Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Çfarë sollën dy takimet Kurti-Vuҫiç që kaluan vetëm me akuza dhe kundërakuza?

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Intensifikim përpjekjesh për takimin Kurti-Vuçiç

Dy takimet Kurti-Vuҫiq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi që kaluan vetëm me akuza dhe kundërakuza, sipas analistëve mund të prodhojnë vetëm konflikt të ngrirë. Marrëveshja përfundimtare nuk duket në sfond.

Partitë politike opozitare e kritikuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për takimin e fundit në Bruksel me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuҫiq, dhe qasjen e tij ndaj dialogut me Serbinë, duke i cilësuar takimet siҫ thonë “takime që nuk po prodhojnë asnjë rezultat”. Kurti dhe Vuҫiq në takimin e fundit që u mbajt në Bruksel më 19 korrik, nuk u pajtuan për asgjë, ndërsa, me një dozë nervozizmi akuzuan njëri-tjetrin duke refuzuar propozimet e ndërsjella që ofruan në takim.

Performancë për konsum të brendshëm

Zëdhënësja e partisë opozitare Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, thotë se “mungesa e platformës së dialogut me Serbinë, me objektiva të qarta të prezantuar në Kuvend para dhe pas çdo takimi, do ta reduktojë Kosovën në nivelin e performancës për konsum të brendshëm të kryeministrit Albin Kurti”.

“Procesi i dialogut do të duhet të orientohet në përcaktimin e saktë të vizionit se çfarë në të vërtetë Kosova mëton të arrijë nga ky proces dialogu. Deri tani, ajo çfarë kemi parë nga takimet, nuk janë asgjë tjetër pos një mundësi e jashtëzakonshme e Kurtit drejtuar audiencës së tij për të akumuluar fuqi politike. Turma karakterizohet për irracionalitet, i lëvizur me situatat e përafërta me të ngjashmin e vet, andaj qasja e kryeministrit është pa vizion!”, shkroi Sibel Halimi në Facebook.

Mungesë transparence rreth bisedimeve

Edhe shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në opozitë Abelard Tahiri, tha se “procesi i dialogut me Serbinë po përcillet me jo transparencë, ngase qytetarët nuk e dinë se për çfarë temash po diskutohet”. “Këtë dialog Kurti po e përcjell me mostransparencë, pra qytetarët nuk dinë asgjë se çka bisedon Kurti me Vuqiçin. Rreziku ekziston që për herë të parë Kosova të kthehet pala e pa arsyeshme”, tha Abelard Tahiri.

Haradinaj: Takim i kotë i dialogut Kosovë-Serbi

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që udhëheq partinë tjetër opozitare Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) takimin e fundit Kurti-Vuҫiq e cilësoi “një takim kot i dialogut Kosovë-Serbi”. Ai tha se “secila palë ka veç një interes, që me retorika populiste ta mashtrojë popullin e vet në prag të zgjedhjeve”.

“Kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos bëjë asgjë në këtë proces. Ai nuk po don me e kuptu se pa përfshirjen e SHBA, dialogu është i vdekur. Ai nuk po don me e kuptu se me Borrelin e Lajçakun është në qorrsokak. Sa më larg të shtyhet përfshirja e një emisari amerikan në dialog, dëmi do të jetë më i madh, edhe për Kosovën edhe për Kryeministrin! Po të ishte Amerika në dialog, tashmë do të ishim në prag të marrëveshjes përfundimtare! A ka njeri që mund t’ia shpjegojë këtë Albin Kurtit!?”, shkroi Haradinaj në facebook.

Bisedimet më shumë ligjërata historike sesa propozime konkrete

Ndërkohë disa analistë politikë mendojnë se duke e parë qasjen e deritashme të palëve nga dy takimet ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuciq, marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi duket e pamundur. Blerim Burjani analist politik i tha DW-së se takimet në Bruksel po ngjasojnë më shumë me ligjërata historike sesa me propozime konkrete.

“Ndërmjetësimi është pozitiv por, sikur t’i shtohet edhe ndikimi më i madh i SHBA-së, ndoshta do të jetë më i lehtë dialogu. Marrëveshja përfundimtare është shumë larg. Në vend të propozimeve që duhet të bëjnë palët dhe të bien dakord me ndonjë opsion të mundshëm për zgjidhje, realisht ata në këto takime në Bruksel po bëjnë debate që më shumë po ngjasojnë në ligjërata për historinë. Nëse vazhdojnë të bëhen debate për marrëdhëniet ndëretnike Kosovë-Serbi, marrëveshje nuk do të ketë, por, stagnim dhe një status-quo”, thotë Burjani. Sipas tij, pa një propozim konkret qoftë nga ndërmjetësuesi i dialogut, debatet Kosovë-Serbi do të vazhdojnë dhe që do të prodhojnë një konflikt të ngrirë dhe jo vullnet për zgjidhje.

Debatet Kosovë-Serbi prodhojnë një konflikt të ngrirë

“Mendoj që pa pasur një dokument të hartuar nga SHBA dhe BE që do t’u jepet palëve për diskutim, duket se është vetëm humbje kohe. BE duhet të mendoj një opsion së bashku me SHBA-të për zgjidhje përfundimtare, ndryshe nuk ka shprese aspak se palët ndonjëherë do të merren vesh për ndonjë marrëveshje përfundimtare. BE si ndërmjetësuese duket shumë latente, ofron vetëm shërbime të mira për palët, dhe ndonjëherë e kam përshtypjen se vetëm organizon takime për palët dhe nuk involvohet në zgjidhje. Pra mendojë se kërkohet një involvim më i madh i ndërmjetësuesit duke përfshirë edhe SHBA-të në këtë proces”, mendon Blerim Burjani.

Akuza dhe kundër akuza

Dy takimet që ndodhën ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, njëri me 15 qershor dhe tjetri me 19 korrik, prodhuan akuza dhe kundërakuza ndërmjet palëve. Pas takimit të fundit, Albin Kurti, tha se ka propozuar një marrëveshje me 6 pika, por që ajo është refuzuar nga pala serbe ende pa u lexuar.

“Unë propozova një marrëveshje të shkruar me 6 nene si një deklaratë e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, që u refuzua, pra atë çfarë kisha kërkuar herën e kaluar që të kemi një deklaratë të paqes e kam përgatitur në mënyrë në një tekst me gjashtë nene, mirëpo u refuzua ende pa u lexuar”, tha mes tjerash Kurti. Sipas tij, refuzimi pa lexim për të tregon mungesë gatishmërie nga ana e Serbisë për marrëveshje.

Ndërkohë, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, tha se “me kryeministrin kosovar Albin Kurti, është shumë vështirë të bisedohet”.

”Kam folur edhe me Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Avdullah Hotin e Ramush Haradinajn, por këto asnjëherë nuk i kam dëgjuar. Gjithmonë kanë kërkuar njohjen nga Serbia, gjithmonë ka qenë vështirë, por të paktën për diçka jemi marrë vesh, si për atë se është ditë, është e hënë, e premte. Por tash me Kurtin nuk mund të merremi vesh as a është ditë e as cila ditë e javës është”, ka thënë Vuçiq, transmeton mediumi publik serb rts. Sipas tij, me Kurtin nuk mund të merresh vesh për asgjë. Mediet në Serbi shkruan se pala serbe është duke e diskutuar mundësinë e ndërprerjes së dialogut me Kosovën, por kjo nuk është konfirmuar nga ndërmjetësuesi i këtij dialogu Bashkimi Evropian. Takimi i radhës Koosvë-Serbi i nivelit të lartë politik, thuhet se do të mbahet në fillim të shtatorit./DW

Tags: Albin KurtiAleksandër VuçiçBrukseltakime

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Tentoi të hynte në Shqipëri me një hark dhe 21 shigjeta, kapet në doganën greke i huaji
Rajoni

Tentoi të hynte në Shqipëri me një hark dhe 21 shigjeta, kapet në doganën greke i huaji

14:24 | 14/10/2025
Të riut shqiptar i gjendet kokaina me vlerë 16 mln euro në shtëpi
Rajoni

Të riut shqiptar i gjendet kokaina me vlerë 16 mln euro në shtëpi

14:50 | 13/10/2025
Next Post
BBC për Liqenin e Ohrit: Peshkatarët në luftë për të shpëtuar koranin e rrallë

BBC për Liqenin e Ohrit: Peshkatarët në luftë për të shpëtuar koranin e rrallë

Rusi, zbulohen rastet e para me një tjetër variant të koronavirusit

Tre pacientë humbin jetën në spitalin Infektiv në 24 orët e fundit

Rriten infektimet, shkon në 232 numri i rasteve aktive me Covid-19







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025




TË FUNDIT

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

by mirseda
22:44 | 14/10/2025
0

Sot në mëngjes u nisa herët. Qielli ishte gri dhe ajri kishte atë freskinë e parë të...

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

21:47 | 14/10/2025
Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

20:42 | 14/10/2025
Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

20:27 | 14/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com