Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Cilët ishin terroristët e parë në histori?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Cilët ishin terroristët e parë në histori?

Romakët i quanin Sicarii: Ata jetonin në Palestinë, dhe qenë krahu më radikal i Zelotëve. Ata kërkonin pavarësinë politike të Judesë nga Roma.  Maksimilian Robespieri, i Pakorruptueshmi (ose tirani), protagonist i Revolucionit Francez, pëlqente ta etiketonte veten një terrorist. Por kjo nofkë nuk i solli fat:ai përfundoi në bankën e të akuzuarve në korrikun e vitit 1794, me nismën e kundërshtarëve të tij politikë. Një nga popujt që ka përjetuar për herë të parë “terrorin”, ishte ai i Romës së lashtë:armiku i tij publik ishin Sicarii, krahu më ekstremist i radikalëve Zelotë, një grupim politiko-fetar hebre, mbështetës i pavarësisë së Judesë nga Roma.

Sulme me thika

Sipas historianit Titus Flavio (37-100 E.S.), Sicarii përdornin taktika jo shumë “ortodokse” ndaj armiqve të tyre. Ata sulmonin në mes të ditës, dhe godisnin tinëz në turmë duke eliminuar objektivin e tyre me një shpatë të shkurtër (sica), të fshehur nën rrobat e tyre. Ata ishin shndërruar në tmerrin e banorëve (romakë) të fshatrave hebraike, dhe në kontekstin e Luftës së Dytë Judaike kryen masakra të mëdha, sikurse qe ajo e Ein Gedit, ku ata vranë 700 gra dhe vajza, faji i vetëm i të cilave ishte origjina e tyre romake.

Publio Cornelio Taciti (55-120 E.S), i bënte ata përgjegjës për zjarret në hambaret e drithit, dhe sabotimin e furnizimit me ujë të Judesë. Simon Kananeasi, një nga apostujt e Jezusit, i përkiste sektit të fanatikëve, por ishte një “revolucionar”, dhe jo një terrorist.

Sicarii vetëvrasës

Fanatizmi i tyre ekstrem, u shfaq qartë gjatë rrethimit të Masadës, fortesa të cilën mbi 1 mijë sicarii e pushtuan në vitin 66 E.S, dhe ku ata kishin vendosur së bashku me familjet e tyre. Në vitin 73, 3 vjet pas rënies së Jerusalemit, Masada u rrethua nga ushtria romake, dhe ishte qyteti i rradhës që do të binte:duke mos pasur asnjë mundësi për t’u arratisur, sicarii filluan të kryejnë vetëvrasje masive, duke therur në fillim të gjithë gratë dhe fëmijët që gjendeshin në kala, dhe  në fund veten. Ky ishte episodi që i dha fund Luftës së Parë Judaike.

Sekti i vrasësve

Fanatizmi islamik, lindi ndërmjet shekujve VIII-XIV, kur në Lindjen e Mesme u përhapën sekte si ai nizaritëve. Ata e quanin veten ismailitë, një rrymë e islamit shiit, dhe njiheshin si Sekti i Asasinëve, emri shumës i fjalës arabe Aal-Hashishiyyun, ose “ata që janë të ndërvarur nga hashashi” (me gjasë bëhet fjalë për përhapjen e thashethemeve të qëllimshme, për t’i diskredituar ata). Për të mbështetur idetë e tyre, nizaritët iu drejtuan vrasjeve politike, veçanërisht kundër sunitëve.

Terroristi

Termi “terrorist” lindi në epokën moderne, gjatë të ashtuquajturit Mbretërim të Terrorit (1793-94) pas Revolucionit Francez, kur pushteti ra në duart e revolucionarëve të krahë më radikal, jakobinëve, të cilët nuk hezituan të kryejnë ekzekutime masive të kundërshtarëve, duke përdorur gijotinën famëkeqe.

Sipas disa historianëve, ky term u fut në leksikun politik nga Jean-Lambert Tallien dhe Babeuf, dy protagonistët e Revolucionit, që folën për herë të parë për terrorizëm dhe terroristë, duke deklaruar në mënyrë eksplicite “vullnetin për të frymëzuar terrorin”. Terrorizimi mori forma më të rënda në fillimin e shekullit XX, për të mbizotëruar deri në ditët e sotme.

Në 28 qershor 1914, nacionalisti serb Gavrilo Princip, vrau gjatë një vizite që po zhvillonte në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës Arkidukën Franc Ferdinand të familjes mbretërore Habsburgase dhe gruan e tij. Ky gjest, shkaktoi nisjen e Luftës së Parë Botërore.

 Metodë luftimi

Prej atëherë “terrorist” është një etiketë, nganjëherë e përdorur gjatë rrjedhës së historisë në mënyrë të paqartë, dhe “terrorizmi” (një tjetër emërtesë) është një metodë e përdorur më shpesh në gjysmën e dytë të shekullit XIX edhe si instrument i luftës sistematike, për shembull tek motot revolucionare ruse (1878-1881), dhe aktivitetet e nacionalistëve radikalë irlandezë, maqedonas, serbë dhe armenë.

Ai është përdorur si një mjet deri në ditët e sotme, duke shënjuar pjesën më të rëndësishme të ngjarjeve historike të 100 viteve të fundit:sulmet e anarkistëve në fillimet e viteve 1900, atentati në Sarajevës në 1914 -ën, “Vitet e Plumbit” gjatë periudhës 1970-980 në Itali, organizata terroriste baske ETA në Spanjë, Ushtria Republikane Irlandeze (IRA), sulmet me avionë të 11 Shtatorit 2001 Shtatorit në SHBA, deri me sulmet e muajve dhe ditëve të fundit anembanë globit.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: e parëhistoriSekti i vrasësveterroristetterroristiterroristit

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Krijohet Prokuroria Evropiane. Ja çfarë do të hetojë

Krijohet Prokuroria Evropiane. Ja çfarë do të hetojë

Kuqezinjtë e Panuccit ‘bien’ në Alikante, Spanja perfekte

Kuqezinjtë e Panuccit 'bien' në Alikante, Spanja perfekte

Tendencat moderne të modës dhe historitë e tyre interesante

Tendencat moderne të modës dhe historitë e tyre interesante







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Joz Marku ngre pikëpyetje me reagimin e tij për rolin si opinionist në BBVA Fan Club
Showbizz

Joz Marku ngre pikëpyetje me reagimin e tij për rolin si opinionist në BBVA Fan Club

by mirseda
22:45 | 09/12/2025
0

Emri i Joz Markut është përfolur së fundmi si një nga opinionistët e mundshëm të Big Brother...

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

22:41 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

22:10 | 09/12/2025
Publikohen emrat e zyrtarëve nën masa pas prishjes së pallatit

Publikohen emrat e zyrtarëve nën masa pas prishjes së pallatit

21:40 | 09/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com