Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Çfarë fshihet pas shembjes së Hotel Palmës në Durrës

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Çfarë fshihet pas shembjes së Hotel Palmës në Durrës

Tërmeti shkatërrimtar që goditi vendin tonë mëngjesin e të martës, përveç humbjes së jetëve, la pas edhe shumë godina të shembura dhe objekte në rrezik shembje, sidomos në qytetin e Durrësit.

Në gërmadhat e tyre humbën jetë njerëzish nga fëmijët e deri tek të moshuarit. Shumë prej tyre nuk arritën që të nxirreshin në kohë nga gërmadhat, dhe humbën jetën. Pavarësisht këmbënguljes dhe punës së palodhur të bërë nga skuadrat e shpëtimit.

Pas kësaj katastrofe natyrore, gati një javë pas tërmetit, ku shumë banorë kanë humbur jo vetëm familjarë por edhe banesa apo investimin e një jetë të tërë, prokurorinë duket sikur e ka zënë gjumi.

Identifikimi i objekteve të shembura është shumë e lehtë për t’u bërë, por ende nuk ka asnjë të ndaluar për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen, asnjë ndërtues, drejtues teknik, kryetar bashkie apo koluaudatorë që kanë firmosur lejet e ndërtimit apo relacionet e këtyre lejeve, nuk është ndaluar.

Një ndër këto objekte, ishte dhe Hotel Vila Palma në zonën e plazhit Durrës, që u shemb gjatë tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Në rrënojat e këtij hoteli humbi jetën një person, ndërsa skuadrat e shpëtimit pas shumë orësh kërkime fatmirësisht arritën që të nxjerrin që aty të gjallë tre persona.

Hotel Vilma Palma është ndërtuar që në vitin 2005. Leja e ndërtimit për këtë objekt, fillimisht 4 katësh është dhënë në vitin 2005 nga ish Komuna Rrashbull.

Investitor ishte Dëshira Qato, në atë kohë Drejtore Urbanistike. Sipas dokumentacionit, rezulton se në vitin 2008 është marrë një tjetër shtesë kati, lokal plus papafingo. Sot pavarësisht se leja është dhënë për 6 kate, nuk ka asnjë informacion nga Njësia Administrative Rrashbull për dy kate të tjera shtesë, të cilat mendohen të jenë bërë pa leje.

Fiksi u interesua pranë kësaj njësie, ku intervistoi edhe inxhinierin Pasho Beqiri, i cili në atë kohë ka qenë edhe sekretar i KRRT-së. Kohë kur është dhënë leja e ndërtimit. Sipas tij dhe dokumentacionit që rezulton në ish komunë, leja e ndërtimit është dhënë në bazë të një relacioni të sjellë nga ndërtuesi dhe investitori. Ai pretendon se janë pikërisht këta të fundit, bashkë me supervizorin dhe kolaudatorin që duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë tragjedi që ka ndodhur.

Ai thotë se konstruksioni metalik mund të jetë edhe shkaku i rrëzimit të objektit, i favorizuar edhe nga katet shtesë. Gjatë shfletimit të dokumentacionit u vu re, që nëse investitori ishte Dëshira Qato, kolaudimi i objektit ishte bërë nga Arben Qato, bashkëshorti i saj.

Emri i Dëshira Qatos nuk është një emër i panjohur për publikun. Në fillim të vitit 2019, ajo ishte një nga punonjësit e bashkisë Kavajë, të cilën IKMT, e kallëzoi penalisht nën akuzën “shpërdorim detyre”, si Drejtore e Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave.

Ajo akuzohet që së bashku me një grup punonjësish duke vepruar, apo mosvepruar, në dhënien e lejeve të ndërtimit, apo kontrollit të ligjshmërisë, kanë cënuar interesin publik në të paktën shtatë objekte shumë katëshe të ngritura në territorin e Bashkisë Kavajë.

Në dosjen e ndërtimit të Hotel Vila Palma, rezulton se ish drejtoresha e Drejtorisë Urbanistike Golem, dhe së fundmi Drejtore Urbanistike në Kavajë, të jetë një nga pronaret dhe investitorja e Hotel Vilma Palma. Ndërsa bashkëshorti i saj, Arben Qato ishte kolaudatori i këtij ndërtimi, i cili ka firmosur dhe vulosur se objekti ishte ndërtuar brenda të gjitha parametrave.

Objekt mbi të cilën u shtuan nga viti në vit katet, deri sa nuk mbajti më, dhe fuqia e tërmetit shkatërrimtar e shembi duke zënë poshtë 4 persona, ndër të cilët fatkeqësisht, njëri prej tyre humbi edhe jetën. /Top Channel

 

Tags: durresHotel Vila Palmatermeti

TË LIDHURA

Nga ministria e Arsimit te Agjencia e Bregdetit, Rama bën sërish ndryshime në Qeveri
Politikë

Nga ministria e Arsimit te Agjencia e Bregdetit, Rama bën sërish ndryshime në Qeveri

18:06 | 03/12/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin
Aktualitet

Durrës/ Plagos 41-vjeçarin me mjet prerës, autori shpallet në kërkim

17:50 | 03/12/2025
AKSH/ Karçanaj del nga SPAK pas 3 orësh, s’komenton hetimet për 12 tenderat
Politikë

AKSH/ Karçanaj del nga SPAK pas 3 orësh, s’komenton hetimet për 12 tenderat

17:40 | 03/12/2025
Next Post
Shqiptarët homazhe në Athinë, ndezin qirinj në kujtim të 51 viktimave

Shqiptarët homazhe në Athinë, ndezin qirinj në kujtim të 51 viktimave

“Jemi në një situatë emergjente”, Meta: Prokuroria të hetojë përgjegjësit

"Jemi në një situatë emergjente", Meta: Prokuroria të hetojë përgjegjësit

Bebe Rexha lë Shqipërinë: Ndihem e lodhur, por zemra ime është plot

Bebe Rexha lë Shqipërinë: Ndihem e lodhur, por zemra ime është plot







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Nga ministria e Arsimit te Agjencia e Bregdetit, Rama bën sërish ndryshime në Qeveri
Politikë

Nga ministria e Arsimit te Agjencia e Bregdetit, Rama bën sërish ndryshime në Qeveri

by mirseda
18:06 | 03/12/2025
0

Agjencia për Mediat dhe Informim ka njoftuar vendime të fundit të qeverisë, ku ka pasur ndryshiem në...

Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Durrës/ Plagos 41-vjeçarin me mjet prerës, autori shpallet në kërkim

17:50 | 03/12/2025
Netanyahu viziton SHBA-në në fund të dhjetori, takohet me Trump për Sirinë dhe Gazën

Netanyahu viziton SHBA-në në fund të dhjetori, takohet me Trump për Sirinë dhe Gazën

17:46 | 03/12/2025
NATO kundër Putinit: Do mbrojmë 1 miliard njerëz dhe territorin europian

NATO kundër Putinit: Do mbrojmë 1 miliard njerëz dhe territorin europian

17:43 | 03/12/2025
AKSH/ Karçanaj del nga SPAK pas 3 orësh, s’komenton hetimet për 12 tenderat

AKSH/ Karçanaj del nga SPAK pas 3 orësh, s’komenton hetimet për 12 tenderat

17:40 | 03/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com