E premte, 23 Korrik, 2021
32.5 C
Tirana

Rriten infektimet, shkon në 232 numri i rasteve aktive me Covid-19

Situata epidemiologjike në vendin tonë mbetet e qëndrueshme, por në 24 orët e fundit, është rritur numri i të infektuarve me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë regjistruar 34 raste të reja me Covid-19, nga 3.348 testime të kryera.

Të infektuarit kanë rezultuar në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 5 në Sarandë, nga 3 raste në Elbasan, Kukës, nga 2 raste në Has, Berat, Pogradec, Poliçan, Konispol, nga 1 rast në Durrës, Fier, Korçë, Lezhë, Shijak, Skrapar.

Ndërkohë, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë. Po në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 12 pacientë,  duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,109 që nga fillimi i epidemisë.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë, teksa raste aktive mbeten 232.

Statistika (22 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 34

Të shëruar në 24 orë 12

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3348

Testime totale 868,822

Raste pozitive 132,797

Raste të shëruara 130,109

Raste Aktive 232

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 93

Vlorë 25

Durrës 22

Kukës 21

Elbasan 18

Shkodër 14

Lezhë 14

Fier 12

Korçë 7

Berat 5

Gjirokastër 1

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama i mrekulluar nga Dua Lipa: Të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur

Këngëtarja e një sërë hiteve, Dua Lipa, e shoqëruar me familjen e saj dhe të dashurin, Anwar Hadid, është takuar sot me kryebashkiakun Erion...

Kush janë mafiozët? SPAK verifikim tenderave në Fier

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), ka thirrur për të dëshmuar deputetin Petro Koçi. Ky i fundit është thirrur nga SPAK, për...

Video/ Parakalimi i Shqipërisë në ceremoninë e hapjes në Tokio

U mbajt sot, nga ora 13:00, ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike. Mes ekipeve olimpike, kanë parakaluar edhe shqiptarët në pistën e Lojërave Olimpike...

“Përndiqte të renë, i dhunoi të atin”, policia arreston 29-vjeçarin

Një 29-vjeçar është vënë në pranga, pas denoncimit të një 23-vjeçareje e cila është ankuar se është përndjekur dhe dhunuar fizikisht nga ky shtetas,...

Episodi/ Kielini kujton momentin me Del Pieron “aty kuptova ç’është Juventusi”

“Shoku i ekipit që më bëri të kuptoj se çfarë do të thotë Juventus ishte Del Piero. Kur fituam kampionatin në Serie B, ai...