Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

COVID-19: Mbi 70 mijë viktima në shkallë globale

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
COVID-19: Mbi 70 mijë viktima në shkallë globale

Kryeministri britanik Boris Johnson, i cili rezultoi pozitiv për koronavirus javën e kaluar, është në spital pasi u shtrua gjatë fundjavës me temperaturë të lartë.

Zyra e tij tha se shtrimi në spital ishte thjesht një masë garancie, dhe se kryeministri vazhdon të jetë në krye të funksionimit të qeverisë.

Britania është shndërruar në një ndër vatrat shqetësuese të epidemisë. Vetëm të dielën u konfirmuan mbi 600 vdekje nga sëmundja.

Në zona të tjera të Evropës së fundmi vërehet përmirësim pas shtimit të ritmit të infektimeve dhe vdekjeve për javë të tëra.

Italia, e cila vazhdon të kryesojë në shkallë globale për nga numri i të vdekurve, njoftoi rritjen më të ulët të numrit të viktimave në disa javë, ndërsa Spanja njoftoi se vazhdon të zbutet ngjija e kurbës së infeksioneve të reja dhe vdekjeve.

Në Shtetet e Bashkuara, shtetet e Oregonit dhe Uashingtonit në zonën perëndimore thane se do të dërgojnë aspiratorë në zona të tjera të vendit, si në Nju Jork ku ka nevoja akute.

Rreth 1 e treta e mbi 9600 viktimave nga COVID-19 janë në qytetin e Nju Jorkut, ku janë ngritur spitale fushore nga ushtria për të zbutur presionin mbi sistemin spitalor të qytetit.

Epidemia po shfaq zona të reja shqetësuese si në Pensilvani, Kolorado dhe në kryeqytetin e vendit, Uashington ku numërohen mbi 1000 raste.

Koreja e Jugut, një nga vendet e para të prekura nga epidemia njoftoi të hënën vetëm 47 raste të reja me COVID-19, por zëvendës ministri i shëndetësisë paralajmëroi se masat dhe kujdesi duhet të vazhdojnë, duke u bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar “një shpërthim” të infeksionit.

Japonia ka regjistruar deri tani 3600 raste, por po shtohet shqetësimi për disa pjesë të vendit, përfshirë Tokion, ku shifrat po shtohen me shpejtësi.

Ka edhe vende që shprehin optimizëm. Zyrtarët në Austri njoftuan të hënën se po peshojnë mundësinë e heqjes së pjesshme të masave të izolimit social dhe të lejojnë hapjen e dyqaneve të vogla javën e ardhshme dhe hapjen e përgjithshme të aktivitetit më 1 maj. Austria ka konfirmuar një total prej 12 mijë rastesh.

Ndërkaq, Kombet e Bashkuara kanë dhënë alarmin për efekte shqetësuese anësore të masave të ndalim-qarkullimit. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres po u bën thirrje qeverive të mbrojnë gratë, pasi është vërejtur një rritje alarmuese e dhunës në familje në këtë periudhë./VOA

Tags: infektuarkoronavirusviktima

TË LIDHURA

Një personi i bie të fikët gjatë konferencës së Trump
Bota

Një personi i bie të fikët gjatë konferencës së Trump

21:37 | 06/11/2025
Afganistani dhe Pakistani shkëmbejnë zjarr në kufij, teksa nisin bisedimet për paqe
Bota

Afganistani dhe Pakistani shkëmbejnë zjarr në kufij, teksa nisin bisedimet për paqe

21:30 | 06/11/2025
SHBA-të kërkojnë zgjerimin e pranisë ushtarake në Siri
Bota

SHBA-të kërkojnë zgjerimin e pranisë ushtarake në Siri

20:14 | 06/11/2025
Next Post
Voltana Ademi e revoltuar: Sot Rama dërgoi në Shkodër gjeneralin pa spaleta

Voltana Ademi e revoltuar: Sot Rama dërgoi në Shkodër gjeneralin pa spaleta

Koronavirusi/ Tre persona humbin jetën në Maqedoninë e Veriut

Koronavirusi/ Tre persona humbin jetën në Maqedoninë e Veriut

“Më shani e më mallkoni mua sa të doni”, Rama: Kufiri nuk hapet për asnjë

“Më shani e më mallkoni mua sa të doni”, Rama: Kufiri nuk hapet për asnjë







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore
Politikë

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

by mirseda
22:27 | 06/11/2025
0

Parlamenti ka miratuar me 105 vota pro ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore në seancën...

Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt

Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt

22:25 | 06/11/2025
Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro

Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro

22:24 | 06/11/2025
Një personi i bie të fikët gjatë konferencës së Trump

Një personi i bie të fikët gjatë konferencës së Trump

21:37 | 06/11/2025
Afganistani dhe Pakistani shkëmbejnë zjarr në kufij, teksa nisin bisedimet për paqe

Afganistani dhe Pakistani shkëmbejnë zjarr në kufij, teksa nisin bisedimet për paqe

21:30 | 06/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com