shtetas i kanë fyer dhe kundërshtuar me dhunë.

Në vend nuk has vetëm qytetarët të cilët nuk i ndalin shëtitjet, por edhe biznese të cilët vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre në kohë pandemie. Në të gjithë vendin janë konstatuar 5 lokale të hapura. Ndaj administratorëve është marrë masa administrative.

Njoftimi

Shërbimet e policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 41 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në Tiranë janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, konkretisht: E. Q. dhe R. B., të dy banues në Tiranë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse të drejtimit; A. G., banues në Tiranë, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe pa autorizim lëvizjeje, si dhe i ka paraqitur punonjësve të Policisë mjetin e identifikimit të një shtetasi tjetër.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 262 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Është dënuar me masë administrative 700.000 lekë, shtetasi O. A., banues në Lushnjë, pasi ka ardhur nga një vend i prekur nga COVID-19 dhe ka shkelur rregullat e vetëkarantinimit, duke dalë jashtë ambienteve të banesës.

Në Durrës janë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasit O. P. dhe M. P., banues në Durrës, pasi kur punonjësit e Policisë u kanë kërkuar autorizimin e lëvizjes, të cilin ata nuk e kishin, dhe më pas mjetin identifikues për plotësimin e masës administrative, këta shtetas nuk kanë pranuar dhe i kanë fyer dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 6 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 5 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Në Kukës është proceduar penalisht shtetasi D. K., banues në Bajram Curri, pasi në këtë qytet u konstatua i hapur lokali i tij, i cili ishte i papajisur me NIPT.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Tags: koronaviruspoliciashqiperia

TË LIDHURA

Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë
Aktualitet

Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë

17:50 | 06/03/2026
Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK heton trafik droge nga Kolumbia, 15 persona të identifikuar
Aktualitet

Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK heton trafik droge nga Kolumbia, 15 persona të identifikuar

17:47 | 06/03/2026
Ambasadori i BE, Gonzato: Krimi i organizuar luftohet duke goditur financat e rrjeteve kriminale
Aktualitet

Ambasadori i BE, Gonzato: Krimi i organizuar luftohet duke goditur financat e rrjeteve kriminale

17:28 | 06/03/2026
Next Post
Rritet numri i të infektuarve në Kinë, frikë për një valë të dytë

Rritet numri i të infektuarve në Kinë, frikë për një valë të dytë

A jemi të mbrojtur nëse infektohemi një herë? Çfarë thonë ekspertët

A jemi të mbrojtur nëse infektohemi një herë? Çfarë thonë ekspertët

Feja në kohën e koronavirusit

Feja në kohën e koronavirusit







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë
Aktualitet

Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë

by mirseda
17:50 | 06/03/2026
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 13.01.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën...

Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK heton trafik droge nga Kolumbia, 15 persona të identifikuar

Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK heton trafik droge nga Kolumbia, 15 persona të identifikuar

17:47 | 06/03/2026
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, më shumë se 200 persona të vrarë në Liban

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, më shumë se 200 persona të vrarë në Liban

17:31 | 06/03/2026
Ambasadori i BE, Gonzato: Krimi i organizuar luftohet duke goditur financat e rrjeteve kriminale

Ambasadori i BE, Gonzato: Krimi i organizuar luftohet duke goditur financat e rrjeteve kriminale

17:28 | 06/03/2026
“Penguan zhvillimin e punimeve”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

“Penguan zhvillimin e punimeve”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

17:00 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com