Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

COVID-19 krijon aeroporte “fantazmë” në botë

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
COVID-19 krijon aeroporte “fantazmë” në botë

Përhapja e koronavirusit po i jep një goditje të rëndë industrisë së fluturimeve ajrore, ndërsa qeveritë në mbarë botën po zbatojnë kufizime dhe pasagjerët po heqin dorë nga udhëtimet nga frika e virusit.

Shumë analistë thonë se ndikimi ndaj industrisë së fluturimeve mund të jetë po aq i madh sa ç’ishte pas 11 shtatorit të vitit 2001. Korrespondenti i “Zërit të Amerikës” Bill Gallo njofton nga Seuli.

Aeroporti Incheon në Korenë e Jugut është një nyje e rëndësishme udhëtimesh në Azinë Lindore, me rreth 3.4 milion pasagjerë në javë.

Janë orët e para të mëngjesit, që në një ditë të zakonshme do të gumëzhonte nga turmat e udhëtarëve. Por, siç tregojnë pamjet, pothuajse nuk sheh njeri. Kështu duken aeroportet në mbarë botën, me punonjësit në pritje të pasagjerëve që nuk duken gjëkundi, ndërsa qeveritë vënë kufizime për të frenuar përhapjen e virusit.

Disa pasagjerë të shqetësuar bëjnë të pamundurën për t’u mbrojtur nga virusi.

“Kam marrë pastrues sanitar për duart dhe po përpiqem të mos prek asgjë”,

“Po përdor maskën dhe kam marrë me vete produkte higjenike”,

“Doja ta anuloja udhëtimin por kisha nevojë të vizitoja vëllain, ndaj po vazhdoj udhëtimin”, thonë disa udhëtarë.

Sipas disa parashikimeve, linjat ajrore mund të humbasin mbi 100 miliard dollarë të ardhura këtë vit. Disa kompani kanë anuluar fluturimet dhe po reduktojnë personelin.

Disa kompani po përpiqen të bindin pasagjerët për sigurinë e udhëtimit me aeroplanët e tyre. Thomas Kaplan është analist aviacioni me kompaninë Cirium.

“Në realitet nuk do të ndihmojë, për aq kohë sa ka kufizime, dhe për aq kohë sa përhapet virusi dhe po rritet shkalla e infektimit. Aktualisht linjat ajrore janë në gjendje mbijetese”.

Zoti Kaplan thotë se prej më shumë se një dekade industria nuk ka përjetuar një situatë kaq të vështirë.

“Është globale, është bërë pandemi. Udhëtimet po ndikohen në mbarë botën. Dhe kjo vetëm sa ka filluar. Kjo po më kujton situatën pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2011 dhe krizën globale financiare”.

Pyetjet më të rëndësishme janë se sa do të zgjasë përhapja e virusit dhe si do të veprojnë qeveritë për të ndihmuar industrinë. Ndërsa shtetet, përfshirë Amerikën, vazhdojnë të shpallin kufizime të mëtejshme, duket se vështirësitë vetëm sa do të shtohen. /Voa

Tags: aeroportebotefantazmekoronavirus

TË LIDHURA

Stamboll, mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit, Erdogan vlerëson bashkëpunimin rajonal
Bota

Stamboll, mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit, Erdogan vlerëson bashkëpunimin rajonal

16:31 | 24/01/2026
Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

22:40 | 23/01/2026
Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?
Bota

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

21:59 | 23/01/2026
Next Post
8 propozimet e Bashës/ Rama: Ky plani 7×7=42 qenka lule korone

8 propozimet e Bashës/ Rama: Ky plani 7×7=42 qenka lule korone

Ja çfarë moshe kanë të prekurit me koronavirus në Shqipëri, 3 në reanimacion

Ja çfarë moshe kanë të prekurit me koronavirus në Shqipëri, 3 në reanimacion

“Edi jam”, kryeministri nxjerr videon emocionuese

"Edi jam", kryeministri nxjerr videon emocionuese







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

“Kush mbjell erë, do të korrë furtunë”/ Mesazhi i fortë i Iranit për SHBA-të
Bota

“Kush mbjell erë, do të korrë furtunë”/ Mesazhi i fortë i Iranit për SHBA-të

by mirseda
09:21 | 26/01/2026
0

Autoritetet iraniane zbuluan të dielën, 25 janar, një mural të ri në një billboard të madh në...

Nga Nova Site te Knesseti, Rama nis vizitën zyrtare në Izrael (Çfarë pritet sot)

Nga Nova Site te Knesseti, Rama nis vizitën zyrtare në Izrael (Çfarë pritet sot)

09:16 | 26/01/2026
Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbyset automjeti, dy të lënduar

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbyset automjeti, dy të lënduar

08:47 | 26/01/2026
PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

22:32 | 24/01/2026
Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com