Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Cili është kompleksi yt?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
A ka kërkesë për ofertën e Bashës?

Nga: Alfred Lela

Eshtë titulli i një libri, përkthyer edhe në shqip, me autor dy studiues italianë, më saktë një përmbledhje dromcash nga psikologë të shquar, që shpjegojnë komplekset e shumta të njeriut dhe, si ato demonstrohen në të përditshmen.

Komplekset nuk kapin vetëm individët, por edhe partitë politike apo shoqëritë. Shoqëria gjermane, për shembull, ende duket se ruan kompleksin e fajit të nazizmit, siç edhe shoqëri të tjera demonstrojnë jo rrallë komplekse që kanë të bëjnë me të shkuarën apo karakteristikat e tyre nacionale.

Partia Demokratike e Shqipërisë ka një kompleks të vetin. I përket, në fakt, kryetarit të saj, por ka kaluar edhe te partia, për arsye se e përcakton aksionin e saj politik që prej vjeshtës së vitit 2017, kur kundërshtari politik, Edi Rama, dhe Partia Socialiste u instaluan në pushtet për herë të dytë.

Frustrimi i PD dhe i Bashës mund të quhet ‘kompleksi Rama’ ose ‘kompleksi 17 maji’. Kryeministri e di këtë dhe qëllimisht emëton ‘zhurma’ sipas të cilave ai do të ketë një marrëveshje të re me Bashën, do t’i japë atij kreun e parlamentit, gjysmën e qeverisë, e cila do të kryesohet nga socialistë të pranueshëm, të llojit Bashkim Fino, e bujari të tjera.

Gosipit politik ia pret rrugën vrik reagimi zyrtar nga Partia Demokratike, e cila e përgënjeshtron, edhe duke shtuar se ‘nuk jemi të gjithë njëlloj’. Ky frustrim i PD dhe i establishmentit të saj me spinin qeveritar nuk është shqetësues se shpjegon psikologjinë e brishtë të partisë kryesore opozitare, por se mund të deformojë aksionin e saj politik.

Me aksion politik duhen kuptuar të gjitha veprimet që bën PD për të trysnuar kundërshtarin drejt një zgjidhjeje në tryezë, ose prodhimi vetë i një zgjidhjeje të tillë. PD i ka bërë ndërkohë dy lëvizje maksimalisht të forta për ta prodhuar këtë zgjidhje, dhe nuk ia ka arritur. Pas djegies së mandateve parlamentare ajo refuzoi të hynte në zgjedhjet lokale, duke i lënë ato të degjeneronin në votime, të cilat edhe ashtu u keqpërdorën nga partia në pushtet. Duke ditur se lëvizjet e mëdha janë ezauruar tashmë, PD i duhet të llogarisë se çfarë politike tjetër përmbysëse mund të prodhojë, deri në verën e vitit 2021, kur kalendari jep një datë përballjeje, zgjedhjet e përgjithshme?

Dy janë mundësitë: që refuzimi i ministerialit të BE për hapjen e negociatave në tetor ta kompleksojë përfundimisht ‘Qeverinë Rama’ dhe, Komisioni i Venecias ta njohë si kushtetues dekretin e Presidentit duke bërë kështu nul 21 qershorin. Refuzimi evropian ka gjasa të jetë pak produktiv duke qenë se integrimi nuk është as elektoral dhe as popullor. Nëse Venecia i jep të drejtë Presidentit, atëherë opozita merr një kartë të fortë që ia legjitimon ciklin e ri të protestave deri në rrëzimin e Ramës.

Sido që të jetë, marrëveshja me Ramën e pret Bashën sërish diku në shtigjet e politikës. Kundërshtarin nuk mund ta zgjedhësh, si të ishte në listën e kandidatëve për deputetë të partisë tënde. Sa kohë ai ka epërsinë e pushtetit, vepron madje e kundërta, duhet të gëzohesh nëse ai të zgjedh ty. Në një opozicion të gjerë, ku kryetarin e luajnë disa koka, diversioni është gjë e lehtë.

Piskama e Bashës ‘hajduti psiqik’ nëpër të cilën Rama vrapon si Drakula në mjegullat e transilvanisë politike albaneze, duket më shumë si një ngushëllim për veten dhe gajret për ndjekësit, se mesazh politik prodhimtar apo ngjitës.

Nuk është aksioni i anti-kompleksimit pra, ç’ka e shpëlan opozitën dhe ia shtyn yllin drejt ngjitjes, aty ku mund ta dallojë edhe opinioni publik jashtë oborrit partiak. “Nuk flas më kurrë me X-in”, është përbetim për gra lagjesh dhe jo për kandidatë për kryetarë qeverie. Përndryshe edhe gruaja e lagjes, edhe kandidati për kryetar qeverie, duhet të presin një zgjidhje të llojit deus ex machina (nga Zoti), ose të shpresojnë te alternativa tjetër, gjithashtu jashtë tyre. Kushtëzimi për rotacion të vijë, i kthjellët dhe vendimtar, nga përtej oqeanit, ashtu si për paraardhësin e Ramës në PS.

Nëse Basha nuk ‘lëshon’ dot një recetë tjetër përveç asaj të ‘dekompleksimit’, mirupafshim në vitin 2021.

Tags: alfred lelaPDpresidentiramaVenecia

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Dy humbjet radhazi në kampionat, Takaj i vendos ultimatum skuadrës

Dy humbjet radhazi në kampionat, Takaj i vendos ultimatum skuadrës

Viti i ri shkollor/ Rama: Po ju mori malli, më keni në frigorifer në vijim!

Viti i ri shkollor/ Rama: Po ju mori malli, më keni në frigorifer në vijim!

Soreca: Shqipëria do të bëhet një vend më i mirë, kini besim!

Soreca: Shqipëria do të bëhet një vend më i mirë, kini besim!







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

U tha se kanë bashkëpunuar me PS, anëtarët e PD-së Durrës shkkojnë në seli:  Dua takim me Berishën,
Aktualitet

U tha se kanë bashkëpunuar me PS, anëtarët e PD-së Durrës shkkojnë në seli: Dua takim me Berishën,

by mirseda
12:01 | 01/04/2026
0

Disa anëtarë të Partisë Demokratike në Durrës, këtë të mërkurë, shkuan në selinë e PD-së për të...

Gogu pret raportuesit e KiE-së, në fokus reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit

Gogu pret raportuesit e KiE-së, në fokus reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit

11:30 | 01/04/2026
Tentuan të merrnin peng një 17-vjeçar dhe e goditën me thikë, arrestohen dy të rinj në Pogradec

Tentuan të merrnin peng një 17-vjeçar dhe e goditën me thikë, arrestohen dy të rinj në Pogradec

11:17 | 01/04/2026
SPAK kërkon pushimin e procedimit për Irena Gjokën, data kur do të shqyrtohet çështja

SPAK kërkon pushimin e procedimit për Irena Gjokën, data kur do të shqyrtohet çështja

11:08 | 01/04/2026
Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë grek

Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë grek

10:54 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com