Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Çështje ditësh”/ Ngjela “këshillon” Metën: Mos e provo, do të thyesh kokën

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ngjela: Ky është ndërkombëtari që do jetë i ashpër me Metën dhe Bashën

Avokati i njohur Spartak Ngjela shkruan se me ngritjen e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, historia e Shqipërisë nis një rrugë të re të zhvillimit të saj. Sipas tij, ky instrument ligjor i zgjedhur do të vijojë punën për likuidimin e klikës së korruptuar të shtetit shqiptar, dhe të krimit të organizuar.

Përmes një analize të postuar në rrjetin e tij social “Facebook”, Ngjela ka kritikuar dhe paralajmëruar presidentin Ilir Meta, për të cilin tha se e ka të pamundur të mbajë referendum. Pasi kërkohen 3 muaj kohë; dhe gjatë kësaj periudhe kreu i shtetit mund të thirret si i pandehur, nënvizoi Ngjela. Ndërsa shtoi se në referendum duhet të marrin pjesë si votues 50+1% e trupës elektorale.

“Trupa elektorale në Shqipëri sot është 3.5 milionë votues. Domethënë Metës do t’i duhen rreth 1.7 milionë votues. Asnjëherë nuk është arritur kjo përqindje në votime, se 1.8 milionë votues janë jashtë shtetit. Për Metën do kthehen këta?”, shkruan Ngjela.

Ndër të tjera, ai e quajti kreun e shtetit një “fshatar të rëndomtë”.

“Si nuk kuptoi kurrë dot asgjë nga jeta moderne dhe nga qytetërimi modern ky fshatar i rëndomtë!

Është luftë me mullinjtë e erës kjo lufta jote, zoti Meta. Sepse ke një mur përpara, dhe, për të rrëzuar murin, ke vetëm një kokë. Mos e provo! se do të thyesh kokën dhe jo murin”, shtoi avokati.

Postimi i plotë i Spartak Ngjelës:

Në një krah po vjen SPAK, kurse në krahun tjetër po çthuren mendërisht heronjtë e korrupsionit shqiptar.

Nuk mbushin dot fare këta të korruptuar. Po bëhen qesharakë me Perëndimin, se po flasin me frikë, por edhe për një forcë të madhe që thonë se kanë.
Pyetja normale për forcën e tyre do të ishte kjo: sa divizione kanë Meta dhe Berisha; dhe sa mjete motorike lufte kanë në dispozicion? Asnjë divizion, madje asnjë togë, dhe asnjë mjet motorik për luftim.
Atëherë me çfarë po i kërcënohet Meta Uashingtonit dhe Brukselit?
Me asgjë. Por nuk e ka me ata. Këta tanët, me këto dokrra mbajnë përkrahësit e tyre injorantë dhe interesaxhi. Për ata e bëjnë.

l.
Prandaj kanë të drejtë që tallen politikat e mëdha me këta qesharakë. I marin në telefon dhe iu flasin për Venecian. Iu kujtojnë së largu edhe ndonjë fakt korrupsioni apo ndonjë proces të nisur kundër tyre, dhe i lënë që të llomotisin në jerm e përçart nga frika. Tallen me ta. Kurse Meta po pret që ata të tërhiqen, duke kujtuar se do të mendojnë që ky mund të destabilizojë Shqipërinë.
As që iu shkon ndërmend ndërkombëtarëve kjo. Ata duan vetëm një gjë: të ecë reforma në drejtësi.

Por, brenda kësaj tallavaje që po e këndon vetë dhe vetëm, Meta kërkon referendum: përse? As vetë Meta nuk e di.
Kushtetuta për t’u ndryshuar me amendamente, shkon domosdoshmërisht vetëm mes Parlamentit. Kjo është kushtetuta.
Në anën tjetër, Ligji për Referendumet është bllokues për minorancat, sepse, që referendumi të jetë i ligjshëm, duhen 50+1përqind të zgjedhësve në pjesëmarrje. Metës i duhet një ligj i ri që ta hedhë në referendum për të ndryshuar ligjin e vjetër. Referendumi, do tre muaj të zhvillohet. Gjatë këtyre tre muajve Meta mund të jetë nën arrest.

Por, siç e theksuam, miratimin me referendum të ligjit të ri nuk e lejon as ligji aktual.
Me ligjin aktual, që të jetë aktiv si fitues, në referendum duhet të marrin pjesë si votuesë 50+1 përqind e trupës elektorale. Trupa elektorale në Shqipëri sot është 3.5 milionë vitues. Domethënë Metës do t’i duhen rreth 1.7 milionë votues. Asnjëherë nuk është arritur kjo përqindje në votime, se 1.8 milionë votues janë jashtë shtetit. Për Metën do kthehen këta?
Por, është edhe elektorati socialist që sigurusht që nuk del në votin.
Si nuk kuptoi kurrë dot asgjë nga jeta moderne dhe nga qytetërimi modern ky fshatar i rëndomtë!

Është luftë me mullinjtë e erës kjo lufta jote, zoti Meta. Sepse ke një mur përpara, dhe, për të rrëzuar murin, ke vetëm një kokë. Mos e provo! se do të thyesh kokën dhe jo murin.

ll.
E njëjta psikologji aqytetëruese dhe e një niveli të ulët të një province mesjetare është mentaliteti Meta në polemikë. Ka marrë dhe një grusht pseudo gazetarësh që kanë të njëjtën mendësi dhe mungesë të theksuat kulture qytetare. Me këta, Meta përgojon ambasadorët deri në erotikë. Për t’i treguar përkrahësve të vet qorra që nuk është as Uashingtoni, as Berlini dhe as Brukseli kundër Metës, por ambasadorët e korruptuar.

Të gjithë këta, njerëz të paqytetëruar, nuk e njohin moralin e hekurt të qytetërimit Perëndimor në cënimin e dinjitetit diplomatik. Kundërpërgjigjia në raste të tilla historikisht ka qenë e përbindshme edhe pa asnjë tërheqje.
Prite Meta!!! E ke çështje ditësh.

Edhe gazetarët e implikuar nuk do ta kenë të lehtë. Kjo sepse pikerisht në Shqipëri luftën kundër krimit të organizuar e drejtojn politika amerikane dhe FBI.

lll.
Çfarë fiton historia e Shqipërisë me likuidimin e të korruptuarëve të mëdhenj?
Historia e Shqipërisë nis një rrugë të re të zhvillimit të saj. Ajo që do të vijë pas likuidimit të kësaj klase politike të korruptuar, është në të vërtetë kërkesa 100 vjeçare e Shqipërisë. Por kjo do të sjellë edhe frikën e çdo pushtetari të ardhshëm që, paratë e shtetit dhe abuzimi me pushtetin, do të jenë ferri për këdo.

Çdo popull, në historinë e tij të zhvillimit, ka pasur një pikë kthese që e ka zhvendosur të kalojë nga pasiviteti i varfërisë së imponuar prej abuzuesëve me pushtetin politik, në aktivitetin e punësimit, prodhimit të madh dhe pasurimit të tij.
Kjo do të vijë.
Po si do të vijë? Cila është rruga?
Rruga është e përcaktuar saktësisht në Kushtetutën e Shqiperisë: organet goditëse dhe hetuese për gjendjen aktuale, dhe kontroll i rreptë asgjësues për shtetarët dhe administratën shtetërore që do të vijë.
Kryesori është SPAK, i cili sot filloi shfaqjen e tij si instrument ligjor i zgjedhur që do të vijojë punën për likuidimin e klikës së korruptuar të shtetit shqiptar, dhe të krimit të organizuar.
Suksese…

Tags: ilir metareferendumiSPAKSpartak Ngjela

TË LIDHURA

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali
Aktualitet

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme
Politikë

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi
Aktualitet

Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi

19:20 | 14/02/2026
Next Post
Deputetët e PS-së shkresë Kuvendit, ja çfarë kërkojnë ndaj Metës

Deputetët e PS-së shkresë Kuvendit, ja çfarë kërkojnë ndaj Metës

“Një luftë që s’është parë ndonjëherë”/ Rama: Më 25 nëntor publikojmë platformën

"S'kanë parë gjë akoma”, Rama iu përgjigjet reagimeve ndaj paketës Anti-KÇK

Meta i ashpër ndaj ndërkombëtarëve: I kanë sytë tek xhepi i tyre

"Do zbres në shesh dhe nuk iki prej aty", Meta paralajmëron shqiptarët







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali
Aktualitet

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

by mirseda
20:46 | 14/02/2026
0

Një 46-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë arratisjes pas një tentative vjedhjeje në një vilë në kodrat...

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga

Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga

19:33 | 14/02/2026
Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi

Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi

19:20 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com