jojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Çfarë do lini më nga Tirana e vjetër

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Çfarë do lini më nga Tirana e vjetër

Nga: Ben Andoni

Me aktin e prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar, kryeministri Edi Rama, ka vazhduar trendin e zakonshëm që kur ka qenë fillimisht në pushtet, fshirjen e kujtesës së Tiranës së vjetër. Është një temë tjetër se pse e vret trashëgimia e qytetit tonë, paçka si është ajo. Në një farë mënyre, trashëgimia e një qyteti dhe ruajtja e saj lidhet me fytyrën e pushtetarëve, që e kanë bërë atë dhe në këtë rast edhe e tij edhe e të gjithë kolegëvee të vet.

Tirana nuk është në kohën e mes luftrave, kur kërkonte ndryshimin për t’u përshtatur. Qyteti është në momentin që i duhet të ruajë fizionominë e vet dhe ta modernizojë pa prishur kanonet e saj konceptualë. Por paradokset nuk mbarojnë në qytetin tonë. Me shumicë kartonësh u shfuqizua, vendimi i dikurshëm për caktimin e Ansamblit Monument kulture të aksit kryesor dhe qendrës historike të qytetit të Tiranës, zonë që asokohe (lexo viti 2000) sanksiononte mosprekjen me ndërtime të reja të një hapësire që me vendimin nr. 325 quhet Zonë e Mbrojtur dhe Zonë Historike.

Por, sërish modifikime dhe nga sot 17 Maj 2020 nuk do jetë më Godina e Teatrit Kombëtar, vend historik, ashtu si pak vite më parë kryeqytetit iu hoqën nga memoria Kinematë e njohura, që përbënin kujtesën e qytetit tonë “17 nëntori” dhe “Republika”. Sot kanë mbetur kuartieri i Universitetit dhe struktura ku gjendet rektorati dhe Albanologjia, me Godinën përballë të Akademisë së Arteve të Bukura, që po ashtu është gati të modifikohet me ngritjen e kartonave të Yes-man.

Me pak fjalë, ndryshimi i herë pas hershëm i rregullave ka prishur sensin e Tiranës së Vjetër, paçka se nuk mund të mohohen dhe punët e mira si rikthimi i Pazarit të Vjetër në një vend atraktiv dhe Kalaja e Tiranës, por në thelb, Tirana është duke humbur me një shpejtësi skëterrë fizionominë e saj. Ndërkohë që prishja e fundit e Godinës paçka debatit për të, është një goditje ndaj një simboli të pakthyeshëm, që ka të ngjarë t’i kushtojë shumë karrierës dhe imazhit të z.Rama, me të cilin lidhen një pjesë jo e vogël e këtyre ndryshimeve, shpesh në kurriz të trashëgimisë. Por, kush do donte t’ia dinte më për karrierën e tij në këto kohë?!

Po çfarë do mbesi vallë për Tiranën e shekullit XXI?! Kjo do të shikohet, por me këtë ritëm të prishjes së vilave, Teatrit Kombëtar, lagjeve me shtëpitë e vjetra, Tirana do mbesi me një fizionomi pak kitsch, me kullat lëbyrëse dhe me kujtesën e harruar, që është njësoj si t’i shkëputësh një masë të madhe mishi historik, që nuk rikthehet më. Dhe, qytetit që i hoqëm frikshëm gjelbërimin dhe ia kemi marrë pak nga pak identitetin, qysh prej dekadash të tëra, tashmë do e lemë pak nga pak edhe pa kujtesë. Ndaj, Rama, sot mbeti realisht në histori, por si njeri që guxoi të vendosë dorë mbi trashëgiminë e saj dhe mbi të gjithë kujtesën tonë…(Javanews)

Tags: ben andoniprotestaTeatritirane

TË LIDHURA

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari
Aktualitet

Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

12:26 | 21/03/2026
Next Post
Pse u shemb Teatri? Gazmend Bardhi zbulon planin (VIDEO)

Pse u shemb Teatri? Gazmend Bardhi zbulon planin (VIDEO)

Në Tiranë protestohet për Teatrin, Gjuzi shijon detin (VIDEO)

Në Tiranë protestohet për Teatrin, Gjuzi shijon detin (VIDEO)

“Ke dështuar në të bërit shtet”, si i përgjigjet Rama qytetarit

“Ke dështuar në të bërit shtet”, si i përgjigjet Rama qytetarit







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

by mirseda
22:38 | 21/03/2026
0

Policia italiane ka ndarë detaje nga operacioni kundër një bande të armatosur, me të cilën iu desh...

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

22:36 | 21/03/2026
E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

22:34 | 21/03/2026
Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

22:32 | 21/03/2026
Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

22:30 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com