Ish-kryeministri Berisha ka paralajmëruar se sot në orën 20.00, do të ketë një zhvillim të rëndësishëm në Kavajë.
Mbrëmjen e sotme, në Kavajë, qytetarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike do të shkojnë për të ‘çliruar’ KZAZ-në e këtij qyteti nga materialet zgjedhore, duke respektuar kësisoj dekretin e Presidentit Meta, për të mos pasur zgjedhje më 30 qershor.
Bashkëngjitur një videoje të cilën e ka postuar në Facebook, Berisha shkruan:
“Kavaja ne shtetrrethim! Kryengritësit e saj ne këmbe! Edvin largo urgjent narkobanditet nga Kavaja. Rama ik! Fitore! sb”.