Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Copëzimi në shtete të vogla nuk është zgjidhje për BE-në

8 vjet ago
in Të Gjitha
Copëzimi në shtete të vogla nuk është zgjidhje për BE-në

Katalonja nuk është i vetmi rajon në Evropë, që kërkon më shumë pavarësi. Skocia, Tiroli i Jugut, Aland, Flandra e ndoshta edhe Bavaria. Lista nuk është e plotë. Disa rajone madje nuk kërkojnë mëvetësinë, por vetëm më shumë autonomi, ndërsa të tjerë rajone si Skocia apo Katalonja duan të bëhen shtete nacionale.

Këto forca separatiste shihen në BE në Bruksel me ndjenja të dyjëzuara. Sepse ato venë në pikëpyetje rendin e shteteve ekzistuese nacionale. Por mbrojtja e integritetit të shteteve nacionale, që janë anëtarë të BE-së, është pjesë e marrëveshjeve të BE-së.

Vetëm nëse një shtet nacional e ndryshon brenda vetes në mënyrë demokratike strukturën e vet, BE-ja nuk ka asnjë problem. Si shembull vlen të përmendet këtu bashkimi i RDGJ me RFGJ në vitin 1990 apo ndarja e Çekosllovakisë në dy shtete të pavarura më 1992.

Ndonëse Çekia dhe Sllovakia janë anëtarësuar shumë më vonë pas ndarjes në BE. Edhe një shkëputje e mundshme e Skocisë nga shteti nacional Britania e Madhe, ndonëse jo e dëshiruar, është jo problematike për BE-në, sepse Britania e Madhe e kishte miratuar si e tërë referendumin skocez. Ndryshe nga Katalonja, ku shteti spanjoll e mohon të drejtën e katalonjasve për referendum.

Ka vetëm zgjidhje sipas rastit

Çdo rast është i ndryshëm. Ka pasur edhe shkëputjen e Kosovës nga Serbia, por kjo është pranuar nga BE-ja, po ashtu edhe shpërbërja e Jugosllavisë si dhe e Bashkimit Sovjetik. Pjesë të ish-këtyre shteteve sot janë antarësuar në BE. Një njohje e shtetit të Katalonjës nga vendet e tjera anëtare të BE-së nga këndvështrimi i sotëm duket të jetë e përjashtuar. Qeveria katalonjase nuk duhet të ketë iluzione në këtë drejtim.

Karte Separatistsische Regionen in Europa englisch

Por cila mund të jetë zgjidhja, një perspektivë për të ardhmen, se ç’qëndrim duhet mbajtur ndaj konflikteve mes rajoneve dhe shteteve nacionale, të cilave u përkasin ato? A ka një përgjigje evropiane? Herë pas here ka nisma me propozimin e krijimit të një “Evrope të rajoneve”. Si për koincidencë pikërisht këtë javë në Bruksel është mbledhur “Komisioni i Rajoneve”, një forum, në të cilin marrin pjesë 350 përfaqësues të rajoneve në 28 vendet anëtare, një lloj parlamenti. Komisioni i Rajoneve është megjithatë vetëm një forum konsultues. Pushtetin legjislativ e ndajnë në BE shtetet nacionale në Këshill dhe në Parlamentin Evropian të zgjedhur në mënyrë direkte. Propozimi, për t’i shfuqizuar shtetet nacionale në BE dhe për t’i forcuar rajonet si Katalonja, Kertneni apo Shlesvig-Hoshtein dhe për t’i bërë ato si komponentë të vërteta të identitetit evropian është joshëse në aspektin e shtetit teorik, por në praktikë kjo është e parealizueshme.

Komb apo rajon?

Federalizmi i shteteve nacionale të zhvilluara historikisht është i vështirë. Nuk është vetëm ndjenja rajonale e atdheut, por edhe identiteti nacional, që nuk mund të shpërbëhen kaq thjeshtë.

Gjithashtu separatistët në Katalonjë nuk duan më të jenë vetëm një rajon në Evropë, por një shtet i mirëfilltë, sepse besojnë, që katalonjasit përbëjnë një komb. Këtu shkrihen konceptet dhe përkufizimet. Çfarë është një komb, ç’është një rajon dhe ç’është një konfederatë?

Sot 28 shtetet në Bruksel dhe 750 deputetët duhet të bien dakord dhe të marrin vendime. Nëse shtetet nacionale zëvendësohen nga rajonet e përcaktuara tani në BE, atëherë nuk do të kishte më një samit të 28 shteteve nacionale, por të 98 rajoneve. Këto rajone i përgjigjen asaj, që në Gjermani është landi federal. Por ka edhe ndarje në njësi më të vogla.

Nëse rajoni ndahen në nivelin e qeverive lokale në Gjermani, atëherë do të kishim 276 rajone. Nëse këtyre u shtojmë edhe qarqet si në Gjermani apo departamentet si në Francë, si njësi për pjesëmarrje politike në BE, arrijmë në një shifër prej 1342. Një Evropë e tillë do të ishte me kompetencat e sotme që ajo ka e pamundur të qeverisej.

Këto shifra burojnë nga Autoriteti Evropian i Statistikave. Këto BE-ja i ndan në rajone të pastra të nivelit të parë deri në të dytë (NUTS), sepse subvencionet e BE-së dhe ndihmat strukturore qysh sot planifikohen dhe llogariten në njësi të vogla.

Copëzimi në rajone nuk do ta zgjidhte problemin politik, që shohim në Katalonjë. Sepse edhe nocioneve të vet përcaktuara, që e ndiejnë veten në BE ashtu si një pjesë e katalonjasve të “shtypur”, duhet  t’u bëhet e qartë, që mëvetësia shtetërore dhe shtetet e vogla në kohën tonë nuk sjellin më përparimin. Katalonjasit mund të përpiqen ta ndryshojnë Spanjën po ashtu edhe skocezët Britaninë e Madhe. Por për këtë nuk është Evropa partneri i duhur i negocimit.

Tags: becopezimeKatalonjëkombnacionerajonshtetespanjevogla

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Gjergj Meta: Ju tregoj pse shqiptarët po largohen nga vendi

Gjergj Meta: Ju tregoj pse shqiptarët po largohen nga vendi

Dritan Prifti: Lutjuni Zotit për mua, po luftoj me një sëmundje agresive gjaku

Ndahet nga jeta ish-ministri i Energjetikës, Dritan Prifti

Luftëtari kryqëzon Mirakën dhe Nunes për humbjen me Kamzën

Luftëtari kryqëzon Mirakën dhe Nunes për humbjen me Kamzën

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Kultivuan lëndë narkotike, arrestohen dy shtetas në Kurbin
Aktualitet

Kultivuan lëndë narkotike, arrestohen dy shtetas në Kurbin

by mirseda
17:28 | 01/09/2025
0

Dy shtetas janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohen si autorë...

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Trump u kërkon kompanive farmaceutike të publikojnë rezultatet e ilaçeve kundër Covid-19

Trump u kërkon kompanive farmaceutike të publikojnë rezultatet e ilaçeve kundër Covid-19

16:54 | 01/09/2025
Bulqizë/ Zbulohet një varr monumental i periudhës romake, arkeologu: Është i shek. III-IV

Bulqizë/ Zbulohet një varr monumental i periudhës romake, arkeologu: Është i shek. III-IV

16:41 | 01/09/2025
Kosova/ Pikë të arta, fitojnë Gjilani dhe Ballkani

Kosova/ Pikë të arta, fitojnë Gjilani dhe Ballkani

16:27 | 01/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com