Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Çfarë qëndron pas fenomenit ‘Nano’?

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse nuk u bë pjesë e PD-së? Ja si përgjigjet ish-kryeministri Nano

Nga: Frrok Çupi

Ja ku jemi: Çfarë po ndodh me temën ‘Nano’? Po me temën ‘kthimi i PD në ditën e parë’? Po me dilemat nëse do të kandidojnë për deputetë heronjtë e rremë?…. Të gjitha gjurmët na çojnë në një skenë fshatçe ku ‘master Iks’ nis e lidh grykën e thesit: Kaq ishte për këtë stinë! Duket sikur gjithë periudha prej tre dekada e Demokracisë sonë, ka zbritur në fusha dhe po mbledh duajt e të korrave. Kaq ishte ‘Demokracia’ që më shumë na mundoi me idenë se me vetë ekzistencën e saj.

Çfarë qëndron pas fenomenit ‘Nano’?

Fatos Nano po projektohet si president i ardhshëm i Republikës sonë- kjo është.

Fatos Nano, kryetar i Partisë Socialiste në opozitë dhe kryeministër i Republikës, është i vetmi i bur gosur politik në epokën e Demokracisë. Këtë e pranuan të gjitha forumet e larta të Bashkimit Evropian, gjykatat, mediat, kishat, dhe vetë pushteti që e burgosi dhe që sot ndodhet në opozitë. Kur pushteti i dalë nga ëndrra demokratike ( PD) burgosi kundërshtarin politik, krejt për motive politike, që në atë moment e lidhi qafën me bishtin e vet, dhe po e mb yste. Në atë moment u kujtua që ta afronte viktimën e vet në disa takime që i quajti ‘negociata’, dhe me kaq mendoi se i lau duart nga ndryshku i pra ngave.

Nanon e paketoi mirë e mirë, e la në harresë dhe mori rrugën drejt revanshit të ri: Viktima mbeti atje, nmdërsa autori në majë. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe në raste të tjerë të mëdhenj, kur të burgosurit politik i zunë bishtin regjimit që i kishte dhunuar, por kjo ndodhi jo në sisteme demokratike. Ndodhi, për shembull, në Afrikën e Jugut të aparteidit, me Nelson Mandelën, i cili nga i burgosur u kthye në president të vendit. Ndodhi edhe me Pjetër Arbnorin, i cili nga i burgosur politik, u kthye në president të Parlamentit të Shqipërisë. Por edhe Pjetri ishte burgosur politikisht nga diktatura komuniste- më e egra që provoi Evropa Lindore.

Ndërsa në rastin e fundit, Nano është i burgosur politik në periudhën e regjimit anti- komunist që e quajtëm Demokraci. Ai duhet të marrë fronin e kryetarit të shtetit, me se s’bën, se përndryshe demokracia mbetet e pa korrektuar, ose non- ekzistente. Edhe në momentin kur Nano do të bëhet president i Republikës, vetë akti do ta kthejë ‘demokracinë’ aty ku ishte, në pikën Zero. Kjo është hera e dytë kur ndodh që viktima kthehet në majë të piramidës së shtetit teksa diktatori i tij është ende i gjallë, madje në funksione politike. Hera tjetër ndodhi me Mandelën, kur presidenti jugo- afrikan ia lëshoi vendin për së gjalli.

Po me kthimin e PD në ditën e parë të lindjes?

Në fakt, jo tamam në ditën e lindjes; lindja për së dyti do të kishte me vete disa shpresa. Partia Demokratike, në vitin 2019 e lëshoi përtokë ngrehinën e saj, doli nga Parlamenti dhe deklaroi se ‘më gjeni në rrugë’. Në rrugë, edhe bleta e re nëse nuk gjen shpejt zgjua, vdes ose e egërsuar ose e vetëvrarë. Që nga dita kur PD lëshoi mandatet, u provua se ‘si të ishte, si të mos ishte’, kjo nuk ka ndonjë lidhje me Demokracinë. Demokracia, sipas kësaj optike dhe vetë sjelljes së liderëve të PD, e shpalli të panevojshme agregatin që nisi jetë në fillesat e demokracisë.

Kështu u kthye demokracia në ‘bazën’ e saj të anarkisë, duke zënë shkas nga dorëzimi. PD qe e detyruar dje të mblidhte 400 mijë firma, aq sa u mblodhën ne Dhjetor 1990, dhe të trokasë në derën e KQZ për t’u regjistruar në zgjedhje. Por kjo nuk është më PD e atëhershme; këtë duhet t’ua thotë hapur militantëve të vet. Ajo ‘demokraci’ që u shpall atëherë, u gëlltit po nga bijtë e vet; tani kemi një qenie tjetër që ka manipuluar emrin e vet, nga ‘një parti pa emër’ në ‘PD’.

Po me deputetët ‘gjigandë’ të politikës, çfarë po ndodh?

Në fushë kanë zbritur tre ose katër elementë që po luf tojnë në garë:

Elementi i parë është Shtetet e Bashkuara, që për hir të së vërtetës, po kërkon aplikimin e një ligji moral në vend të ligjit juridik: Përjashtimin e disa politikanëve të mëdhenj, si psh., Berisha dhe Vasili, për shkak se ndodhen në listën e zezë të SHBA. Elementi i dytë është ligji. Ligji ose nuk ekziston deri tani, ose është aq infantil saqë trembet nga viktimat e tij. Deri më sot, me gjithë investimet e mëdha, Drejtësia nuk arrin dot të thotë qartë: ‘Këta që kanë kryer krime shtetërore, ky e ky e ky, ndalohen’. Ende nuk kemi arritur në nivelin e kodeve të Hamurabit, mbreti i Babilonisë. Elementi i tretë është frika e vetë Partisë Demokratike për të vendosur sipas drejtësisë. Nëse PD, për shembull, përjashton kandidimin e kryetarit Berisha, atëherë kryetari pasardhës Basha, bie. Nëse ndodh e kundërta, atëherë PD pëson goditje të thellë.

Jemi prapë në kushtet kur demokracia po ha vetveten.

Kjo ndodhi edhe në sistemin kapitalist, edhe në sistemin socialist, edhe në tiranitë e mëdha. Por ndërsa sistemi kapitalist nisi ‘të hante veten, këtë e bëri për shkak të zhvillimit të teknologjive dhe të përsosjes së marrëdhënieve. Socializmi nisi të hajë veten që në ditën e parë, kur ndali shpejtësinë dhe elim inoi të bijtë… Ndërsa për demokracinë, modeli ynë duket se është leksioni i parë.

Tags: fatos nanofenomenFrrok Çupiopinion

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Ndryshim planesh për Hysajn, tashmë refuzon propozimin e Napolit për rinovimin e kontratës

“Ankand” për Elseid Hysajn/ Mbrojtësi kërkohet edhe në kampionatin spanjoll

Gjashtë arsyet, pse satelitët e kanë bërë botën një vend më të mirë

Gjashtë arsyet, pse satelitët e kanë bërë botën një vend më të mirë

Morën peng anijen e mallrave, arrestohen 7 shqiptarë në Britaninë e Madhe

Morën peng anijen e mallrave, arrestohen 7 shqiptarë në Britaninë e Madhe







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë
Bota

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

by mirseda
22:17 | 11/03/2026
0

Rreth 18.000 banorë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në qendër të Dresden pas gjetjes...

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Zelensky: E paralajmërova presidentin Trump për një Luftë të Tretë Botërore

Zelensky: E paralajmërova presidentin Trump për një Luftë të Tretë Botërore

21:47 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com