Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Çfarë përdornin njerëzit para se të shpikeshin letrat e banjos

5 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Çfarë përdornin njerëzit para se të shpikeshin letrat e banjos

Në ditët e para të pandemisë COVID-19, letra e tualetit ishte një produkt po aq i vështirë për t’u gjetur në dyqane dhe supermarkete, sa pajisjet mbrojtëse personale. Edhe pse letra higjienike ka ekzistuar në botën perëndimore të paktën prej shekullit XVII pas Krishtit, dhe në Kinë që nga shekulli II para Krishtit, miliarda njerëz nuk përdorin ende sot letër higjienike.

Në kohët e lashta, letra e tualetit ishte edhe më e pakët në dispozicion. Pra, çfarë përdornin njerëzit e lashtë për t’u pastruar pasi kishin shkuar në tualet? Mund të jetë e vështirë ta thuash duke përdorur të dhënat arkeologjike, thotë Suzan Morrison, profesore e letërsisë mesjetare në Universitetin Shtetëror të Teksasit.

“Shumicën e materialit nuk e kemi, pasi ai është organik dhe zhduket shumë shpejt”, thekson Morrison për “Live Science”. Gjithsesi, ekspertët kanë qenë në gjendje të rimarrin disa mostra – përfshirë disa me gjurmë të jashtëqitjeve – dhe përshkrime që pararendësit tanë i kanë bërë letrës higjienike në art dhe letërsi.

Përgjatë historisë, njerëzit kanë përdorur gjithçka, nga duart e tyre deri tek kallinjtë e misrit apo edhe dëborën për t’u pastruar pas kryerjes së nevojave personale. Një nga materialet më të vjetra të regjistruara për këtë qëllim është shkopi i higjenës, që daton në Kinën e 2.000 viteve më parë, sipas një studimi të vitit 2016 në “Journal of Archaeological Science”.

Shkopinjtë e higjienës, ishin shkopinj druri ose bambuje të mbështjella me leckë. Gjatë periudhës greko-romake nga viti 332 para Krishtit deri në vitin 642 pas Krishtit, grekët dhe romakët pastroheshin me një shkop tjetër të quajtur ‘tersorium’.

Tersorium, kishte një sfungjer në njërin skaj, dhe gjendej në banjat publike për përdorim të përbashkët. Disa studiues argumentojnë se tersoriumi mund të mos jetë përdorur për të pastruar të pasmet e njerëzve, por banjat në të cilat ata bënin jashtëqitjen.

Njerëzit e pastronin shkopin duke i hedhur përsipër një kovë me ujë me kripë ose uthull, ose duke e zhytur në ujin e rrjedhshëm që rridhte poshtë ndenjëseve të banjave. Grekët dhe romakët, përdornin gjithashtu copa qeramike të rrumbullakosura në formën e një rrethi, të quajtura ‘pessoi’.

Arkeologët kanë gjetur relike të peshoi-t me gjurmë jashtëqitjesh në të. Grekët mund të jenë pastruar edhe me copa qeramike të quajtura ostraka, ku kishin shkruar emrat e armiqve të tyre, ose të miqve që dëboheshin me shumicë votash nga një qytet.

Pas votimit, ata mund të fshinin jashtëqitjet e tyre me emrat e armiqve të tyre. Sidoqoftë, këto materiale qeramike mund të ishin dëmtuese me kalimin e kohës, duke shkaktuar acarim të lëkurës dhe hemorroide të jashtme.

Në Japoninë e shekullit VIII pas Krishtit, njerëzit përdornin një lloj shkopi prej druri të quajtur ‘chuugi’ për të pastruar si pjesën e jashtme ashtu edhe atë të brendshme anusit. Ndonëse shkopinjtë kanë qenë të famshëm për pastrim pas kryerjes së nevojave personale, njerëzit e lashtë janë pastruar me shumë materiale të tjera si ujë, gjethe, bar, gurë, gëzofë kafshësh dhe guaska deti.

Në Mesjetë, shtoi Morrison, njerëzit përdornin gjithashtu myshkun, kashtën dhe copa sixhadesh. Njerëzit përdornin aq shumë materiale, sa që një romancier francez, Fransua Rabële, shkroi një poezi satirike mbi këtë çështje në shekullin XVI-të.

Poema e tij, shënon përmendjen e parë të letrës higjienike në botën perëndimore, por ai e quajti atë joefektive. Në vend të kësaj, Rabële arriti në përfundimin se qafa e patës ishte opsioni më i mirë. Megjithëse shkrimtari po bënte shaka, “pendët do të funksiononin si çdo gjë organike”, thotë Morrison.

TIRANA TODAY

Tags: ekspertetletrat e banjosSuzan Morrison

TË LIDHURA

Mungesa e komunikimit: 10 sjellje që ‘e heshtin’ dashurinë
Kuriozitete

Mungesa e komunikimit: 10 sjellje që ‘e heshtin’ dashurinë

20:58 | 30/05/2025
“Rikthimi i Covid-19: Simptomat e njëjta, përhapje më e shpejtë”
Bota

“Rikthimi i Covid-19: Simptomat e njëjta, përhapje më e shpejtë”

16:07 | 30/05/2025
Shkencëtarët paralajmërojnë: Toka mund të hidhet jashtë orbitës nga një yll
Kuriozitete

Shkencëtarët paralajmërojnë: Toka mund të hidhet jashtë orbitës nga një yll

09:17 | 30/05/2025
Next Post
2020-ta, viti i dilemave opozitare

Shqiptarët do të gjykojnë kryetarët e partive, jo listat      

Fjolla Morina është shtatzënë

Fjolla Morina është shtatzënë

Erdogan merr masat ndaj Greqisë, ja çfarë paralajmëron

Erdogan merr masat ndaj Greqisë, ja çfarë paralajmëron

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

Juventus në kërkim të trajnerit të ri…
Sport

Juventus në kërkim të trajnerit të ri…

by mirseda
13:45 | 31/05/2025
0

Në ambientin bardhezi te Juventus nuk ka qetësi. Antonio Conte dhe Gian Piero Gasperini, dy emra që...

Kina i përgjigjet ashpër Macron

Kina i përgjigjet ashpër Macron

13:42 | 31/05/2025
Sarandë/ Digjet plotësisht mjeti në Lukovë, turistët pësojnë lëndime të lehta

Sarandë/ Digjet plotësisht mjeti në Lukovë, turistët pësojnë lëndime të lehta

13:36 | 31/05/2025
Berisha lexon rezolutën e IDC-CDI: Denoncon farsën elektorale të 11 majit

Berisha lexon rezolutën e IDC-CDI: Denoncon farsën elektorale të 11 majit

13:34 | 31/05/2025
Gjermania ndryshon qasje ndaj Izraelit: Nuk do t’ju dërgojmë më armë nëse…

Gjermania ndryshon qasje ndaj Izraelit: Nuk do t’ju dërgojmë më armë nëse…

13:29 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com