Zi në radhët e Policisë së Shtetit! Një agjent i Anti-drogës ka humbur jetën nga COVID-19.
50-vjeçari me iniciale F. P., prej një jave ishte i shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai mbante postin e agjentit të Anti-drogës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Në kohën kur shpresat janë tek dalja e vaksinës, virusi po njeh një shtrirje të madhe. Spitalet janë të mbingarkuara, e po kështu po shtohet fluksi i të infektuarve.