Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Çfarë s’u pa në Kuvend/ Tatiana Nurçe prek deputetët, mban fjalimin tronditës për çamët (video)

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Çfarë s’u pa në Kuvend/ Tatiana Nurçe prek deputetët, mban fjalimin tronditës për çamët (video)

Deputetja Tatiana Nurçe ka mbajtur të enjten në Kuvend një fjalim prekës për 75-vjetorin e gjenocidit dhe spastrimit etnik mbi shqiptarët e Çamërisë. Për shkak të zhvillimeve dinamike, me fokus të veçantë mbi përgjimet e “Bild” e protestat e vazhdueshme të opozitës, fjalimi i saj nuk mori fokusin e duhur.

Deputetja socialiste i ka ngritur të gjithë në këmbë, duke i bërë të mbajnë një minutë heshtje, në nderim të atyre mijëra shpirtrave shqiptarësh që u vranë në masakrat e shovinistëve të padënuar.

Tatiana Nurçe prek deputetët on Vidnews.

Tatiana Nurçe, e njohur ndryshe si një nga “gratë e hekurta” e nisi fjalimin duke rrëfyer se si nëna e saj e lindur në Filat të Çamërisë, asokohe vetëm 7 vjeçe, pa me sytë e saj masakrën e tmerrshme ndaj mijëra grave, nënave e fëmijëve.

Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, ajo tha se ky 75 vjetor duhet të jetë një moment reflektimi. Çështja çame s’mund të jetë atribut i një partie, por i një pajtimi të madh mes shqiptarësh. Deputetja shtoi më tej se mbetet me shpresë se qeveria shqiptare do ringrejë agjendën çame me shtetin fqinj, vetëm në kushtet e reciprocitetit të plotë.

Fjalimi i plotë

75 vjet më parë, një vajzë 7 vjeçe u bë dëshmitare se si e gjithë bota që njihte, u shua brenda pak ditësh. Me aq sa mbanin duart, ajo udhëtoi për ditë të tëra nën frikën e plumbave, nën vapën përvëluese të qershorit, pa me sytë e saj tragjedinë më të madhe të shqiptarëve në kohët e sotme, genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Kjo vajzë ishte nëna ime, e lindur në Filat të Çamërisë, e që kurrë nuk realizoi dot ëndrrën e saj, për të parë edhe njëherë vendin ku lindi. Drama e saj është drama e gjithë shqiptarëve e jetuar në tri kohë, e larguar mes dhunës e genocidit, e keqtrajtuar nga diktatura komuniste, e mohuar gjatë tranzicionit.

Ndaj, për mua sot është një emocion i madh t’i drejtohem Parlamentit të shqiptarëve, si një bijë e Çamërisë që nuk harron. 27 Qershori është jubile i veçantë. 75 vite më parë, dhjetëra mijëra shqiptarë të Çamërisë u larguan nga trojet e tyre shekullore, mes tyre mijëra të vrarë për faktin e thjeshtë se flisnin shqip e besonin në fe tjetër.

Thonë që një komb që mohon të kaluarën e vet, nuk ka ta të ardhme. Kombi shqiptar ka fituar të drejtën të jetë pjesë e kombeve të qytetëruara, dhe si i tillë, ka detyrimin që anëtarëve të tij t’u kthejë drejtësinë e munguar. Ky Parlament ka miratuar një Rezolutë që detyron qeverinë shqiptare të shtojë përpjekjet për zgjidhjen e çështjes çame.

Unë jam krenare që kam mbështetur këtë qeveri, e cila vendosi këtë çështje në tryzën e bisedimeve me palën greke, si një çështje e cila duket të zgjidhet në praktikën më të mirë ndërkombëtare, atë të të drejtave të njeriut.

Çështja çame kurrë nuk ka qënë çështje pronash, apo çështje që të varet nga mëshira e shtetit grek. Kjo çështje, o zgjidhet si një e drejtë e munguar, o nuk zgjidhet fare. Nuk do ketë qetësi për shtetin shqiptar, deri në zgjidhjen e plotë të çështjes çame.

Ky 75 vjetor duhet të jetë një moment reflektimi. Çështja çame s’mund të jetë atribut i një partie, por i një pajtimi të madh mes shqiptarësh. Unë kam besim se qeveria shqiptare do ringrejë agjendën çame me shtetin fqinj, vetëm në kushtet e reciprocitetit të plotë. Por të dashur shqiptarë, çështja çame nuk është vetëm zbatimi i një rezolute.

Java Çame duhej të jetë pjesë e përkujtimeve zyrtare të shtetit shqiptar, që përmes saj, shqiptarët të bashkohen në përkujtimin e genocidit të pandërshkuar, dhe në përkujtimin e atyre mijërave të pafajshmëve që presin drejtësi. Kurikulat mësimore duhet të përfshijnë edukimin e brezit të ri. Ndaj, nga kjo foltore, shpreh nevojën e hartimit të një praktike kujtese, që Java Çame të jetë Java Shqiptare.

Në ditët e sotme përballemi me probleme të shumta. Ëndrra e shqiptarëve për t’ju bashkuar kombeve në Bashkimin Europian është prioritet. Por ne s’mund të bëhemi pjesë e kësaj familje kombesh, të gjymtuar. Askush nuk mund të na detyrojë që të mohojmë të kaluarën. Ndaj, nga kjo sallë, unë bëj thirrje për bashkim dhe mbështetje në përpjekjen e qeverisë shqiptare, që këtë çështje ta mbajë në agjendë, asgjë më shumë dhe asgjë më pak, por vetëm si çështje të drejtave të njeriut. Interesi kombëtar nuk do të negociohet, dhe herët e vonë, do jemi pjesë e Bashkimit Europian si të barabartë, mes të barabartëve.

Dua të shpreh një mirënjohje të madhe për të gjithë komunitetin çam në Shqipëri. Edhe pse të mohuar, të nëpërkëmbur, ata qendruan kokëlartë dhe sot meritojnë përuljen e gjithë shqiptarëve. Me punë, ndershmëri dhe kurajo, ky komunitet i jep shpresë Shqipërisë se një ditë drejtësia do triumfojë. Dua të falenderoj edhe shqiptarët e Amerikës që përkujtuan genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë, përmes atij tubimi madhështor e emocionues.

Dua të mbajmë një minutë heshtje, në nderim të atyre mijëra shpirtërave shqiptarësh të Çamërisë të humbur në masakrat e shovinistëve të padënuar. Sepse, është detyrimi ynë që Çamëria të mos harrohet.

 

Tags: cameriakuvendtatjana nurce

TË LIDHURA

Vrasja e Bujar Nasufit, zbulohet dëshmia tronditëse e bashkëshortes
Aktualitet

Vrasja e Bujar Nasufit, zbulohet dëshmia tronditëse e bashkëshortes

20:18 | 10/06/2025
Vizitorët shpenzojnë më shumë, bilanci i turizmit rekord në Shqipëri në tremujorin e parë
Aktualitet

Vizitorët shpenzojnë më shumë, bilanci i turizmit rekord në Shqipëri në tremujorin e parë

20:02 | 10/06/2025
Bashkia e Tiranës miraton mbi 1,100 kredi të buta, ja kategoritë më të favorizuara dhe procedurat që do ndiqen
Politikë

Bashkia e Tiranës miraton mbi 1,100 kredi të buta, ja kategoritë më të favorizuara dhe procedurat që do ndiqen

19:46 | 10/06/2025
Next Post
Kryemadhi nga Shkodra: Merrni në dorë fatet tuaja, boll më me krimin e organizuar

Kryemadhi e ‘shqetësuar’, nxjerr krahun e saj të djathtë për të sulmuar Ramën

Pse zgjedhjet e Stambollit, do të përcaktojnë fatin e Erdoganit në Turqi

Pse zgjedhjet e Stambollit, do të përcaktojnë fatin e Erdoganit në Turqi

“Ju kam n’zemër”, kryebashkiaku i Kavajës mesazh grave e nënave

“Ju kam n’zemër”, kryebashkiaku i Kavajës mesazh grave e nënave

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025
Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

18:11 | 05/06/2025




TË FUNDIT

Vrasja e Bujar Nasufit, zbulohet dëshmia tronditëse e bashkëshortes
Aktualitet

Vrasja e Bujar Nasufit, zbulohet dëshmia tronditëse e bashkëshortes

by mirseda
20:18 | 10/06/2025
0

Klodiana Lala zbuloi këtë të martë, detaje të reja nga vrasja në Tiranë e biznesmenit Bujar Nasufi,...

Vizitorët shpenzojnë më shumë, bilanci i turizmit rekord në Shqipëri në tremujorin e parë

Vizitorët shpenzojnë më shumë, bilanci i turizmit rekord në Shqipëri në tremujorin e parë

20:02 | 10/06/2025
Bashkia e Tiranës miraton mbi 1,100 kredi të buta, ja kategoritë më të favorizuara dhe procedurat që do ndiqen

Bashkia e Tiranës miraton mbi 1,100 kredi të buta, ja kategoritë më të favorizuara dhe procedurat që do ndiqen

19:46 | 10/06/2025
Luiz Ejlli emocionon ndjekësit me dedikimin për vajzën: Çdo rrahje ka kuptim që kur erdhi ajo

Luiz Ejlli emocionon ndjekësit me dedikimin për vajzën: Çdo rrahje ka kuptim që kur erdhi ajo

19:43 | 10/06/2025
Ish-polici serb dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Ish-polici serb dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

19:39 | 10/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com