E diel, 20 Shtator, 2020
24 C
Tirana

Çfarë e pret Albin Kurtin?/ Eksperti amerikan: Sfidat me të cilat do të ndeshet qeveria e re e Kosovës

Më të lexuarat

EMRI/ Arrestohet 34-vjeçari që ekzekutoi Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn

Një 34-vjeçar ka rënë sot në prangat e policisë, pasi akuzohet se është porositësi dhe ekzekutuesi i dy vrasjeve të ndodhura në muajin korrik...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

“Hajde mos i beso pastaj ato thashethemet”/Meta kryeministër pas zgjedhjeve, Basha president. Patozi ‘trondit’ me deklaratën

Koordinatori i partisë 'Bindja Demokratike', njëherësh ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, duke iu përgjigjur thashethemeve thotë se nuk është aspak surprizë që Meta të bëhet...

VIDEO/ Lëshonin thirrje raciste kundër shqiptarëve, dasmorët në Shkup sprapsin grupin e maqedonasve

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e djeshme në Shkup, ku në lagjen "Gjorce Petrov" një grup të rinjsh kanë brohoritur "shqiptar i...

Eksperti amerikan aspak optimist: Do i rikthehemi normalitetit në Krishtlindjet e vitit 2021

Duket se dalja e vaksinës është ende e largët. Disa ekspertë kanë pritshmëri të larta, se vaksina ndaj koronavirusit do të jetë gati në...

FOTO/ Arrestohet këngëtarja shqiptare në Morinë, ja çfarë iu gjet në makinë

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar ditën e sotme këngëtaren e njohur shqiptare, Fjolla Morina. Bëhet me dije se këngëtarja nga Kosova është kapur me...

Emocione dhe lot në “Historia e Fundjavës”/Emina Cunmulaj, supermodelja me një zemër të madhe

Supermodelja Emina Cunmulaj, ka dëshmuar ndër vite me bashkëpunimin me "Fundjavë Ndryshe" se është një vajzë me "këmbë në tokë" dhe me një zemër...

Vrau me thikë në zemër 33-vjeçarin pasi u zunë për rrugën, arrestohet autori i dyshuar në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së djeshme ku ndërroi jetë 33-vjeçari, Idajet Dulla. Ai është shtetasi Arbër Kote, 26-vjeç,...

“Ja si ma qëlluan dajën me thikë gati për vdekje në mes të lokalit në Kavajë, policia s’bën asgjë”, nipi publikon videon tronditëse

Dy ditë më parë Besnik Çelmeta është qëlluar me thikë në Kavajë. Nipi i tij ka denoncuar me video te ish-kryeministri Sali Berisha, se si daja...

Mesdheu Lindor/ Macron mesazh në gjuhën turke për Erdogan

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se është pro dialogut mes Greqisë dhe Turqisë për Mesdheun Lindor. Përmes një postimi në Twitter, Macron i ka...

Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke shpallur fitoren tha se ai do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit. Qeveria e re e Kosovës do të ketë përpara shumë sfidave, si në rrafshin ndërkombëtar ashtu edhe atë vendor. Dy analistë amerikanë, Edward Joseph dhe Janusz Bugajski, ndjekës të hershëm të zhvillimeve në Kosovë, thonë se vazhdimi i bisedimeve Kosovë-Serbi dhe tarifa 100 për qind ndaj mallrave serbe, duhet të jenë prioritetet e qeverisë së re.

Albin Kurtin e presin sfida të mëdha në rast se e merr drejtimin e qeverisë së re të Kosovës, thotë eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Edward Joseph.

“Të qenit në qeveri, i ndryshon njerëzit dhe politikanët. Për Albin Kurtin dukej e lehte të kritikonte nga jashtë dhe të kundërshtonte. Është krejt ndryshe të shkosh në Bruksel ose Uashington, ose të presësh zyrtarë të lartë nga këto dy vende dhe t’i dëgjosh ata. Nuk duhet të harrojmë se Kosova është e varur nga mbështetja e faktorit ndërkombëtar. Për sigurinë e Kosovës kujdeset KFOR-i, ende nuk ka ushtri. Ekonomia varet nga BE-ja. Prandaj Kosova nuk mund ta përballojë izolimin. Kjo duhet të përjashtohet”, tha për Zërin e Amerikës analisti amerikan Edward Joseph.

Por, qëndrimet e udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje, që shpesh herë janë cilësuar si të ashpra ndaj faktorit ndërkombëtar dhe izoluese për Kosovën, nuk i sheh si problem analisti Janusz Bugajski nga Qendra për Analizën e Politikave Evropiane.

“Ai është i vendosur të sigurojë qëndrimin në këmbë të Kosovës, në fushën ekonomike, politike dhe strategjike. Mendoj se kjo është ajo që dëshiron Amerika. Amerika i do vendet që janë të pavarura, të sigurta dhe që kërkojnë më pak angazhim të trupave ushtarake amerikane. Pra i do vendet që mund të shërbejnë në aleancë. Unë mendoj se Kosova në vend që të jetë konsumuese, mund të kontribuojë për sigurinë e përbashkët në NATO. Në një mënyrë mendoj se Kurti është personi i duhur për këtë”, tha analisti Janusz Bugajski.

Sfida më e vështirë dhe një nga prioritetet e qeverisë së ardhshme, është rikthimi në tryezën e bisedimeve me Beogradin. Kjo është edhe pritshmëria e Uashingtonit, i cili ka emëruar dy të dërguar të posaçëm për Kosovën, ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, soi përfaqësues të presidentit Trump për bisdimet me Serbinë dhe diplomatin e lartë Matthew Palmer.

“Besohet se emërimi i ambasadorit Grenell, nënkupton interesin që Shtëpia e Bardhë ka për arritjen e një marrëveshjeje. Arritja e marrëveshjes nënkupton respektimin e interesave të të dyja palëve”, tha analisti Edward Joseph.

Analisti Bujaksi thotë se përfshirja e ambasadorit Grenell është përparërësi që zoti Kurti duhet ta shfrytëzojë, ndërsa thotë se Kosova me Albin Kurtin në krye të qeverisë, do të ketë ekipin negociues më të besueshëm që ka pasur ndonjëherë.

“Albin Kurti duket se nga të gjithë politikanët në Kosovë është më i pastërti, sepse nuk ka akuza për korrupsion, nuk ka dyshime për krime lufte dhe nuk ka qenë pjesë e ndonjë qeverie ku janë bërë gabime. Pra, i ka duart e pastërta dhe kjo i jep më shumë autoritet dhe e vë në epërsi përballë komunitetit ndërkombëtar. Do të jetë një përzierje interesante sepse në anën tjetër Ambasadori Grenell ka rezerva ndaj Bashkimit Evropian dhe ka bërë kritikuar të shumta ndaj qeverisë gjermane. Prandaj mendoj se ai nuk do të dëgjojë shumë qëndrimin e Bashkimit Evropian dhe më shumë i intereson të shtyjë përpara atë amerikan, të cilin Kosova duhet ta shfrytëzojë në favor të saj”, tha analisti Janusz Bugajski.

Pritjet janë që qeveria e re e Kosovës, të vendosë shpejt për tarifën 100 për qind ndaj produkteve serbe, e cila edhe u bë shkaktare e ndërprerjes së dialogut.

Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e deritashme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i ka rezistuar trysnisë amerikane dhe evropiane për pezullimin apo heqjen e tyre.

Lexo edhe :   Hoti: Aksioni në Karaçevë, dëshmi e aftësive të institucioneve tona të sigurisë
Lexo edhe :   Marrëveshja e Uashington, Kosova pritet ta dekorojë Trump me “Urdhrin e Lirisë”

“Ramush Haradinja nuk do ta hiqte tarifën, sepse për të ishte çështje parimore. Por një qeveri e re, e ndihmuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, mundet shumë lehtë të gjejë formulën me Beogradin. Për shembull, tarifa pezullohet, bisedimet rifillojnë dhe Beogradi heqë dorë nga disa prej kundërshtimeve të saj në arenën ndërkombëtare. Prandaj besoj se me bashkimin e energjisë së diplomacive amerikane dhe evropiane, mund të arrihet formula për pezullimin e këtyre tarifave”, tha Edward Joseph.

Ky skenar, thonë analistët, është lehtësisht i realizueshëm. Madje, ata shohin më shumë rezistencë nga pala serbe sesa ajo e Kosovës.

“Kërkohet më shumë presion, në veçanti ndaj Serbisë. Kërkohet angazhim serioz për një formulë të mirë, se çfarë do lëshosh dhe çfarë do marrësh në shkëmbim. Gjithashtu duhet të vëzhgohet Rusia, e cila mund të përpiqet të sabotojë procesin, pasi marrëveshje nuk është në interesin e saj”, tha analisti Janusz Bugajski.

Krahas sfidave në rrafshin ndërkombëtar, Kosova ka probleme të mëdha edhe për shumë çështje të brendshme. Analistët thonë se në të dyja fushat, kërkohet punë paralele.

“Qeverisë do t’i duhet të fokusohet tek të dyjat. Duhet të angazhohen për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, duhet të marrin masa që të mos emërojnë në poste vendim-marrëse familjarë dhe të afërm. Dhe mbi të githa, cilido qoftë roli i Albin Kuritt në qeveri, ai duhet të angazhohet për këtë për të dëshmuar se këto janë prioritetet më të mëdha për Vetëvendosjen”, tha analistiEdward Joseph​.

“Mendoj se zhvillimi ekonomik por edhe duart e pastërta, transparenca, sundimi i ligjit, drejtësia për ata që kanë kryer krime dhe zyrtarë të korruptuar që kanë abuzuar me postet publike duhet të jetë puna e parë e brendshme”, tha analisti Janusz Bugajski​

Analistët thanë se është e vështirë të parashikohet kohëzgjatja e krijimit të qeverisë së re, por ata thonë se ajo duhet të formohet sa më parë./ VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Emocione dhe lot në “Historia e Fundjavës”/Emina Cunmulaj, supermodelja me një zemër të madhe

Supermodelja Emina Cunmulaj, ka dëshmuar ndër vite me bashkëpunimin me "Fundjavë Ndryshe" se është një vajzë me "këmbë në tokë" dhe me një zemër...

Berisha: Avionët rus spiunojnë Shqipërinë, ndryshuan kursin e fluturimit aty ku do ndërtohet baza e NATO-s

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim që i ka ardhur nga një oficer. Në denoncimin në fjalë thuhet se avionët rus që kanë...

Djalë apo vajzë? Elita Rudi konfirmon shtatzëninë

Reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi do bëhen prindër për herë të dytë. Gjiko në një video të publikuar në InstaStory, ka pohuar se partnerja...

Arrestohet për dhunë, por mungon akti i mjekësisë ligjore. Babë e bir përballen në “gjyq”

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq”, në Tv Klan, Ilirjan Petriti është përballur më babain e tij Bujar Petriti, i cili kërkon që...

“Gylsereni” zbulon kur do martohet me producentin turk (FOTO)

Aktorja Nurgul Yesilçay, e njohur nga roli i “Gylserenit” në serialin “Fate të kryqëzuara” në Shqipëri, do të martohet. Aktorja 44-vjeçare dhe producenti Necati Kocabay...