Rajoni

Shqiptarët homazhe në Athinë, ndezin qirinj në kujtim të 51 viktimave


               Publikuar në : 21:07 - 03/12/19 M D

Emigrantët shqiptarë në shenjë nderimi për 51 jetët e humbura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, kanë kryer homazhe në qendër të Athinës.

Në sheshin para Bashkisë së Athinës, një grup shqiptarësh, por edhe qytetarë grekë, kanë ndezur qirinj për të kujtuar viktimat, raporton “balkanweb”.

Në përkujtimore kanë qenë të pranishëm përfaqësues të partive politike greke, të Bashkisë së Athinës dhe qytetarë të thjeshtë si dhe përfaqësues të shumtë të komunitetit shqiptar. Pasi kanë vendosur një kurorë të madhe me lule qytetarët kanë krijuar numrin 51 me qirinj.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT