pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetjojobetenbetenbetcasibomlimanbetpusulabetromabetbetbeycasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalbetpuan güncel girişbetpuanholiganbet girişcasinomilyonesbet girişholiganbetteosbet girişesbetgrandpashabet girişteosbetbetsalvador girişgrandpashabetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişgameofbetbahiscasinocasinomilyon güncel girişcasinoroyal güncel girişbetpuan girişholiganbet güncel girişesbet güncel girişteosbet güncel girişgrandpashabet güncel girişbetsalvador güncel girişimajbet girişimajbetbetsalvadorJojobetholiganbetlimanbetbetkanyoncasibom güncel girişcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibombetbeytambetesbetcasinomilyoncasinoroyalbetpuanhititbetholiganbetesbetteosbetgrandpashabetbetsalvadorjojobetCasibomcratosroyalbetjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga Hilary Clinton “Vital Voices”, për ndihmën që dha me refugjatët e Afganistanit.

Ish-sekretarja Amerikane e Shtetit, Hilary Clinton, vlerësoi kontributin e Shqipërisë dhe kryeministrit Edi Rama për strehimin e emigrantëve afganë që u detyruan të iknin nga Afganistani pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

“Në një kohë kur në mbarë globin tonë, të drejtat dhe siguria e grave janë në momente të vështira, angazhimi i kryeministrit Rama për të çuar përpara mirëqenien, mundësitë në Shqipëri dhe për afganët e të tjerët duhet të na frymëzojë të gjithëve për të vepruar. Kur e mora në telefon kryeministrin për ta falënderuar për këtë angazhim të jashtëzakonshëm, ai u përgjigj shumë natyrshëm “po çfarë tjetër duhet të kishim bërë”. Më duket sikur dëgjoj Denin që thotë “pse, ç’duhet të bëjmë tjetër, përveçse t’i paguajmë njerëzit në mënyrë të barabartë”. Kryeministri Rama kuptoi thuajse instinktivisht sa e rëndësishme ishte të shtrinte dorën, të thoshte “po”.

Do doja të kishte më shumë udhëheqës me këtë lloj qasjeje. Tani, mjaft udhëheqës ndërkombëtarë nuk ishin të gatshëm të bënin shumë. Edhe kur iu kërkua, gjithnjë në rastin kur u përgjigjën pozitivisht, angazhimet që morën ishin shumë të vogla. Megjithatë, pati një numër të vogël – dhe, për fat të keq, kaq janë, një dorë e vogël – udhëheqësish, që u shprehën të gatshëm në një kohë nevoje të madhe. Në krye të kësaj liste është kryeministri Edi Rama. Pas rizgjedhjes së tij, në shtator, kryeministri Rama shënoi një rekord historik duke emëruar numrin më të madh ndonjëherë në Shqipëri të grave në qeverinë e vendit. Mbi 70 për qind e ministrave të kabinetit të tij qeveritar janë gra dhe disa prej tyre gjenden këtu këtë mbrëmje – partnere të barabarta në përpjekjen për të formësuar vendin të cilit i shërbejnë. Ai vazhdon ta vendosë barazinë gjinore në qendër të agjendës së qeverisë së tij, dhe të ngrejë zërin kundër dhunës gjinore dhe krah forcimit të pjesëmarrjes ekonomike të gruas shqiptare”, tha Clinton.

Ndërkohë, Rama e ka cilësuar këtë çmim një krenari për Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama tregoi edhe telefonatën që kishte marrë nga një zyrtar amerikan, për t’i kërkuar ndihmë për strehimin e afganëve. Rama nuk i kurseu batutat, teksa tha se as në ëndërr nuk e kishte parë që Hillary Clinton i duhej ndihma e tij. Ai shtoi se u tregua i gatshëm për të ndihmuar ata burra, gra e fëmijë që i rrezikohej jeta nën sundimin e talebanëve.

“Kur u mblodhëm për të diskutuar tërheqjen nga Afganistani, menjëherë mendova për ‘tradhtarët’. ‘Tradhtarët’, siç na mëson historia jonë mjaft e hidhur e diktaturës, janë ata që pasi instalohet një regjim shikohen si bashkëpunëtorët e armikut dhe, në këtë rast, ‘tradhtarët’ ishin të gjithë ata afganë, burra e gra, që na u gjendën ne, që punuan me ne, që mbuluan kaq shumë shërbime për vendet e NATO-s.

Gjithashtu ishin ata që u rreshtuan në vijën e parë të ndryshimit, pasi besuan në ato që u thamë ne, që ishim aty për ta bërë një vend ndryshe Afganistanin. Ata na besuan, u rreshtuan krah nesh dhe befas, pas njëzet vjetësh, ne ikëm. Sigurisht, ky nuk ishte vendimi im. Unë e them përherë se të jesh kryeministri i Shqipërisë në NATO është punë goxha e lehtë, sepse nuk të takon ty t’i marrësh vendimet. Por gjithsesi, m’u duk mjaft e çuditshme që askujt nuk po i shkonte mendja tek këta njerëz. Më pas, në gusht, kur situata nisi të vështirësohej, dikush erdhi në Shqipëri e më tha: “Sekretares Clinton i duhet ndihma jote”. Ia ktheva: “Si është e mundur? As në ëndërr s’e kam parë!” “E kam seriozisht!”, vazhdoi ai. Pastaj, ai – se ishte një “ai”, meqë ra fjala – më tregon për Vital Voice e gjithë të tjerat dhe unë i them: “Në rregull, eja ta bëjmë”. “Si?”, thotë.

“Ta bëjmë, t’i marrim këto gra”.

Më thotë: “A do që të të marrë në telefon Sekretarja Clinton?”

“Jo – i them – eja ta bëjmë, pastaj, nëse do të kujtohet më për këtë, le të më marrë në telefon.” (E di, meqë ra llafi, se është shumë amerikanë… të paparë kur vjen puna për të të joshur e, pastaj, kur mbarojnë punë të thonë: “Më fal kush je?”)

Megjithatë, nuk ishte ky rasti dhe ajo më telefonoi. Kur të gjitha gratë në listë ishin shpëtuar e vendosur në Shqipëri, më telefonoi dhe, sigurisht, ishte nder shumë i madh”, tha Rama.

Tags: afganetClintonrama

TË LIDHURA

Aktualitet

Interpelancë me Ramën dhe disa ministra? Çfarë pritet sot në Kuvend

09:17 | 11/06/2026
Aktualitet

“E akuzojnë se nuk lufton korrupsionin”, Reuters: Protestat, sfidë për kryeministrin!

08:40 | 11/06/2026
Aktualitet

Rekord pjesëmarrjeje në protestë, “lumë” qytetarësh marshojnë 5 orë në rrugët e Tiranës

22:59 | 10/06/2026
Next Post

"Njeriu njihet kur ceket interesi personal", Basha flet për Berishën

FMN: Shqipëria me varfërinë më të madhe në rajon

Mbërrin i ftohti polar, temperaturat ulen deri në -4 gradë







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Interpelancë me Ramën dhe disa ministra? Çfarë pritet sot në Kuvend

by mirseda
09:17 | 11/06/2026
0

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancë plenare këtë të enjte, 11 qershor. Në rendin e...

“E akuzojnë se nuk lufton korrupsionin”, Reuters: Protestat, sfidë për kryeministrin!

08:40 | 11/06/2026

Rekord pjesëmarrjeje në protestë, “lumë” qytetarësh marshojnë 5 orë në rrugët e Tiranës

22:59 | 10/06/2026

Vetëdorëzohet ish-oficeri i krimeve në Ksamil, ishte në kërkim prej javësh

22:56 | 10/06/2026

Protestuesit paralizojnë Tiranën, marshim nga Bulevardi te Kryeministria

22:54 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com