Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Cila nuk po shkon mirë, Europa apo Shqipëria?

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Si po administrohet 30 qershori?

Nga: Ervis Iljazaj

Kryeministri Edi Rama, në Forumin e Convoco në Salzburg, ku foli për rrugëtimin e Shqipërisë në integrimin e Bashkimit Europian, ndër të tjera u shpreh se “Europa nuk po shkon mirë, por ne prapë e duam”.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Kryeministri i Shqipërisë merr përsipër të analizojë ecurinë e Bashkimit Europian. Dhe sa herë i jepet rasti, nuk i kursen kritikat ndaj qeverisjes së Bashkimit Europian, sidomos në raport me politikat e tij për zgjerimin. Madje, moshapjen e negociatave me Shqipërinë ia faturon gjithmonë politikës nacionaliste dhe problemeve të brendshme të vetë politikës europiane dhe asnjëherë qeverisë dhe vendit të tij.

Sigurisht, që konteksti i brendshëm europian e ka penalizuar zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Europian drejt Ballkanit Perëndimor dhe këto vite nuk kanë qenë momenti më i favorshëm për vendet që aspirojnë anëtarësimin në BE. Por, asnjë kontekst europian, i çfarëdo lloji, nuk mund të justifikojë periudhën 6-vjeçare në dështimin që ka pasur qeveria Rama në çështjen e çeljes së negociatave. E vërteta është se kjo qeveri ka pothuajse 6 vite që nuk bën asnjë hap përpara në çeljen e negociatave. Moshapja e negociatave në qershorin e kaluar e vërteton edhe njëherë dështimin total të qeverisë në raport me procesin e integrimit të Shqipërisë.

Qeveria dhe Kryeministri Rama pretendon se i ka bërë të gjitha detyrat e shtëpisë, por është politika europiane ajo që e ka në dorë dhe nuk e pranon hapjen e negociatave me Shqipërinë për arsyet e saj të brendshme dhe jo për faj të Shqipërisë. Kësaj here, Kryeministri kishte dy dhe jo një. Për të, moshapja e negociatave në qershor ishte jo vetëm faj i Europës, por edhe i opozitës shqiptare, e cila me krizën politike që krijoi, pengoi çeljen e negociatave. Ndërkohë që, hapja ose jo e negociatave, për nga natyra e procesit, që është tërësisht teknik, është sukses apo dështim vetëm i qeverisë dhe opozita, me aksionin e saj, ka një ndikim tepër të vogël në të.

Si mund të hapen negociatat me një vend, i cili në këtë moment që po flasim është praktikisht pa një rend kushtetues, ose në rastin më të mirë, me një rend kushtetues gjysma? Ku mungon Gjykata Kushtetuese, ku Parlamenti është në dyshim për nga legjitimiteti i tij, ku zgjedhjet lokale të qershorit nuk kishin aspak lidhje me kriteret politike që kërkon Bashkimi Europian. Po të shtosh këtu problemet ekonomike dhe shoqërore, atëherë do të ishte një mrekulli nëse Shqipërisë do t’i hapeshin negociata në qershorin e kaluar.

Në fakt, duke parë situatën, është Shqipëria ajo që nuk po shkon mirë, dhe jo Bashkimi Europian, ashtu sikurse u shpreh Kryeministri Rama.

Ndër të tjera, ekonomia e Bashkimit Europian në vitet e fundit, pas krizës financiare, është në rikuperim e sipër. Politikisht, pas zgjedhjeve të Parlamentit Europian, ideja e vazhdimësisë së Bashkimit Europian triumfoi. Kështu që, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar për gjendjen e Europës në këto momente.

Por ka një problem edhe më të madh në qasjen që ka pasur Kryeministri Rama në raport me Bashkimin Europian, i cili ose ka ndodhur, për shkak se ende nuk e ka kuptuar se çfarë është Bashkimi Europian, ose si një strategji dëshpëruese për të fshehur dështimet me çeljen e negociatave në vitet e fundit.

E kemi dëgjuar shpeshherë Kryeministrin të shprehet publikisht se vendeve të Ballkanit Perëndimor i është sosur durimi, se nëse vonohen negociatat mund të rinisin konfliktet, se influenca ruse shtohet gjithmonë e më shumë nëse Europa largohet nga Ballkani, duke përdorur në këtë mënyrë një lloj “presioni” diplomatik për të detyruar vendet e BE-së që të pranojnë brenda tyre vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Kjo është një qasje totalisht e gabuar dhe aktet e kanë treguar se ka dështuar. Sepse Bashkimi Europian nuk është një organizatë diplomatike siç është për shembull NATO, ku Shqipëria u anëtarësua, edhe pse ndoshta nuk e meritonte. Bashkimi Europian është një sistem qeverisës i përbashkët, me ekonomi të përbashkët, me ligje të përbashkëta dhe standarde, të cilat janë njësoj për të gjitha vendet anëtare. Në këtë kuptim, “presionet” diplomatike që bën shpesh Kryeministri nuk kanë asnjë vlerë. Vlerë kanë vetëm nëse Shqipëria dhe qeverisja e tij realizon të gjitha standardet e qeverisjes së përbashkët të Bashkimit Europian. Në të kundërt, Shqipëria nuk ka për t’u anëtarësuar kurrë vetëm se Europa ka një nevojë gjeopolitike për Ballkanin Perëndimor. Sa më shpejt ta kuptojë këtë gjë Kryeministri i Shqipërisë, aq më mirë do të jetë për fatin e saj. /Gazeta Liberale

 

Tags: ervis iljazajramashqiperia

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
“Kampionati të mos nisë”, flet Sokol Kushta: Liga është një farsë

“Kampionati të mos nisë”, flet Sokol Kushta: Liga është një farsë

Soreca: Përgjigjja për Teatrin u paraqit jashtë kontekstit

Soreca: Përgjigjja për Teatrin u paraqit jashtë kontekstit

Zbulohen pamjet përrallore të dasmës së futbollistit shqiptar

Zbulohen pamjet përrallore të dasmës së futbollistit shqiptar







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Anglia “dëmtohet” para Shqipërisë
Sport

Anglia “dëmtohet” para Shqipërisë

by mirseda
22:26 | 11/11/2025
0

Anglia do të vuajë tre mungesa të rëndësishme në dy sfidat e muajit nëntor, ndaj Serbisë dhe...

Diddy nis rehabilitimin në burg, mund t’i sigurojë uljen e dënimit

Diddy nis rehabilitimin në burg, mund t’i sigurojë uljen e dënimit

21:43 | 11/11/2025
Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

21:21 | 11/11/2025
Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit

Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit

21:14 | 11/11/2025
Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion

Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion

20:40 | 11/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com