Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ç’ndodh me të sëmurët me Covid-19? Ja çfarë dëshmojnë 5 pacientë në SHBA

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, TT, W-Instant
Ç’ndodh me të sëmurët me Covid-19? Ja çfarë dëshmojnë 5 pacientë në SHBA

Nga: Michael Waters “Vox”

Gulçim, dhimbje në gjoks, lodhje fizike, dhimbje koke, kollë, ethe. Këto janë simptomat e zakonshme që raportojnë njerëzit, të cilat kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Por ekspertët sugjerojnë se ka një grup më të gjerë simptomash, dhe se intensiteti i sëmundjes mund të ndryshojë shumë në varësi të njerëzve. Ne kemi marrë dëshminë e 5 personave të prekur nga koronavirusi i ri në SHBA, të cilët përshkruajnë atë që përjetuan gjatë sëmundjes:

Luis Mançeno, 33 vjeç, avokat mbi çështjet e emigracionit në Nju Jork: Ishte e tmerrshme ndjesia që provova, nuk po mundesha dot me frymë

Unë qëndrova në shtëpi të premten e 2 javëve më parë, pasi ndjehesha shumë i këputur dhe kisha dhimbje në trup. Në mëngjes, nisa kisha të dridhura, dhe dhimbjet e trupit u përkeqësuan. Mata temperature:38.3 gradë Celcius. Për 2 ditë, nuk isha në gjendje të bëja dot asgjë.

Më në fund ethet m’u larguan, dhe dhimbjet e trupit gati u zhdukën. Më pas, nisa të kem një kollë të thatë. Duke lexuar shumë për Covid-19, kontaktova me mjekut tim. Ai më tha se duhej të qëndroja në shtëpi, pasi testimet ishin shumë të kufizuara. Mëngjesin e të hënës së 16 marsit, u zgjova duke mos arritur të mbushesha dot me frymë.

Nuk mund të mendoja apo të flisja normalisht, pasi po e përdorja gjithë energjinë time për të marrë frymë. Ndjeja ndërkohë një presion vërtet të fortë në gjoks, që nuk po më ikte. Atë natë, shkova në urgjencë pasi vështirësia në frymëmarrje u përkeqësua. Më vunë menjëherë maskën e oksigjenit.

Një mjeke më vizitoi, dhe më tha se mund të isha pozitiv ndaj Covid-19. Qëndrova në spital për rreth 4 orë. Pastaj mjekja më tha se duhet të shkoja në shtëpi, pasi spitali kishte nevojë për hapësirë ​​për pacientët me raste më urgjente. Por mbrëmjen e asaj dite, pak para se të flija, ndjeva se nuk mund të merrja më frymë.

Këtë herë ishte më keq. Nuk isha më i kthjellët. Kisha shumë marramendje, dhe pata vështirësi në ecje. Për herë të parë që kur më filluan simptomat, pata frikë se mos vdisja. U nisa sërish drejt spitalit, dhe për fat të mire kur kur arrita atje, frymëmarrja ime u përmirësua. Një doktor më tha të shkoja në shtëpi dhe të qetësohesha.

Mëngjesin e të shtunës, nisa të ndihesha pak më mirë. Nga spitali më telefonuan, dhe më thanë se kisha dalë pozitiv me Covid-19. Kanë kaluar 2 javë që nga shfaqja e simptomave të mia të para. Më në fund, ndihem më mirë. Vështirësia në frymëmarrje është zhdukur, dhe trupi im po rifiton forcë. Fatmirësisht Covid-19 më shkaktoi vetëm lëndime të përkohshme, por kjo më frikësoi shumë. Dëshpërimi që ndjeja kur s’mund të merrja dot frymë, ishte një ndjenjë e tmerrshme që nuk ja uroj askujt ta provojë.

Laura, 26-vjeçe, infermiere në Filadelfia: Si punonjëse e kujdesit shëndetësor, vrisja mendjen se ku gabova që u infektova

Nisa të kem dhimbje koke më 16 mars. Më pas nisa të kem një kollë të thatë dhe vështirësi në frymëmarrje, të cilën e vija re kur ngjistja shkallët, apo kur shëtisja qenin tim. Ndihesha e këputur dhe kisha të dridhura në trup. Të nesërmen, vendosa të testohem.

Për shkak se jam infermiere, nisi të më persekutonte pyetja “Si ndodhi me mua? Çfarë bëra gabim për t’u infektuar?” Një kolege më siguroi që nuk ishte faji im, dhe se tani më e rëndësishme ishte të merrja masat e duhura. Shkova të testohem. I gjithë procesi zgjati rreth 45 minuta. Simptomat e mia, u përkeqësuan në mënyrë progresive.

Humba ndjesinë e shijes dhe nuhatjes, pa ndonjë bllokim të dukshëm në hundë, bashkë me simptoma shtesë gastrointestinale, dhe një ndjesi lodhje të përgjithshme. Në ditën e pestë të simptomave, më njoftuan nga spitali se kisha rezultuar pozitive me Covid-19.

Unë pata simptoma prej më shumë se një javë. Tani situata është disi më ndryshe. Ndihem fajtore që nuk jam në gjendje të ndihmoj dot kolegët, që janë në vijën e parë të kësaj emergjence. Por unë jam e lumtur që arrita të testohem herët, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të epidemisë.

Majk, 57-vjeç, ekspert IT në Siatëll: Një skaner zbuloi se mushkëritë e mia po mbusheshin me ujë

Në fillim mendova se isha prekur nga grip vërtet i keq. Ndihesha shumë i këputur, dhe mezi merrja frymë. Ethet herë më shfaqeshin, dhe herë-herë zhdukshin. Të hënën e 16 marsit, shkova në urgjencë me një maskë në fytyrë. Bëra tamponin, dhe në pritje të rezultatit, mjeku vendosi të më bëjë një skaner me gjoks për shkak të kollës dhe problemeve me frymëmarrjen.

Skaneri tregoi që kisha pneumoni.  Të enjten pasdite, u njoftova se isha pozitiv me Covid-19. Atë ditë isha më  rëndë. Shkova sërish në urgjencë, por prita 14 orë në radhë, derisa u gjet një shtrat spitalor për mua. Një skaner tjetër, zbuloi se mushkëritë e mia ishin mbushur me ujë. Më bënë disa injeksione me antibiotikë, që më shkaktuan të vjella.

Më vonë më dhanë hidroksilklorokinë. Nisa të ndjehesha gradualisht më mirë, por sërish kisha kollë të rëndë. Më në fund, uji në mushkëri po zhdukej. Pas një jave, u kërkova mjekëve të shkoj në shtëpi për ta përfunduar shërimin, pasi nuk kisha nevojë për respirator, dhe ndërkohë në korridor kishte shumë pacientë të tjerë më rëndë se unë.

Tani jam më mirë. Jam ende i kujdesshëm në lëvizjet e mia, për të mos sforcuar mushkëritë.

Kam dëgjuar disa të thonë se është si një grip normal. Por nuk është kështu. Dikur u sëmura keq nga gripi sezonal, që më la në shtrat për 10 ditë. Por ai nuk ishte asgjë në krahasim me Covid-19.

Tina, 52-vjeçe, shtëpiake, Arizona: Miqtë dhe familja, më lënë gjithçka që më nevojitet tek pragu i derës dhe largohen

Unë nisa të kem simptomat e para, disa ditë pasi shkova në Disneyland. U zgjova me dhimbje fyti dhe pak kollë. Ditën e dytë, u shfaqën ethet, kolla m’u rëndua, dhimbja e fytit po ashtu, teksa nisa të kem vështirësi në frymëmarrje. Fillova të ndjehem shumë e dobët, duke pasur edhe dhimbje koke të forta.

Pas disa ditësh, shkova në urgjencë. Aty të gjithë mbanin maska ​​në kokë, dhe veshje speciale në trup. Nuk pashë asnjë pacient tjetër gjatë gjithë kohës që isha atje. Më futën në një dhomë, dhe më mbajtën të izoluar. Më bënë disa analiza dhe një skaner, dhe më thanë që isha prekur nga Covid-19, ndaj duhej të qëndroja në karantinë në shtëpi për të paktën 14 ditë, pa kontaktuar fizikisht askënd.

Që atëherë, kolla më është rënduar më shumë. Miqtë dhe familja, më lënë gjithçka që më nevojitet tek pragu i derës dhe largohen. Nuk jam rikthyer më në spital.

Mjekët nuk kanë kurë për këtë virus, dhe nuk mund të bëjnë asnjë më shumë, përveçse të më vendosin në një respirator, për të cilën nuk kam ende nevojë. Lutem çdo ditë, që të më përmirësohet edhe frymëmarrja, dhe të zhduken ethet.

Çak Armstrong, punëtor skene në Bruklin: U ndjeva i rraskapitur për një javë të tërë.

U zgjova të martën e 10 marsit i sëmurë. Kisha pak dhimbje në trup dhe të dridhura, por asgjë për të cilën të mendoja se do të më pengonte në përditshmërinë time. Pastaj të enjten, situata nisi të përkeqësohej. Kisha shumë ethe, ndjeheha shumë i këputur, ndaj u mbylla në shtëpi.

Të nesërmen u ndjeva edhe më keq. Temperatura më shkoi 39 gradë Celcius, por nuk pata ndonjë kollë të fortë.  Piva “Advil PM” kundër etheve, por nuk më ndihmoi. Pata ethe edhe për dy ditë të tjera. Kur u zgjova të dielën e 15 marsit, ethet u zhdukën. Kolla dhe dhimbjet, të dridhurat, lodhja vazhduan edhe javën e ardhshme. Të nesëmen mora në telefon mjekun tim, ai më rekomandoi të shkoj në urgjencën më të afërt.

Në spital, u tregova sa kohë isha në atë gjendje, dhe ata më bënë testin. Më thanë:Sillu sikur të jesh me koronavirus, qëndro në shtëpi, dhe shmang kontaktet me të tjerët.

Nuk kam më ethe, por kam ende kollë, dhe ndjehem shumë i këputur. Kam fjetur 10-11 orë çdo natë. Nuk pata humbje të oreksit apo të vjella, thjesht u ndjeva i rraskapitur gjatë gjithë javës. Të premten e datës 20 mars, u njoftova se isha pozitiv me Covid-19.

TIRANA TODAY

Tags: koronavirusSHBAte infektuarit

TË LIDHURA

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
“Strazimiri: Rama shkarkon me një të rënë të lapsit”
Aktualitet

“Strazimiri: Rama shkarkon me një të rënë të lapsit”

20:58 | 07/07/2025
“Panik në Francë: Sulm bletësh, 24 të lënduar”
Bota

“Panik në Francë: Sulm bletësh, 24 të lënduar”

20:24 | 07/07/2025
Next Post
Takaj: Me Bregun jemi minus 300 mijë euro, futbolli shqiptar në krizë të madhe pas koronavirusit

Takaj: Me Bregun jemi minus 300 mijë euro, futbolli shqiptar në krizë të madhe pas koronavirusit

Rama për “La Stampa”: Virusi nuk ka nevojë për viza, s’mund të hidhet në det

Rama për “La Stampa”: Virusi nuk ka nevojë për viza, s’mund të hidhet në det

Pandemia/ Cristiano Ronaldo dhe skuadra heqin dorë nga rroga e 4 muajve

Pandemia/ Cristiano Ronaldo dhe skuadra heqin dorë nga rroga e 4 muajve

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025




TË FUNDIT

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

by mirseda
22:25 | 07/07/2025
0

Dielli na ofron dritë, ngrohtësi dhe jetë, por rrezet e tij ultravjollcë mund të shkaktojnë dëme serioze...

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

22:22 | 07/07/2025
Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

21:49 | 07/07/2025
SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com